Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Çfarë mund të bëni që të mbroni aparatin tuaj celular?

 

Telefonat inteligjent /smart phones, aparatet që kombinojnë kapacitetet e telefonave celularë me ato të një pajisje personale dixhitale (PDA) ose edhe një kompjuteri portativ (laptop), mund të bëhen objekt i programeve keqdashëse/viruseve kompjuterike. Për të përdorur në mënyrë të sigurtë këto aparate, rekomandohet që ju të merrni masa parandaluese të ngjashme me ato që përdorni për kompjuterat tuaj personal. Instalimi i programeve keqdashëse në aparatin tuaj celular, mund të:

- "rrisin/fryjnë" faturën tuaj mujore, p.sh., duke dërguar një mori mesazhesh;

- shkatërrojnë ose vjedhin informacion personal;

- mbingarkojnë lidhjen tuaj me rrjetin.

Përdorimi i sigurt i Bluetooth-it: Bluetooth është një teknologji që mundëson komunikimin wireless dhe shkëmbimin e të dhënave nëpërmjet pajisjeve që ndodhet brenda një distance të shkurtër. Opsioni Bluetooth përdoret për të transmetuar viruse nëpërmjet aparatëve celularë. Përdoreni opsionin Bluetooth në mënyrë të atillë që aparati juaj të mos jetë i “dukshëm” nga të tjerët. Nëse celulari juaj është i dukshëm, ekziston rreziku që ai të marrë viruse nga pajisjet pranë tij. Duhet të tregoheni të kujdesshëm kur instaloni programe apo skedarë të marra nëpërmjet Bluetooth-it. Nëse pajisja juaj ju kërkon të instaloni një program të panjohur, ju duhet ta shmangni atë. 

Pajisjet/produktet që mund të marin virus nëpërmjet përdorimit të Bluetooth:

- të gjitha telefonat/ tabletat apo pajisjet me sistem android të cilat nuk përdorin protokollin "Bluetooth Low Energy"

të gjitha pajisjet Linux nga versioni 3.3-rc 1 (Remote Code Execution)

- të gjitha pajisjet iPhone, iPad dhe iPod Touch me iOS 9.3.5 dhe më poshtë

- të gjitha pajisjet Apple TV me version 7.2.2 dhe më poshtë

Rekomandime:

- përditësoni të gjitha pajisjet Bluetooth

-çaktivizoni Bluetooth, nëse nuk disponon përditësime

- klikoni më poshtë për udhëzime të detajuara mbi përditësimin e pajisjes tuaj:

Android

iOS

Windows

 

Aksesi i Kontrolluar në Aparatin tuaj: vendosni të zbatoni një formë të kontrollit të aksesit në aparatin tuaj, si p.sh., përdorimi i një kodi personal (PIN),një fjalëkalim ose një formë kyçje. Kodi personal PIN (Numri Personal i Identifikimit) është një numër që duhet të aplikohet për të patur akses në aparatin tuaj. Fjalëkalimi për aparatet celulare vepron në të njëjtën mënyrë si fjalëkalimi në kompjuterit tuaj ose në llogarinë tuaj personale online . Një fjalëkalim i fortë ofron siguri më të madhe sesa fjalëkalimi me numër personal identifikimi/ PIN. Forma e kyçjes së aparatit është një formë personale që ju vizatoni në ekranin e aparatit tuaj për ta aktivizuar atë. Zgjidhni opsionin e konfigurimeve të aparatit tuaj, në mënyrë që të mos e shfaqë fjalëkalimin ndërsa e shkruani atë. Merrni seriozisht në konsideratë aktivizimin e opsionit të fshirjes së përmbajtjes së aparatit, në rastet e dështimit të aktivizimit pas disa përpjekjeve, në mënyrë që të mbroni të dhënat tuaja nëse aparati juaj vidhet. Megjithatë, nëse aktivizoni opsionin e fshirjes së përmbajtjes së aparatit, kushtojini vëmendje të veçantë edhe kuriozitetit të fëmijëve. Në çdo rast, sigurohuni se keni kopje rezervë të përmbajtjeve të aparatit tuaj celular. 

Gjurmimi në Distancë & Fshirja: Pjesa më e madhe e aparateve celulare kanë aplikacione specifike që mund të lokalizojnë aparatin në distancë, dhe të aktivizojnë gjithashtu në distancë fshirjen e të dhënave.Ndoshta mund t’ju nevojitet që të instaloni një aplikacion të tillë ose ta kativizoni atë, ndërsa akoma jeni në zotërim të aparatit tuaj. Aparatet iPhone dhe iPad ofrojnë një aplikacion të njohur si "Find My iPhone" (Gjej telefonin tim) i cili aktivizohet përmes një llogarie Identifikimi nga fabrikuesi (Apple ID). Aparatet celulare Blackberry duhet të regjistrohen në servera të dedikuar kompjuterik (BES - Blackberry Enterprise Server) ose në aplikacione të ngjashme në mënrë që të aktivizojnë fshirjen e të dhënave përmes aksesit në distancë. Aparatet celulare me sistem operativ Android, duhet të instalojnë aplikacione të veçanta për të aktivizuar zbulimin (gjetjen) dhe fshirjen e të dhënave në distancë.

Enkriptimi: Nëse dikush ka akses fizik në pajisjen tuaj, ata ka të ngjarë të përdorin teknologji të avancuara që kalojnë fjalëkalimet dhe kodet tuaja PIN me qëllim pasjen e aksesit në të dhënat e pajisjes. Enkriptimi mbron të dhënat tuaja nga këto sulme të avancuara. Disa pajisje përdorin enkriptimin e vendosur nga prodhuesi, ndërkohë që të tjerat duhet të aktivizohen nga përdoruesi ose të instalojnë një program enkriptimi. Pajisjet iPhone dhe iPad ofrojnë enkriptim të instaluar (në sistem), i cili aktivizohet automatikisht. Pajisjet me sistemin operativ Android OS kanë enkriptim të inkorporuar që mund të aktivizohet në Menunë e Opsioneve të Sigurisë.

Ruajtja e kopjeve rezervë (backup): Opsioni i ruajtjes së kopjeve rezervë në pajisjen tuaj, ofron mundësinë e rikuperimit të të dhënave në mënyrë të menjëherëshme në rast se ju humb apo ju vjedhin pajisjen. Kopjet rezervë duhet të krijohen rregullisht, dhe kjo mund të realizohet përmes mënyrave në vijim: nëpërmjet lidhjes direkte me kompjuterin. Shërbimit iCloud, i cili ofrohet pa pagesë përdoruesve të pajisjeve iPhone, iPad dhe iPod, dhe përdoruesi mund të zgjedhë të ruajë kontaktet, email-in, kalendarin, fotografitë, muzikën dhe skedarët e tjetër në një llogari iCloud. Shërbimin pa pagesë, Google Cloud për pajisjet e sistemit operativ Android, i cili ofron opsione të ngjashme me shërbimin iCloud. Siguria e pajisjeve të ndërlidhura: Të gjitha pajisjet që lidhen me pajisjen tuaj duhet të mbrohen me programe për mbrojtjen nga viruset. Programet e dëmshme mund të transferohen në një aparat celular nga kompjuteri juaj.

Mbrojtja nga Email-et / MMS-te: Posta elektronike e marrë në pajisjet celulare (e-mail, MMS), duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si në rastin kur e merrni në kompjuterin tuaj. Nëse një mesazh duket i çuditshëm ose nuk e njihni dërguesin e tij, mos e hapni atë. Shkarkimi i skedarëve nga Interneti: Shmangni shkarkimin e materialeve në pajisjen tuaj nga burime të panjohura apo të pasigurta. Instalimi i një programi anti-virus: Ekzistojnë disa lloj programesh anti-virus me qëllim mbrojtjen e aparatëve celularë inteligjentë nga programet e dëmshme. Shumica e pajisjeve e kanë të instaluar paraprakisht një anti-virus, i cili duhet të aktivizohet.

1. Blerje Online

 

Në Telekom Online Shop gjeni oferta ekskluzive,  si dhe  modele pafund  telefonash/smartphone/tablet/laptop të cilët mund t'i porosisni direkt online, pa lëvizur nga shtëpia dhe pa asnjë kosto shtesë.

Produkti vjen në adresen tuaj me transport Falas, dorëzim i porosisë kryhet brenda 48 orëve në mbarë vendin, me pagesë me kartë ose cash në dorëzim.

Nëse keni zgjedhur mënyrën e pagesës “Paguaj në dorëzim”, ju do të kontaktoheni brenda 24 orëve, në numrin tuaj të telefonit, për të finalizuar porosinë tuaj.

2. Sa është numri i qendrës së mesazheve dhe si ta aktivizoj atë?

 

Për të aktivizuar qendrën e mesazheve në numrat Telekom, duhet të formoni numrin +355681000000 ose 00355681000000.

Ky numër duhet të vendoset tek opsioni i rregullimeve të  mesazheve në menu të telefonit tuaj dhe për këtë mund të ndiqen hapat si në vazhdim:

Nga menuja e telefonit tuaj:

Shkoni tek [Messages]

Përzgjidhni [Settings]

Përzgjidhni [text messages]

Më pas përzgjidhni [Service Centre] ku dhe do të vendosni numrin e qëndrës së mesazheve të Telekom.

3. Kontrolli/ Aktivizimi/ Çaktivizimi i qendrës së mesazheve në telefon iPhone

 

Për të kontrolluar nëse qendra e mesazheve në telefonin tuaj iPhone është vendosur në mënyrë korrekte, formoni kodin:

*#5005*7672#  dhe shtypni butonin që nis telefonatat.

Nëse qendra e mesazheve nuk shfaqet e saktë, ju sugjerojmë ta çaktivizoni, duke formuar kodin:

##5005*7672#  dhe shtypni butonin që nis telefonatat.

Pas çaktivizimit, ju nevojitet të riaktivizoni qendrën e mesazheve, duke formuar kodin si mëposhtë:

**5005*7672*+355681000000# dhe shtypni butonin që nis telefonatat.

4. Si mund t'i marr Thirrjet e Humbura?

 

Ky shërbim mund të aktivizohet në rastet kur:

Numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit duke formuar kodin **62*+355687766666666# dhe butonin thirrje.

Numri është i zënë, duke formuar kodin **67*+355687766666666# dhe butonin thirrje.

5. Si mund të çaktivizoj marrjen e Thirrjeve të Humbura?

 

Për të çaktivizuar shërbimin e Identifikimit të Thirrjes së Humbur:

Për rastet kur numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit, shtypni ##62# dhe butonin thirrje.

Për rastet kur numri është i zënë, shtypni ##67# dhe butonin thirrje.

6. Si mund të aktivizoj vënien e thirrjes në pritje ose call waiting?

 

Ju mund të aktivizoni Thirrjen në Pritje, duke formuar kodin *43# dhe më pas butonin e thirrjes.

Për t'a çaktivizuar, duhet të formoni kodin #43# dhe më pas butonin e thirrjes.

7. Si duhet të veproj për të bllokuar numrin tim të telefonit në rast se e humbas ?

 

Nese jeni abonent me parapagesë apo me kontratë Individuale, kontaktoni në qendrat tona telefonike 139/144 dhe jepni informacionin përkatës për këtë procedurë.

Nëse keni numër me kontratë Business, administratori i biznesit duhet të kontaktojë për të dhënë informacionin përkatës.

8. Si mund të riaktivizoj numrin nëqoftëse kam gjetur sërish kartën SIM?

 

Për numrat me parapagesë dhe me kontratë Individuale, kontaktohet në qëndrat tona telefonike 139/144 dhe pasi të jepen të dhënat e sakta bëhet riaktivizimi i numrit.

Për numrat me kontratë Business, administratori duhet bëj një kërkesë pranë një dyqani Telekom ose të kontaktojë në qendrat tona telefonike 139/144 ku të japë të dhënat e sakta për të riaktivizuar numrin.

9. Si të aktivizoj Sekretarisë Telefonike?

 

Për të aktivizuar shërbimin e Sekretarisë Telefonike:

Kur numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit formoni kodin **62*+35568777, shtatë shifrat e fundit të numrit tuaj, # si dhe butonin e thirrjes.

Kur numri është i zënë formoni kodin **67*+35568777, shtatë shifrat e fundit të numrit tuaj, # dhe butonin e thirrjes.

Për të gjitha rastet shtypni **21*+35568777, shtatë shifrat e fundit të numrit tuaj, # dhe butonin e thirrjes.

10. Si mund të çaktivizoj shërbimin e Sekretarisë Telefonike?

 

Për të çaktivizuar shërbimin e Sekretarisë Telefonike:

Për rastet kur numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit shtypni ##62# dhe butonin thirrje.

Për rastet kur numri është i zënë shtypni ##67# dhe butonin thirrje.

Për të gjitha rastet shtypni ##21# dhe butonin thirrje.

11. Cili eshte kodi i sigurisë që më kërkohet kur kontaktoj Sekretarinë time Telefonike?

 

Kodi i përzgjedhur për Sekretarinë Telefonike është 4444.

12. Si mund ta përdor shërbimin Conference Call?

 

Shërbimi "Conference Call", ofrohet vetëm për abonentët Telekom me kontratë:

1-Fillimisht duhet të bëni një telefonatë dhe t'a lini në pritje (Hold).

2- Më pas nisni një telefonatë të dytë. Në këtë moment në menunë e telefonit tuaj shfaqet opsioni "Merge".

3- Shtypni OK dhe konferenca bëhet aktive.

13. Si mund të aktivizoj shërbimin SMS Flirt?

 

Për të aktivizuar këtë shërbim, duhet të dërgoni një SMS me tekst "Flirt " në numrin 55512.

14. Si të aktivizoj shërbimin MMS?

 

Për të aktivizuar shërbimin MMS thjesht dërgoni një SMS me text MMS (me shkronja të mëdha) tek 55510 ose kontaktoni Falas ne numrin 142.

15. Përse kur më kontaktojnë dëgjohet mesazhi: " Numri Telekom që kontaktuat nuk ekziston"?

 

Ky mesazh dëgjohet kur vendosni gabim kodin e aktivizimit të Identifikimit të Thirrjeve të Humbura. Për t'a çaktivizuar, formoni kodin ##62# dhe shtypni butonin e thirrjes, më pas riformoni të saktë kodin e aktivizimit.

Ky mesazh mund të dëgjohet edhe në rast kur numri që kontaktohet është formuar gabim ose nuk ekziston.

16. Përse kur kontaktoj një numër dëgjoj mesazhin: "Numri juaj është i fshehur dhe nuk mund të përdoret"?

 

Kjo ndodh kur numri juaj është i fshehur dhe abonenti tjetër ka aktivizuar shërbimin e Identifikimit të Thirrjes së Humbur.

17. Përse kur më kontaktojnë dëgjohet mesazhi: " Numri që keni formuar nuk është i saktë"?

 

Ky mesazh dëgjohet kur ju vendosni gabim kodin e aktivizimit të Identifikimit të Thirrjeve të Humbura. Për t'a çaktivizuar formoni kodin ##62# dhe shtypni butonin e thirrjes, më pas riformoni të saktë kodin e aktivizimit.

Ky mesazh mund të dëgjohet edhe kur numri që kontaktohet nuk është formuar i plotë.

18. Si mund të marrë një numër Telekom Fiks?

 

Telekom Fiks është telefoni i parë fiks që ju jep mundësinë të zgjidhni mënyrën e aktivizimit të tij, me parapagesë apo me kontratë.

Për aktivizimin e një numri Telekom Fiks, duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom me dokumentacionin përkatës (Pasaportë ose Kartë Identiteti) dhe të përzgjidhni ndër ofertat e ndryshme.

19. Si mund ta rimbush numrin tim Telekom Fiks me parapagesë?

 

Për të rimbushur numrin tuaj Telekom Fiks me parapagesë, duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom.

20. Jam abonent I një tjetër rrjeti telefonik celular. A mund të kaloj në rrjetin Telekom duke mbajtur të njëtin numër?

 

Po, ju mund të kaloni në rrjetin Telekom dhe të përzgjidhni ndër plan tarifimet dhe paketat e ndryshme që ofrohen

21. Kam një numër me kontratë të një tjetër rrjeti telefonik celular. Si duhet të veproj për të kaluar numrin tim në rrjetin Telekom?

 

Për të kaluar numrin tuaj në rrjetin Telekom, duhet të parqiteni pranë një dyqani Telekom me të njëjtin dokumentacion që keni paraqitur për hapjen e kontratës tuaj të shoqëruar me pagesën e faturës së muajit te fundit për të kryer procedurat përkatëse.

22. Kam një numër me parapagesë të një tjeter rrjeti telefonik celular. si duhet të veproj për të kaluar numrin tim në rrjetin Telekom?

 

Për të kaluar numrin tuaj në rrjetin Telekom, duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom me dokumentacion (pasaportë ose kartë identiteti) dhe me formularin e regjistrimit të numrit tuaj për të kryer procedurat përkatëse.

23. Dua të marr një numër të ri Telekom me kontratë, si duhet të veproj?

 

Ju duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom me dokumentacion (pasaportë ose kartë identiteti) ku do të merrni informacion mbi përzgjedhjen e planit tarifor dhe pagesën e garancisë.

24. Dua të marr një numër të ri Telekom me kontratë Biznes, si duhet të veproj?

 

Ju duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom me NIPT dhe me dokumentacion (pasaportë ose kartë identiteti) dhe të ndiqni procedurat përkatëse.

25. Dua të marr një numër të ri Telekom me parapagesë, si duhet të veproj?

 

Ju duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom me dokumentacion (pasaportë ose kartë identiteti).

Nëse jeni nën moshen 18 vjec, duhet të shoqëroheni nga prindi ose kujdestari juaj ligjor me dokumentacion përkatës (pasaportë ose kartë identiteti) dhe të ndiqni procedurat përkatëse.

26. Si mund të kaloj numrin tim Telekom me parapagesë në numër Telekom me kontratë?

 

Ju mund të kaloni nga abonent me parapagesë në abonent me kontratë duke mbajtur të njëjtin numër. Për këtë procedurë, duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom me dokumentacion (pasaportë ose kartë identiteti) ku do të merrni informacion mbi përzgjedhjen e planit tarifor dhe pagesën e garancisë.

27. Si të lundroni të sigurt online?

 

Mos përdorni fjalëkalime të thjeshta (përdorni karaktere, numra dhe karaktere të veçanta nëse i lejon sistemi).

Përdorni fjalëkalime të ndryshme për shërbime të ndryshme dhe ndryshojini ato shumë shpesh;

Mbajini fjalëkalimet tuaja të ruajtura mirë. Mos lejoni që t’jua shikojnë të tjerët;

Mos ia jepni fjalëkalimin kurrë askujt, as edhe një shoku të ngushtë;

Kontrollojini llogaritë tuaja për ndonjë aktivitet të dyshimtë. Në disa raste, mund të kontrolloni kohën kur jeni loguar për herë të fundit;

Gjithmonë përdorni programe të përditësuara për mbrojtjen nga viruset dhe nga ndërhyrja në sistem dhe marrja e informacionit pa dijeninë dhe pëlqimin e zotëruesit të tij (spyware);

Zbani programin e kërkimit në internet, programet e sigurisë së rrjetit (firewalls) dhe sistemet operative të përditësuara dhe me mekanizma sigurie të përditësuar;

Mos ia tregoni personave që mund të njihni në internet, adresën tuaj, numrin e telefonit apo emrin e shkollës, përveç rasteve kur për këtë ju kanë dhënë leje vetë prindërit.

28. Posta elektronike dhe siguria

 

Asnjëherë mos ju përgjigjni emaileve apo postimeve që janë me përmbajtje keqdashëse, sugjestionuese dhe me gjuhë të ashpër apo të pasjellshme; Jini të kujdesshëm kur merrni një email, edhe kur ai vjen nga një dërgues “i besuar”, p.sh.: bankat, qeveritë, etj. Shpesh here ato vijnë nga burime të tjera dhe ju kërkojnë të shkruani fjalëkalimet. Mos klikoni mbi linqet, nëse nuk jeni të sigurt për destinacionin.

Siguria për fëmijët

Asnjëherë mos hapni skedarë të bashkëlidhur në emaile që janë dërguar nga njerëz apo burime që nuk i njihni apo nuk i besoni. Fshijini këta skedarë të bashkëlidhur menjëherë. Ata mund të përmbajnë viruse apo programme të tjera që mund të shkatërrojnë informacionin në kompjuterin tuaj dhe programet e tij; Kurrë mos vendosni të takoheni apo të lini takim me dike përsonalisht pa rënë më parë dakort me prindërit tuaj, dhe merrini ata me vete që t’ju shoqërojnë në takimin tuaj të parë. Takimet duhet të bëhen gjithmonë në vende publike, dhe gjithmonë tregojini dikujt se ku po shkoni;

Kurrë mos i dërgoni askujt fotografi, të dhëna bankare, apo ndonjë informacion tjetër personal, pa pyetur më parë prindërit tuaj;

Gjithmonë tregojini prindit tuaj, nëse hasni në gjuhë të papërshtatshme apo fotografi të papëlqyeshme kur jeni online;

Gjithmonë jini vetëvetja dhe mos u shtirni sikur jeni dikush tjetër apo diçka që në të vërtetë nuk jeni; Mbani mend gjithmonë se nëse një faqe interneti është vetëm për të rritur, kjo do të thotë se ka një arsye që është kështu, dhe ju nuk duhet të hyni atje!

29. Çfarë mund të bëni që të mbroni kompjuterin tuaj?

 

Përdorimi i shërbimeve me bazë në rrjet (p.sh. navigimi në internet/rrjet, përdorimi i postës elektronike (email), etj.) ka mundësi të dëmtojë kompjuterin tuaj ose aparatin tuaj nga programet keqdashëse. Termi program kompjuterik keqdashës (malware) i referohet programeve që kanë për synim të shkelin sigurinë e kompjuterave personal për të shkaktuar dëme ose për të vjedhur të dhëna/informacion personal.

Kategoritë bazë të programeve kompjuterike keqdashëse janë:

Virus – Virusi është një copëz kodi kompjuterik, që i bashkangjitet një programi zbatues apo një skedari. Disa viruse mund të shkaktojnë dëme, si p.sh., të dëmtojnë programe, të fshijnë programe, të fshijnë skedarë madje dhe të gjithë përmbajtjen e diskut (hard drive) të magazinimit të të dhënave tuaja.

Worm – Krimbat (Worms) janë nënlloje virusesh. Karakteristika e tyre kryesore është se ata transmetohen pa ndërhyrjen e përdoruesit dhe dërgojnë kopje të vetes, duke shfrytëzuar dobësitë e sistemeve të tjera në rrjet. Ndryshimi kryesor nga viruset është se krimbat nuk bashkangjiten në një skedar tjetër.

Trojan Horse – Këto programe janë të "kamufluara" në lloje të tjera skedarësh (p.sh. foto/pamje) dhe shkaktojnë dëme kur vihen në zbatim/përdorim. Ato aktivizohen kur përdoruesi, për shembull, hap një material të bashkangjitur që është i infektuar ose kur shkarkon ndonjë program kompjuterik nga interneti. Në të shumtën e rasteve, një kalë Trojan krijon në derë të pasme në sistem, që mund të përdoret nga agresori për t’u lidhur me sistemin.

Spyware – Programet spiun (spyware) janë programe që regjistrojnë veprimet e përdoruesit në kompjuter dhe dërgojnë informacionin përmes internetit. Programet spiun grumbullojnë lloje të ndryshme informacioni. Një kategori e këtyre programeve regjistron faqet/sitet e internetit/rrjetit që vizitohen nga përdoruesi dhe pastaj dërgojnë këtë infromacion tek kompanitë e reklamave. Megjithatë, në raste të tjera, objektivi i tyre është të përgjojnë dhe zbulojnë informacion personal të përdoruesit si fjalëkalimet dhe numrat e kartave të kreditit.

Rootkits – Rootkits janë mjete/mënyra programimi që fshehin skedarë dhe të dhëna të sistemit, si dhe procese funksioni, të pazbuluara nga sistemi. Ato përdoren si mënyra dhe mjete për të kaluar sigurinë e sistemit pa u zbuluar. Ransomware – Programi haraç/shpërblesë është një kategori e programeve keqdashës, i cili enkripton (kodon) të dhënat e përdoruesit pas kërkon “shpërblim/haraç” nga përdoruesi për t’i dekriptuar (çkoduar) këto të dhëna.

Bots – zombies – Ky është një program që infekton kompjuterat duke i bërë ata anëtarë të një rrjeti që kontrollohet në distancë nga një palë e tretë, për të kryer sulme të mohimit të shërbimeve (sulme DOS).

Scareware – Programet frikësuese janë programe që zakonisht shfaqen si dritare/mesazhe paralajmëruese dhe përdoren për të frikësuar përdoruesit e internetit (p.sh., duke i paralajmëruar ata se kompjuteri i tyre është infektuar me një program keqdashës) dhe për t’i mbushur mendjen që të blejnë dhe/ose instalojnë një program kompjuterik specifik që supozohet t’i mbrojë nga sulmet dhe kërcënimet.

Phishing – Një faqe interneti ose një e-mail që mundohet t’ju mashtrojë dhe t’ju bëjë të zbuloni informacion personal, duke pretenduar se janë nga një burim i ligjshëm, si për shembull një bankë apo rrjet social. Mashtruesit, përmes këtyre lidhjeve (linke) false apo të rreme, mundohen të fitojnë akses në të dhënat tuaja personale, si numrat e llogarive bankare ose fjalëkalime. Faqet e internetit mund të falsifikohen lehtësisht, kështu sigurohuni që të kontrolloni përmbajtjen e tyre gjithnjë. Vazhdoni të kontrolloni statusin e sigurisë së faqeve të internetit ku mund t’ju duhet të vendosni informacion personal, p.sh., nëse është i enkriptuar (vini re nëse fraza e adresës fillon me një "https", që do të thotë se ato ofrojnë një enkriptim SSL).

Dialer – Programet Dialer janë programe kompjuterike që transmetohen përmes internetit dhe instalohen në kompjuter. Ajo që bëjnë programet dialer, pasi instalohen në kompjutera, është që ato ndryshojnë konfigurimet e modemit nga një lidhje e veçantë interneti tek një tjetër. Për më shumë informacion rreth “dialer”, kontaktoni faqen e EETT në: http://www.eett.gr/opencms/export/sites/default/admin/downloads/Announcments/dialers_info.pdf Instalimi i Anti-Virusit: Përzgjidhni dhe instaloni në kompjuterin tuaj një program për t’ju mbrojtur ndaj programeve keqdashëse, duke e marrë atë nga një kompani e njohur dhe e besueshme, dhe vëreni në funksion sipas rekomandimeve të furnitorit. Nëse programi ka aftësinë të kontrollojë automatikisht për programe keqdashëse, atëherë aktivizojeni. Gjithashtu, nëse programi ofron opsionin e përditësimit automatik, atëherë përdoreni për të mbrojtur kompjuterin tuaj ndaj rasteve më të fundit të programeve keqdashëse. Në të kundërt, ju duhet të përditësoni programin me versionin më të fundit.

Disa produkte anti-virus gjithashtu ofrojnë dhe mbështesin funksione kundër programeve-spiun. Instalimi i sistemit/murit personal mbrojtës (Firewall): Programi i murit mbrojtës (Firewall) është një sistem që kontrollon komunikimin hyrës dhe dalës nga kompjuteri juaj personal, duke lejuar ose ndaluar disa lloje trafiku. Disa versione të sistemit operativ (p.sh. WindowsXP/SP2) ofrojnë një sistem mbrojtës të integruar personal. Përdorimi i fjalëkalimeve të forta: Fjalëkalimet mund të krijohen duke kombinuar lloje të ndryshme karakteresh (numra, gërma kapitale ose të vogla, karaktere të veçanta). Gjatësia minimale e një fjalëkalimi duhet të jetë 8 karaktere, e cila duhet të ndërrohet shpesh, duke shmangur përdorimin e fjalëkalimeve të mëparshme.

Gjithashtu shmangni përdorimin e modeleve specifike ndërsa krijoni një fjalëkalim, si për shembull përfshirja në përmbajtje e informacionit personal (e.g. emri i përdoruesit, ditëlindja apo vendlindja, emri i babait ose i fëmijës), informacionit të kompanisë (p.sh., emri i kompanisë, produktit ose shërbimit) fjalë të një leksiku, p.sh Anglisht, data ose kombinime muaji/viti. Rekomandohet që të përdorni fraza që mbahen mend, si për shembull “Unë shoh futboll çdo të Mërkurë në orën 10pm – 1shFçM @ 10pm". Në rastin e shkeljes së aksesit në llogarinë tuaj, duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin.

Përdorimi i Llogarisë së Administratorit: Gjatë përdorimit të kompjuterit tuaj personal për gjëra rutinë (p.sh. përdorimi i programit word, internetit, përdorimi i email-it, etj.), rekomandohet që të përdorni një llogari të zakonshme përdoruesi. Mundësitë e një sulmi nga një program keqdashës rriten gjatë përdorimit të llogarisë së administratorit dhe ndikimi në sistemin tuaj do të jetë më i madh, pasi programi do të ketë akses të plotë në sistemin tuaj. Gjithashtu, ju duhet të vendosni edhe një fjalëkalim për përdorimin në modalitetin e administratorit.

30. Pyetjet më të rëndësishme për ruajtjen e të dhënave tuaja.

 

Cilat nga të dhënat e klientëve ruhen dhe përpunohen nga Telekom dhe për çfarë qëllimi? Për sa i përket thirrjeve zanore, ruhen dhe përpunohen të dhënat për kontratat dhe trafikun. Qëllimi i të dhënave për kontratat është krijimi i një baze për marrëdhëniet kontraktuale dhe ruajtjen e marrëdhënies me klientët. Këtu përfshihen, prsh. të dhëna si emri, adresa dhe informacione për produktet, shërbimet dhe tarifat e përdorura. Nëpërmjet përdorimit të të dhënave të trafikut, krijohen dhe kontrollohen lidhjet telefonike. Ato përpunohen për të gjeneruar fatura dhe ruhen si një raport performance. Me kërkesën e klientit, nëpërmjet tyre mund të gjenerohet edhe një faturë analitike. Detaje lidhur me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të klientëve nga Telekom mund të gjenden në rregulloret përkatëse për mbrojtjen e të dhënave të produkteve të zgjedhura prej jush. Kush duhet të ketë akses në të dhënat e ruajtuara? Për sa i përket Kujdesit ndaj Klientit, Stafi i Shërbimit të Klientit dhe ai Teknik duhet të kenë akses në të dhënat e ruajtura, kur kjo gjë nevojitet për përpunimin e tyre. Stafi i Shërbimit ndaj Klientit duhet të aksesojë të dhënat e klientit në mënyrë që të përpunojë kërkesat e klientit për faturat, për shembull. Ndërsa stafit teknik i nevojitet akses në të dhënat e trafikut për të riparuar defektet. Për llojet e tjera të aksesit, kërkohet aprovimi shprehimisht nga klienti ose leja specifike ligjore. A mund të marrë klienti informacion rreth të dhënave të ruajtura të tij? Secila nga palët e interesuara mund të kërkojë informacion sipas Nenit 12 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 për Mbrojten e të Dhënave Personale, se cilat nga të dhënat e tij ruhen nga Telekom. Megjithatë, vetëm pala e interesuar personalisht gëzon të drejtën që të kërkojë informacion, jo bashkëshortja/bashkëshorti. Palët e cënuara mund të kontaktojnë në adresën postare të Telekom, Ankesat, Telekom, Rr. Gjergj Legisi, Laprakë, Tiranë, Shqipëri ose nëpërmjet adresës së e-mailit complaints@telekom.com.al A i ruan Telekom të dhënat e lidhjes telefonike? Në bazë të Nenit 101 të Ligjit no. 9918, datë 19.05.2008 për “Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, Telekom është e detyruar të ruajë dhe të administrojë, për një periudhë 2 vjeçare, skedarët e të dhënave për abonentët e saj. Çfarë bën Telekom për të mbrojtur të dhënat e klientëve në mënyrën më të mirë të mundshme? Telekom ka miratuar rregullore dhe masa të brendshme gjithëpërfshirëse me qëllim që të mbrojë të dhënat e klientëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Koncepte të detajuara po përgatiten për sistemet që përpunojnë të dhënat, të cilat dokumentojnë mbrojtjen e të dhënave, të drejtat dhe sigurinë e të dhënave. Një kërkesë e caktuar për ndezjen e sistemeve që përpunojnë të dhënat, është konfirmimi i pajtueshmërisë me rregulloret për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. Vetëm kur konceptet e kërkuara janë të disponueshme dhe të aprovuara, të dhënat e klientëve mund të trajtohen brenda kontekstit të specifikimeve përkatëse të përcaktuara. Në përgjithësi, për trajtimin e të dhënave të klientëve aplikohet parimi i “njohurisë së nevojshme”. Gjithashtu, punonjësit e Telekom janë trajnuar për tema që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave dhe janë të detyruar që të veprojnë në përputhje me to. Nëpërmjet kësaj, nxirret në pah sidomos rëndësia e konfidencialitetit në trajtimin e të dhënave të klientëve. Angazhimi dhe trajnimet përsëriten në intervale të rregullta. Në bazë të kërkesave specifike të kompanisë, sidomos ato në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të klientëve, pajtueshmëria për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë e bisedave telefonike zbatohet nëpërmjet koncepteve të kurseve individuale të trajnimit. Cilat janë mekanizmat mbrojtës që ekzistojnë për pikat e kontaktit të parashikuara nga ligji për autoritetet investiguese? Në Telekom, “Zyra e Sirgurisë së Informacioni dhe Departamenti Ligjor” janë të disponueshme si pika kontakti për autoritetet investiguese. Punonjësit pranë këtyre njësive janë të kualifikuar dhe të trajnuar më së miri pikërisht për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave. Veprimet e tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara, dhe monitorohen nga Komiteti Drejtues për Sigurinë e Informacionit në Telekom për sa i përket pajtueshmërisë me rregulloret ligjore dhe përmbushjen e kërkesave ligjore. Kush e kontrollon mbrojtjen e të dhënave të klientëve dhe zbatimin e rregulloreve? Organi legjislator i ka përcaktuar qartë kërkesat për përdorimin dhe përpunimin e të dhënave të klientëve nëpërmjet vendimeve të nxjerrja për komunikimet elektronike dhe mbrojtjen e të dhënave. Oficeri për Sigurinë e Informacionit dhe Privatësinë e të Dhënave në Telekom dhe ikipi i tij, punojnë për të garantuar pajtueshmëri me këto ligje nëpërmjet specifikimeve të brendshme të kompanisë, konsultimeve për mbrojtjen e të dhënave, trajnimeve dhe auditeve. Autoritetet rregullatore përkatëse, dmth. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe organet qeveritare lokale përgjegjëse shqyrtojnë rregullisht zbatimin e kërkesave për mbrojtjen e të dhënave. Sisteme të posaçme, si parandalimi i keqpërdorimit, i janë prezantuar autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave. Gjithashtu, masat paraprake për sigurinë e TI çertifikohen rregullisht me audite të brendshme, si edhe nga auditorë të jashtëm. Përveç këtyre, Telekom zhvillon një audit në shkallë Grupi për mbrojtjen e të dhënave për punonjësit e saj çdo vit. Ky audit përmban pyetje lidhur me implementimin e mbrojtjes së të dhënave të burimeve njerëzore, ato teknike dhe organizative.