Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Çfarë është 4G+?

 

4G+ referuar edhe si  LTE – A (Advanced) ose 4.5G është në thelb një version shumë më i shpejtë i 4G.

Shpejtësa maksimale e 4G + arrin deri në shkarkim prej 300Mbps dhe ngarkim prej 50Mbps duke shumëfishuar mundësitë e ofruara nga 4G.

1. Cilat janë avantazhet e 4G+

 

4G mundëson shpejtësi shumë herë më të lartë në dërgimin dhe marrjen e të dhënave, eksperiencë më të mire në lundrim online dhe shërbime si video online në kohë reale, telefonata dhe video konferencë etj. Kapaciteti 4G i hap rrugën një game të gjerë produktesh dhe sjell një rritje të cilësisë të të gjitha shërbimeve.

Ndërkohë, 4G+ lejon përdorimin e disa brezave të të dhënave në të njëjtën kohë, duke vendosur në dispozicion shpejtësi të shumëfishtë të internetit. Shpejtësitë maksimale të 4G + arrijnë deri në shkarkim prej 300Mbps dhe ngarkim prej 50Mbps, duke sjellë shpejtësi reale deri 3X më shpejt se 4G.

2. Në çfarë frekuencash përdoret 4G+?

 

Superioriteti i 4G+ nga Telekom arrihet duke ndërthurur frekuencat 1800 MHz dhe 2600 MHz që vendosin në dispozicion më shumë kapacitete të rrjetit dhe realizojnë shpejtësi të jashtëzakonshme të lundrimit në internet.

3. Si do të shfaqet 4G+ në aparat?

 

Abonentët të cilët do të përdorin rrjetin 4G+, do të shohin se në ekran të telefonit do t'ju shfaqet "LTE+" ose "4G+"

4. Në cilat zona ka mbulim 4G & 4G+ nga Telekom?

 

Telekom aktualisht ofron mbulim me rrjet 4G në:

Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë, Kamëz, Vorë, Lezhë, Peshkopi, Kukës, Berat, Lushnjë, Kavajë, Pogradec, Gjirokastër, Kuçovë, Laç, Krujë, Burrel, Gramsh, Cërrik, Ballsh, Shijak, Përmet, Peqin, Librazhd, Fushë Krujë, Tepelenë, Memaliaj, Ura Vajgurore, Mamurras, Përrenjas, Vau i Dejës, Rrogozhinë, Koplik, Libohovë, Milot, Razëm, Bajram Curri, Bushat, Velipojë, Gjadër, Pukë, Fushë Arrëz, Krumë,  Maqellarë, Reps Mirditë, Rubik, Rrëshen, Klos, Divjakë, Belsh, Roskovec, Bilisht, Voskopojë, Patos, Poliçan, Hamallaj, Rinas, Sukth, Durrës plazh (Plazhi Iliria, Shkëmbi i Kavajës, Belvedere, Golem, Mali i Robit, Qerret, Plazhi i Gjeneralit, Spille), si edhe në zonat e tjera bregdetare: Shëngjin, Gjiri Lalëzit, Orikum, Radhimë, Dhërmi, Sarandë, Jalë, Livadh, Himarë, Borsh, Ksamil.

Shërbimin  4G+ mund ta përfitoni në qytetet kryesore:

Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Pogradec, Korçë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Përmet, Libohovë, Ura Vajgurore, Kuçovë, Kamëz, Laç, Fushë Krujë, Vorë, Kavajë, Lushnjë, Roskovec,  Jalë.

5. Çfarë është 4G?

 

4G është gjenerata e 4-rt dhe më e përparuar e teknologjisë së telefonisë së lëvizshme e njohur edhe si LTE (Long Time Evolution) e cila ofron shpejtësi më të madhe në lundrim sesa 3G.

4G cilësohet si gjenerata e katërt e standarteve wireless.

Gjenerata e parë ishte analoge;  gjenerata e dytë ishte dixhitale dhe gjenerata e tretë është 3G.

Standarti i teknologjisë 4G ju lejon të përfitoni brez më të gjerë transmetimi  të dhënash duke mundësuar aplikime të reja, të pamundura më parë me teknologjinë wireless si:

- Aplikacione biznesi
- Video në kohë reale
- Gjenerim të dhënash nga aparatët celularë
- Video mesazhe
- Video telefonata
- Video konferencë  në kohë reale etj.

6. Çfarë duhet të bëj që të përdor shërbimin 4G në celularin tim?

 

Si klient i Telekom, duhet të plotësoni kushtet në vijim për të pasur mundësinë e përdorimit të teknologjisë 4G:


- Duhet të dispononi një kartë SIM 4G.
- Nëse nuk dispononi një kartë SIM 4G, duhet të paraqiteni në një nga dyqanet Telekom me një mjet identifikimi (Kartë ID /Pasaportë).
- Përfaqësuesi i shitjeve do të sigurohet për të gjithë proçesin e zëvendësimit të kartës suaj.
- Zëvendësimi i kartës, do të kryhet Falas në të gjitha dyqanet Telekom.

- Klientët të cilët paraqiten në dyqan për zëvendësimin e kartës brenda muajit Mars 2017, do të përfitojnë 5GB Internet Dhuratë.

Po ashtu, ju duhet të:

- Dispononi një telefon celular që e mundëson 4G  në frekuencat 2600 MHz.
- Keni të aktivizuar shërbimin internet.
- Frekuentoni një zonë të mbuluar nga 4G e kompanisë Telekom.

* Shënim: Pas zëvendësimit të kartës, numri juaj do të mbetet i njëjtë. Gjithashtu të gjitha shërbimet, ofertat dhe gjëndja e llogarisë do të mbeten të pa ndryshuara.

7. Çfarë frekuencash 4G përdor Telekom?

 

Telekom aktualisht përdor  4G LTE në frekuencat 2600 MHz.

Në shtete të ndryshme operatorët e tjerë e mundësojnë  4G/LTE në frekuenca të ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme funksionimi të shërbimit  4G nëpër smartphonet e abonentëve kur gjendjen jashtë vendit.

8. Pse nuk funksionon smartphone im 4G me shërbimin 4G të ofruar nga Telekom, ndërkohë që jashtë vendit kjo teknologji më ofrohet në po të njëjtin aparat?

 

Për shkak të teknologjisë 4G e cila përdoret në frekuenca të tjera nga operatorë të ndryshëm në mbarë botën, aparati juaj 4G mund të jetë i konfiguruar për t’u përshtatur vetëm me një rrjet specifik dhe jo me rrjetin 4G LTE që ofron Telekom.

9. Cila është shpejtësia mesatare e lundrimit me 4G?

 

Shpejtësia mesatare e lundrimit  4G varion në 80% të rasteve nga mbulimi i zonës me 4G; nga përdoruesit e ndryshëm dhe aparatet që përpiqen të përdorin 4G;  oraret e pikut të trafikut; distancës nga stacioni lokal që mundëson shërbimin 4G; terrenit të zonës si dhe nga shumë faktorë të tjerë të jashtëm. Teorikisht download speed është 150 Mbps

10. A mund të përdor 3G edhe nëse kam të aktivizuar 4G?

 

Po! Çdo abonent mund të përzgjedhë manualisht shërbimin e preferuar në aparatin që përdor, midis 2G, 3G dhe 4G.

11. A do të pësojë ndryshime negative shërbimi 3G që ofrohet nga Telekom, për shkak të implemetimit të 4G?

 

Jo. Implementimi i 4G në rrjet, nuk ndikon në cilësinë e 3G që ne ofrojmë. 3G dhe 4G operojnë në funksione të veçanta. Sa më shumë përdorues adaptojnë shërbimin 4G, aq më shumë përpiqemi të përmirësojmë cilësinë e 3G.

12. Si të aktivizoj shërbimin e Internetit?

 

Disa nga mënyrat e aktivizimit të shërbimit e Internetit, janë si mëposhtë:

- Kontaktoni Falas ne numrin 142.
- Dërgoni Falas një SMS në numrin 55510 me tekst "internet" dhe konfigurimet e nevojshme do t'ju vijnë me SMS. Do t'iu duhet vetëm të ndiqni udhëzimet që ju jepen.
- Hyni në Easy Menu (#100#) dhe më pas ndiqni udhëzimet përkatëse që jepen.

Gjithashtu dyqanet Telekom ose Kujdesi Ndaj Klientit Telekom (139 / 144) janë të gatshëm t'ju ofrojnë gjithnjë ndihmë.

13. Si të aktivizoj 4G në telefona iPhone?

 

Për të aktivizuar 4G në telefona iPhone,  ndiqni hapat si mëposhtë:

 Nga menuja kryesore zgjidhni:

“Settings”, 

“Cellular”,

“Voice & Data”,

“LTE”.

Gjithashtu, ju rikujtojmë se për të përjetuar shpejtësinë ekstreme 4G, duhet që më parë të zëvendësoni kartën tuaj të vjetër SIM me kartë SIM 4G, Falas në çdo dyqan TELEKOM.

14. Si të aktivizoj 4G në telefona Android?

 

Për të aktivizuar 4G në telefona me sistem operativ Android,  ndiqni hapat si mëposhtë:

Nga menuja kryesore zgjidhni:

“All Applications” ose “Settings “,

“Mobile Networks” ose “More…”,

“Network Mode “, zgjidhni "4G".

Gjithashtu, ju rikujtojmë se për të përjetuar shpejtësinë ekstreme 4G, duhet që më parë të zëvendësoni kartën tuaj të vjetër SIM me kartë SIM 4G, Falas në çdo dyqan TELEKOM.

15. Si të aktivizoj 4G në telefona Windows mobile?

 

Për të aktivizuar 4G në telefona me sistem operativ Windows mobile,  ndiqni hapat si mëposhtë:

Nga menuja kryesore zgjidhni:

“Settings”, 

“Mobile Network”

“Highest connection speed”,

"4G".

Gjithashtu, ju rikujtojmë se për të përjetuar shpejtësinë ekstreme 4G, duhet që më parë të zëvendësoni kartën tuaj të vjetër SIM me kartë SIM 4G, Falas në çdo dyqan TELEKOM.

16. Si mund ta çaktivizoj shërbimin Internet?

 

Për aparatet smartphone, mund të fikni "Data Connection", ose mund të ndërhyni në rregullimet e aparatit, për të kryer çaktivizimin.
Nëse dëshironi të kryeni çaktivizimin e shërbimit internet në kartë, ju ftojmë të vizitoni një prej dyqaneve Telekom ose të kontaktoni me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve dhe të bëni kërkesën përkatëse.

17. Aktivizim manual i internetit në aparat iPhone

 

Për të aktivizuar internetin në telefona iPhone, shkoni tek [Settings]/ [General]/ [Network]/ [Cellular Data Network]/ tek APN, shkruani tekstin : internet.t (e gjithë me gërma të vogla). Shtypni butonin Home. Tashmë, ju mund të provoni të lundroni në internet nga aparati juaj.

Nëse nuk ju shfaqen të dhënat e mësipërme, ju sugjerojmë të kryeni "Reset Network Settings", në menu të aparatit tuaj dhe më pas të riprovoni sërish hapat e mësipërm.

18. Aktivizimi manual i internetit në aparat Android

 

Për të aktivizuar internetin në telefona Android, hyni në Menunë kryesore të aparatit dhe të ndiqni këto hapa: shkoni te Settings/ Wireless Controls/ Mobile Network/ Access Point Names/ tek APN shkruani tekstin: internet.t (e gjithë me gërma të vogla) dhe shtypni OK. Fikni telefonin, ndizeni sërish dhe provoni të lundroni në internet. 

19. Aktivizim manual i internetit në aparat Windows mobile

 

Për të aktivizuar internetin në telefona Windows mobile, shkoni tek Start/ zgjidhni Settings/ Wireles controls/ zbrisni poshtë në Menu dhe zgjidhni Connections/ më pas zgjidhni Add a new modem connection/ tek Enter a name for the connection, shkruani: Telekom/ Select a modem: Cellular line (GPRS)/ Next/ tek Access point name shkruani: internet.t (e gjithë me gërma të vogla) dhe shtypni OK, më pas jepni Save. Fikni telefonin, ndizeni sërish dhe provoni të lundroni në internet. 

20. Aktivizim manual i internetit në aparat BlackBerry me sistem operativ 10 e më lartë

 

Për të aktivizuar internetin në telefona BlackBerry me sistem operativ 10 e më lartë, shkoni tek Settings/ Network Connections/ Mobile Network/ Data Services/ zgjidhni simbolin Settings / Tek Access Point Name (APN), shkruani internet.t (e gjithë me gërma të vogla). Shtypni Save dhe dilni në menunë kryesore. Tashmë, ju mund të provoni të lundroni në internet nga aparati juaj.