Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Ku duhet të paraqitem për të marrë një faturë analitike të printuar?

 

 Ju mund të paraqiteni pranë çdo dyqani Telekom, në të gjithë Shqipërinë, së bashku me një mjet identifikimi: Pasaportë, Kartë Identiteti ose Patentë për ngarjen e makinës (të re).

1. Për cilën periudhë mund të më jepet një faturë e detajuar?

 

Fatura e detajuar mund të pregatitet për 6 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.

2. Ku mund të kërkoj një përmbledhje të faturës së printuar?

 

Ju mund ta kërkoni atë duke kontaktuar me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrat 144 nëse keni kontratë Individuale dhe nëse keni kontratë Biznes mund të dërgoni një e-mail në adresën: complaints@telekom.com.al ose duke u paraqitur pranë një dyqani Telekom.

3. A mund të paguaj faturën e numrit tim pranë një dyqani Telekom?

 

Po, pagesa e faturës mund të bëhet në çdo dyqan Telekom, në të gjithë Shqipërinë.

4. Çfarë ndodh në rast se nuk paguaj faturën e numrit tim?

 

Nëse ju nuk kryeni pagesën e faturës, fillimisht do t'ju bllokohen thirrjet dalëse të numrit tuaj. Nëse vazhdoni të mos kryeni pagesën edhe për muajt në vazhdim, do t'ju bllokohen të gjitha shërbimet e numrit tuaj.

5. Përse duhet të aktivizoj faturën elektronike (e-bill)?

 

Fatura elektronike (e-bill) ju ndihmon që të jeni gjithmonë i informuar mbi faturën tuaj. Gjithashtu, ju përmirësoni mjedisin duke na ndihmuar me mos printimin e faturës

6. Si mund të aktivizoj shërbimin e faturës elektronike?

 

Abonentët me kontratë Biznes, mund të aktivizojnë shërbimin e faturës elektronike duke dërguar një e-mail në adresën: business_customer@telekom.com.al.

Abonentet me kontratë Individual, duhet të paraqiten pranë një dyqani Telekom.

7. Kur fillon shpërndarja e faturës?

 

Shpërndarja e faturës fillon pas datës 10 të çdo muaji.

8. A mund të përzgjedh një numër Telekom?

 

Po, mund të paraqiteni pranë dyqanit Telekom më të afërt dhe të informoheni nëse numri që dëshironi është i lirë.

9. Si mund të kontaktoj falas me abonentët e tjerë?

 

Ju mund të kontaktoni falas me abonentë të tjerë nëse i përkisni të njëjtit grup ose së njëjtës kompani, si dhe nëse numrat tuaj janë të të njëjtit plan tarifor. Ne kete rast, administratori i kompanisë duhet të dërgojë një kërkesë zyrtare në Telekom për të aplikuar biseden falas në numrat e përzgjedhur.

10. Si mund të aktivizoj thirrjet ndërkombëtare?

 

Abonentët Business, mund t'i aktivizojnë thirrjet ndërkombëtare duke dërguar një e-mail në adresën: business_customer@telekom.com.al Abonentët Individual, duhet të paraqiten pranë një dyqani Telekom ose të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144.

11. Ku konsiston vënia e kredit limitit?

 

Kredit limiti ndihmon në kontrollin e trafikut tuaj mujor. Ka dy lloje kredit limiti:

1) Kredit limiti standard që vendoset kur hapet kontrata .

Në bazë të këtij limiti ju lajmëroheni me sms kur ky kredit limit kalohet brenda muajit dhe kryhet bllokim i thirrjeve deri në momentin e kryerjes së pagesës.

2) Kredit limiti i përcaktuar që vendoset me kërkesë nga vetë abonenti.

Me arritjen e këtij limiti bllokohen thirrjet dalëse dhe shërbimet deri në datë 1 të muajit pasardhës.

12. Si mund të bëj rritje të limitit të trafikut mujor?

 

Abonentët Business, mund të rrisin limitin e trafikut mujor duke dërguar një e-mail në adresën: business_customer@telekom.com.al ose tek agjenti përkatës.

Abonentët Individual, duhet të paraqiten pranë një dyqani Telekom.

13. Si mund të ndryshoj planin tim tarifor?

 

Për abonentët Business, për të ndryshuar plan tarifimin tuaj duhet të dërgoni një kërkesë ku të shpjegoni plan tarifimin e ri që dëshironi për numrin tuaj në adresën: business_customer@telekom.com.al ose kontaktoni me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.

Për abonentët Individual, nevojitet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom, për të kryer kërkesën përkatëse.

14. Si mund të kaloj numrin nga emri i institucionit në emër individual?

 

Për këtë proçedurë duhet të paraqiteni pranë dyqaneve Telekom ose të kontaktoni me një nga përfaqësuesit e shitjeve në mënyrë që t'ju bëhet oferta e duhur për planin tuaj tarifor.

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni në këtë rast:

a) Pasaportë

b) Vërtetim që jeni punonjës i institucionit

c) Plotësimi i formularit përkatës së tjetërsimit që gjendet në dyqanet Telekom.

15. A mund të aktivizoj dhe çaktivizoj shërbimin Transfertë Krediti duke kontaktuar në numrin 144?

 

Jo, për të aktivizuar ose ç'aktivizuar shërbimin Transfertë Krediti/ Credit Transfer, duhet të paraqiteni pranë dyqaneve Telekom.

16. Përse duhet të jap një numër kontakti kur hap një numër me kontratë?

 

Në mënyrë që përfaqësuesit e Telekom të kenë mundësinë t'ju kontaktojnë në rast mosfunksionimi të numrit primar.

17. Si duhet të veproj për të përfituar një ofertë të mirë për numrin tim?

 

Abonentet me kontratë Individuale, mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, për të bërë kërkesën për ofertë. Kërkesa do të dërgohet në sektorin përkatës, të cilët duke u bazuar në vjetërsinë tuaj si abonent i Telekom, do t'ju kontaktojnë për të prezantuar ofertën përkatëse.

Abonentët me kontratë Biznes gjithashtu mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojnë e-mail në adresën business_customer@telekom.com.al ose të kontaktojnë me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.

18. Si duhet të veproj për të mbyllur kontratën time me Telekom?

 

Abonentët Individual, duhet të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144 ku të kërkojnë mbylljen e kontratës.

Abonentët Biznes gjithashtu mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojnë e-mail në adresën business_customer@telekom.com.al ose të kontaktojnë me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.

19. A mund të kryej mbyllje kontrate pasi kam përfituar një ofertë?

 

Mbyllja e kontratës bëhet e mundur pasi të jenë respektuar afatet e saj.

20. Kur mund të bëj mbyllje kontrate nëse kam kontratë të re? A do të penalizohem?

 

Ju mund të bëni mbyllje kontrate në çdo moment, por do t'ju mbetet pagesa e pajtimit mujor për aq kohë sa ka ngelur nga nënshkrimi i kontratës tuaj (1 ose 2-vjeçare).

21. Si mund të informohem për trafikun mujor?

 

Për t'u informuar mbi trafikuan tuaj mujor, mjafton të:

- krijoni një llogari në aplikacionin My Telekom

- dërgoni një sms me tekst 1, në numrin 145, për trafikun mujor aktual

- dërgoni një sms me tekst 0, në numrin 145, për trafikun e muajit të kaluar

 

22. Si mund të përdor shërbimin Transfertë krediti?

 

Dërgoni një SMS në numrin 55588 me tekst: shumën që dëshironi të transferoni, hapësirë, numrin e telefonit të abonentit ku dëshironi të transferoni kreditin e caktuar. (p.sh. 100 068xxyyyyy tek 55588) ose duke hyrë në Easy Menu (#100#).

Kujdes! Për të përdorur shërbimin Transfertë krediti/Credit Transfer, duhet të aktivizoni më parë këtë shërbim duke u paraqitur në dyqanet Telekom.

23. Si mund të informohem mbi njësitë e mbetura të planit tim tarifor?

 

Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:

- krijoni një llogari në aplikacionin My Telekom

- dërgoni një sms me tekst 2, në numrin 145, për volumin e mbetur te MB, SMS dhe Minutave 

- dërgoni një sms me tekst 3, në numrin 145, për volumin e mbetur të paketave BlackBerry.

24. Si mund të marr kodin PUK?

 

Nëse keni numër me kontratë Individuale, mund të kontaktoni me kujdesin ndaj Klientit, në numrat 139/144 dhe jepni informacionin e kërkuar për të marr kodin PUK ose të paraqiteni në një dyqan Telekom me mjet identifikimi (pasaportë, kartë identiteti ose patentë e re).

Nëse keni numër me kontratë Business, administratori duhet të kontaktoj me Kujdesin ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojë e-mail në adresën business_customer@telekom.com.al ose të kontaktoj me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve për të dhënë informacionin përkatës ose vete abonenti duhet të paraqitet pranë një dyqani Telekom me mjet identifikimi dhe me kërkesë të lëshuar nga administratori për të marrë kodin PUK. 

25. Si duhet të veproj kur bllokohet telefoni pas vendosjes jo të saktë të kodit PIN?

 

Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK . Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.

26. Si të aktivizoj shërbimin e fshehjes së numrit?

 

Nëse jeni abonent Individual, duhet të kontaktoni me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, për të kërkuar aktivizimin e shërbimit.

Abonentet Biznes, gjithashtu mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojnë e-mail në adresën business_customer@telekom.com.al ose të kontaktojnë me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.

27. Sa kredit mund të transferoj brenda një dite ose një muaji?

 

Mund të transferoni 1000 lekë brenda një dite dhe 3000 lekë brenda një muaji.

28. Përse duhet ta jap adresën e faturës të saktë?

 

Duke dhënë një adresë të saktë, fatura juaj do të mbërrijë tek ju më shpejt.