Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Si mund ta përdor internetin kur jam jashtë vendit?

 

.Nëse jeni abonent me parapagesë, ju mjafton të keni të aktivizuar Internetin në kartë dhe në telefon.
Nëse jeni abonent me kontratë, fillimisht duhet të aktivizoni shërbimin Internet për Roaming. 
Në rast se nuk e keni, duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom ose të kontaktoni me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve për të kërkuar aktivizimin e këtij shërbimi.
Pasi bëhet aktivizimi i shërbimit ju  mund ta përdorni atë njësoj si në Shqipëri, por duke zgjedhur më parë operatorin me të cilin Telekom ka bashkëpunim në Roaming për Internet. 

Për më shumë informacion mbi shërbimin Roaming dhe paketat, klikoni këtu.

1. Si mund të kryej një rimbushje karte gjatë kohës që jam jashtë vendit?

 

Ju mund të rimbushni kartën tuaj nëpërmjet faqes tonë zyrtare www.telekom.com.al ose aplikacionit My Telekom. Nëse dispononi një kartë rimbushëse mund të kontaktoni në numrin 141 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen. Gjithashtu, dikush tjetër mund të kryejë një rimbushje për numrin tuaj duke u paraqitur pranë një dyqani Telekom.

2. Si mund të kryej telefonata kur jam jashtë vendit?

 

Nëse jeni abonent Individual i ri, duhet te paraqiteni pranë një dyqani Telekom, të plotësoni formularin përkatës si edhe të lini garancinë e nevojshme për këtë shërbim. Nëse jeni abonent Individual prej më shumë se 6-muaj, nuk ju nevojitet lënia e garancisë pasi ky shërbim do t'ju ofrohet Falas.

Për abonentët Biznes, administratori i kompanisë, duhet të dërgoj kërkesën për aktivizimin e këtij shërbimi me e-mail në adresën: business_customer@telekom.com.al ose tek përfaqesuesi/agjenti përkatës.