NJOFTIM I TELEKOM ALBANIA SHA

Telekom Albania ju njofton se duke filluar nga data 24 Korrik 2019 do të ndryshojë politikën e vlefshmërisë së rimbushjeve si më poshtë:

  • Rimbushjet nga 100 500 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 30 ditë.
  • Rimbushjet nga 501 1,000 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 60 ditë.
  • Rimbushjet nga 1,001 2,000 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 90 ditë.
  • Rimbushje mbi 2,000 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 180 ditë.

Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit që përcakton mesazhi i regjistruar kur telefononi në numrin 141 para kryrjes së rimbushjes.

Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj, afati fillestar I kartes SIM), duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e Telekom Albania

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet Telekom ose Shërbimin e Klientit në 142.