Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Si të kontrolloj njësitë e mbetura nga paketa ime?

 

Ju mund të kontrolloni në çdo kohë njësitë e mbetura nga paketa juaj duke:

  • Nëpërmjet aplikacionit My Telekom
  • Dërguar sms me tekst BA në numrin 142 (Falas)
  • Duke telefonuar shërbimin  e klientit 142 dhe të shtypni 0 për t'u transferuar tek agjentët tanë (Falas)
  • Nëpërmjet “Llogaria Ime” në faqen tonë zyrtare www.telekom.com.al
     

1. Më konsumohen shpejt MB e paketës time.

 

Ju sugjerojmë të mos lejoni përditësime automatike (Automatic Updates) në telefonin tuaj.

Vendoseni këtë opsion të fikur (OFF), ose të zgjidhni të bëni përditësime vetëm në Wi-Fi.

Në këtë mënyrë MB e përfshirë në paketën tuaj nuk do të konsumohen për përditësime automatike për të cilat ju nuk jeni në dijeni.

2. Si mund të transferoj para nga numri im tek një numër tjetër?

 

Dërgoni një SMS në numrin 55588 me tekst: shumën që dëshironi të transferoni, hapësirë, numrin e telefonit të abonentit ku dëshironi të transferoni kreditin e caktuar. (p.sh. 100 068xxyyyyy tek 55588) ose duke përdorur shërbimin Easy Menu (#100#)

3. Nëse kryej shërbimin Transfertë Krediti nga Easy menu (#100#), a do të tarifohem njësoj sikur t'a kryeja duke dërguar një SMS?

 

Po. Ju do të tarifoheni njësoj dhe në të dyja rastet shërbimi kushton 20 lekë (me TVSH) nëse transferta kryhet me sukses.

4. A shtyhet afati i skadencës së kartës me shërbimin Transfertë Krediti?

 

Jo. Shërbimi Transfertë Krediti nuk e bën të mundur shtyrjen e afatit të skadencës.

5. Sa kredit mund të transferoj brenda një dite ose një muaji?

 

Mund të transferoni një sasi të caktuar krediti që varion nga 100 lekë deri në 500 lekë në ditë dhe jo më shumë se 2,500 lekë në muaj tek një abonent tjetër Telekom me parapagesë.

6. Si mund të kryej një rimbushje karte?

 

Ju mund të rimbushni kartën tuaj apo të dikujt tjetër në çdo kohë nëpërmjet aplikacionit My Telekom ose faqes tonë zyrtare www.telekom.com.al.

Gjithashtu, mund të paraqiteni pranë një dyqani Telekom ose duke kontaktuar në numrin 141 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen.

7. Si mund të rimbush kartën time nga një numër tjetër?

 

Kontaktoni me numrin 0681000141 dhe ndiqni udhëzimet e zakonshme.

8. Si duhet të veproj për të zhbllokuar rimbushjen e kartës?

 

Kontaktoni me Kujdesin Ndaj Klientit në numrin 139 për të dhënë të saktë numrin serial PK që gjendet në kartën tuaj rimbushëse. Zhbllokimi i rimbushjes do t'ju bëhet menjëherë.

9. Përse bllokohet rimbushja gjatë procedurës së rimbushjes?

 

Rimbushja bllokohet nëse gjatë proçedurës së rimbushjes vendoset tre herë gabim kodi me 12 shifra i kartës rimbushëse.

10. Cila është shuma me të cilën mund të kryej një rimbushje elektronike?

 

Shuma me të cilën mund të kryeni rimbushje elektronike nis nga 100 lekë deri në 10,000 lekë.

11. Si mund të marr kredit ekstra?

 

Nëse keni më pak se 10 Lekë në kartën tuaj: hyni në Easy Menu (#100#), zgjidhni shërbimin Extra Credit dhe rimbushni llogarinë tuaj me 100 ose 200 Lekë.

12. Si mund ta përdor shërbimin Ring Me?

 

Ju duhet të dërgoni një SMS në numrin 55525 dhe si tekst të shkruani numrin që dëshironi t'ju kontaktojë. (p.sh. 068yyxxxxx tek 55525).

13. Si mund të marr kodin PUK?

 

Ju mund të kontaktoni me Kujdesin ndaj Klientit në numrin 139 dhe të jepni të saktë informacionin që do t'ju kërkohet për të marrë kodin PUK ose mund të paraqiteni pranë dyqaneve Telekom me mjet identifikimi (pasaportë, kartë identiteti ose patentë e re).

Gjithashtu, nëpërmjet aplikacionit My Telekom, ju mund të gjeni kodin PUK të numrit tuaj në çdo moment.

14. Si duhet të veproj kur bllokohet telefoni pas vendosjes jo të saktë të kodit PIN?

 

Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK . Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.

15. Përse çaktivizohet numri i telefonit?

 

Numri çaktivizohet nëse përfundon vlefshmëria e rimbushjes dhe pas kësaj periudhe ju keni tre muaj në dispozicion për të kryer rimbushjen.

16. A mund të riaktivizoj kartën pasi është çaktivizuar?

 

Jo. Kur ç'aktivizohet, numri juaj del nga rrjeti dhe nuk është më e mundur të riaktivizohet.

17. Ku duhet të paraqitem për të marrë një faturë analitike të printuar?

 

Ju mund të paraqiteni pranë çdo dyqani Telekom, në të gjithë Shqipërinë, së bashku me një mjet identifikimi: Pasaportë, Kartë Identiteti ose Patentë për ngarjen e makinës (të re). Për abonentët me parapagesë shërbimi kushton 360 Lekë (me TVSH).

18. Ku mund të bëj një ankesë?

 

Për çdo ankesë apo kërkesë ju mund të:

  • kontaktoni në qendrat tona telefonike 139
  • shkruani nëpërmjet aplikacionit My Telekom, në menunë Kujdesi ndaj Klientit
  • të paraqiteni në një dyqan Telekom
  • të dërgoni një e-mail në adresën: complaints@telekom.com.al

19. Në rast se bëj një ankesë verbale ose të shkruar, në çfarë mënyre mund t'a marr përgjigjen?

 

Ju mund të zgjidhni vetë si deshironi ta merrni përgjigjen:

1) Në adresën tuaj të e-mail-it.

2) Në adresën e shtëpisë.

3) Duke shkuar në një nga dyqanet Telekom.

4) Duke ju kontaktuar në numrin tuaj të telefonit.

20. A është e domosdoshme të paraqitesh në një dyqan Telekom për të bërë një ankesë me shkrim?

 

Jo, ankesa mund të dërgohet edhe:

- me e-mail në adresën: complaints@telekom.com.al

- nëpërmjet aplikacionit My Telekom, në menunë Kujdesi ndaj Klientit

- me postë, në adresën tonë "Rruga Vangjel Noti, Laprake; Tirane"

21. Për cilën periudhë mund të më jepet një faturë e detajuar?

 

Për abonentët me parapagesë mund të pregatitet një faturë e detajuar për 3 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.