Kujtesë mbi afatet e skadences së mjeteve te identitetit

Shoqëria Telekom Albania sha dëshiron të informojë të gjithë Pajtimtarët e rrjetit të saj, të cilët janë të pajisur me Kartë Identiteti/Pasaportë biometrike, të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së tyre (datën e skadimit).

Kartat e Identitetit/Pasaportat Biometrike e prodhuara në vitin 2009 skadojnë gjatë fillimit të vitit 2019, pasi kanë përmbushur afatin 10 (dhjetë) vjeçar të vlefshmërisë ligjore.

Ju lutemi kontrolloni me kujdes Kartën e Identitetit/Pasaportën Biometrike tuaj në lidhje me afatin e vlefshmërisë/datën e skadimit të saj!

Rinovimi sa më parë i Kartës së Identitetit/Pasaportës biometrike ju ndihmon të shmangni vështirësitë në identifikimin Tuaj dhe marrjen e të gjitha shërbimeve administrative, financiare, ligjore pranë rrjetit të Dyqaneve Telekom, Partnerëve të saj tregtarë, si dhe mjeteve të tjera online të ofruara nga ana e Telekom Albania sha.

Reminder on ID/Passport expiration dates

Telekom Albania sha wishes to inform all the subscribers of its network, who hold an ID Card/Biometric Passport, to have a look at its expiry date.

ID Cards/Biometric Passports issued in 2009 expire in the beginning of 2019, because they have completed their valid legal 10 (ten) year term.

Please pay close attention to your ID Cards/Biometric Passports in connection with its valid term/expiry date!

Renewal as soon as possible of your ID Card/Biometric Passport will help you avoid any complications/delays in identifying you as a customer, and benefit all administrative, financial, legal services at the Telekom network of stores, its commercial partner stores, as well as other online networks offered by Telekom Albania sha.