ZYRA E PAJTUESHMERISE TELEKOM ALBANIA

FORMA E ANKESAVE

POLITIKA E RAPORTIMIT TE SHKELJEVE:

Kjo Politike trajton ankesat specifike lidhur me shkeljen e politikave dhe procedurave te Kompanise / kompanive bija ose shkeljeve te ligjeve te zbatueshme (p.sh. mospajtim me Kodin e Sjelljes, politikat dhe procedurat, Sarbanes-Oxley dhe ceshtje te pasqyrave financiare, marredheniet e punonjesve, abuzimet, diskriminimin, korrupsionin, vjedhjen, pastrimin e parave, cdo sjellje negative qe mund te demtoje reputacionin e kompanise, ose cdo perpjekje per te mbajtur te fshehte ndonje prej rasteve mesiper).

KLAUZOLA E KONFIDENCIALITETIT DHE MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE

KONFIDENCIALITETI:

Duhet te raportoni nje sjellje qe mund te ekspozoje Kompanine kundrejt nje risku? Nuk ndiheni rehat te zbuloni informacionin?

Ne ju garantojme se permes ketij aplikimi do ju ofrojme konfidencialitet sepse zbulimi i te gjitha informacioneve qe jane dhene, qofte haptazi ose ne menyre anonime, trajtohet si shume i ndjeshem. Megjithate, perpara dorezimit te nje ankese (Me Thuaj), ju lutemi kini parasysh se informacioni qe ju ofroni mund te kete pasoja domethenese per personat e perfshire ne te.

Sidoqofte, ju duhet te merrni parasysh faktin se ne rastet kur ankesa juaj perfshin persona te caktuar, subjektet e te dhenave personale ne proces, duke ushtruar te drejtat e tyre lidhur me njoftimin, aksesin dhe kundershtimin sipas neneve 12 deri ne 18 te Ligjit Nr.9887 date 10.03.2008, “Mbi Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, gezojne te drejten te informohen lidhur me ankesen dhe faktet/evidencat perkatese.

Ju veme ne dukje se nese ankesa i referohet individeve, ajo nuk duhet te permbaje elemente qe lidhen me te dhena personale te ndjeshme (p.sh. te dhena lidhur me origjinen raciale ose etnike, opinione politike, besime fetare ose filozofike, anetaresime, te dhena shendetesore, mireqenie sociale dhe jete seksuale, ndjekje penale ose denime).

MBROJTA E TE DHENAVE PERSONALE:

Parimi me i rendesishem i Politikes se Raportimit te Shkeljeve, eshte mbrojtja e raportuesit, me perjashtim te rasteve te nje kallzimi keqdashes.

Ky aplikim mbron identitetin tuaj sepse ju nuk plotesoni dhe nuk jepni asnje informacion dhe te dhena specifike qe mund te zbulojne identitetin tuaj. Ne jemi te interesuar vetem per informacionin e ofruar nga ju lidhur me incidentin, dhe jo ne zbulimin e identitetit tuaj.

Ne rastin e nje kallzimi keqdashes, personi i akuzuar gezon te drejten te kerkoje te dhena lidhur me identitetin e raportuesit ne menyre qe te ushtroje te drejtat e tij ligjore.

PERDORIMI I FORMES ELEKTRONIKE TE RAPORTIMIT:

Ju duhet te dini se kur raportoni nje ankese ne menyre anonime, ne nuk jemi ne gjendje t’ju kontaktojme ne menyre qe te mbledhim me shume informacion qe te mbeshtesim hetimin e metejshem.

Ju lutemi mos e perdorni kete kanal te Raportimit per ankesat e klienteve lidhur me produktet dhe sherbimet e Kompanise. Kjo lloj ankese do t’i adresohet Kujdesit ndaj Klientit.

KLAUZOLA lidhur me SIGURINE e FORMES ANONIME TE RAPORTIMIT:

Ky aplikim do te ruaje dhe mbroje fshehtesine tuaj.

Ju lutemi, ne rastin e nje ankese anonime ndiqni udhezimet e meposhtme:

 

FORMA ELEKTRONIKE E RAPORTIMIT TE SHKELJES

Nese deshironi te mbeteni anonim, ju lutemi te mos ofroni informacion qe mund te ndohmoje ne identifikimin tuaj. Ju duhet te dini se kur raportoni nje ankese ne menyre anonime, ne nuk jemi ne gjendje t’ju kontaktojme ne menyre qe te mbledhim me shume informacion qe te mbeshtesim hetimin e metejshem. Prandaj, ju lutemi na jepni te gjitha detajet e nevojshme per te filluar nje hetim ose nje adrese e-mail, ne menyre qe t’ju kontaktojme pa patur mundesine t’ju identifikojme.

A deshironi te zbuloni identitetin tuaj?