One Family nga TELEKOM.

Përfitime ekskluzive për të gjithë anëtarët e familjes!
ONE FAMILY është zgjidhja ekskluzive nga Telekom për nevojat e komunikimit të gjithë familjes suaj. 

 

ONE FAMILY ME PARAPAGESË  


Tashmë ONE FAMILY edhe për klientët me Parapagesë!
Krijoni grupin tuaj ONE FAMILY me deri në 5 numra me parapagesë dhe përfitoni secili deri në 200 lekë ulje dhe 500MB dhuratë për çdo paketë të aktivizuar.
 
Si të regjistrohem?


Çfarë përfitoj?
 
Ulje me çdo aktivizim pakete
Nëse aktivizoni njëkohësisht paketat M, L, EB  dhe XL me parapagesë do të përfitoni:

Aktivizimi i paketave njëkohësisht për disa anëtarë kryhet në dyqanet Telekom.
Në rastet kur një prej numrave ka ulje të tjera aktive, aplikohet ulja me e madhe.
 
Paketën Mujore të Orës Mykid FALAS
Nëse keni blerë orën MyKid, mund të përfitoni paketën mujore të komunikimit të ores, FALAS, me çdo aktivizim të një pakete M, L, XL, EB nga krjuesi i grupit.

Paketa MyKid përmban 100 Minuta, 100 SMS Telekom dhe 100MB.

Orën Mykid mund ta gjeni në çdo dyqan Telekom, ose porositeni Online.

Mjafton të shtoni SIM e orës si anëtar të grupit.

 

ONE FAMILY ME KONTRATË

Krijoni grupin tuaj ONE FAMILY nëse keni numër me kontratë.

 

ONE FAMILY ju siguron ulje në shpenzimet e komunikimt për të gjithë anëtarët e familjes dhe orën e avancuar MyKid për sigurinë e fëmijëve tuaj.

Përfitimet e ONE FAMILY:

Grupi ONE FAMILY mund të përbëhet nga 4 numra, krijuesi i grupit (numër me kontratë) dhe 3 anëtarë të tjerë me kontratë ose parapagesë. Numrat me kontratë duhet të jenë pjesë e planeve të hershme Smart L & XL, dhe planeve të reja SMART M, L dhe XL.

Krijoni grupin tuaj ONE FAMILY në çdo dyqan Telekom. 


  KURSIM

Duke përfshirë anëtarët e famijes suaj në grupin tuaj ONE FAMILY, ata përfitojnë çdo muaj, përgjithmonë:

 

  TRANSFERTA E KREDITIT

Krijuesi i  grupit ONE FAMILY mund të transferojë kredit, pa u tarifuar shtesë, tek anëtarët e grupit që janë klientë me parapagesë.

Shuma e çdo transferte është nga 100 në 1,000 lekë (jo më shumë se 3,000 lekë në muaj).

Udhëzime:

Dërguesi duhet të konfirmojë kryerjen e transfertës. Personi që përfiton kreditin dhe personi që kryen transfertën do të njoftohen me anë të një SMS për shumën e transferuar.

Tarifa e këtij shërbimi është 0 lekë për transfertat e suksesshme drejt anëtarëve të grupit One Family. Në rast se krijuesi i grupit do te kryejë transferta krediti jashtë grupit One Family, atëherë do të tarifohet 20 lekë/transfertë sipas çmimeve aktuale . 

Kujdes! Ju lutemi të ndiqni me kujdes mesazhet udhëzuese gjatë gjithë procesit të transfertës.

 

  TELEFONI FIKSE FALAS

Duke krijuar grupin ONE FAMILY, ju përfitoni një linjë Telekom Fiks  me kontrate:

Për tarifat e shërbimit për të gjitha destinacionet mund të klikoni këtu 

Çmimi i aparatit për pajtimtarët e rinj për shërbimin Telekom Fiks është vetëm 3,500 lekë. 

 

  ORA MY KID

Me ONE FAMILY përfitoni edhe orën MYKID, një zgjidhje komunikimi dhe sigurie për fëmijën tuaj. 

Ora MyKid, lirshmëri për fëmijët, siguri për prindërit!

Qëndroni në kontakt me fëmijën tuaj në çdo moment.
Telefononi, dërgoni SMS dhe dëgjoni mesazhet zanore që ju dërgon ora si dhe shikoni ku ndodhet fëmija juaj. Tani me orën MyKid ekskluzivisht nga Telekom, është e thjeshtë.

Me orën MyKid ju mund të:

Si të përdorni orën MyKid:

 

Ora MyKid FALAS me One Family

Ora MyKid vjen me një numër SIM Telekom dhe përdoret me planin e komunkimit MyKid: 100 min kombëtare + 100 SMS Telekom + 100 MB për 490 lekë/muaj.

Për më shumë mbi MYKID, klikoni këtu


Shënim: Çmimi i orës MyKid pa kontratë është 12,900 lekë dhe mund të përdoret me një numër me parapagesë  ose kontratë.

 

Shkarkoni aplikacionin MyKid vetëm nëpërmjet Telekom duke klikuar ikonat e App Store dhe Google Play më poshtë dhe ndiqni udhëzimet për të krijuar llogarinë.



 

Duke krijuar grupin ONE FAMILY përfitoni menjëherë programin shëndetësor ONE LIFE FALAS për ju dhe mund ta siguroni për të GJITHË anëtarët e grupit tuaj vetëm me nje tarifë prej 490 lekë/muaj.

Paketa SILVER
Vizita mjeksore falas pa limit tek;
• Patologu • Kardiologu • Ortopedi • Kirurgu • Gjinekologu • Pediatri  •ORL
 

Paketa GOLD
Një kontroll vjetor shëndetësor të përgjithshëm falas që përfshin analiza si:
• Analiza Gjaku • Urinë komplet •Trigliceride • ESR •  Kolesteroli • Glicemia • Test Kardiak • Kontroll Dentar dhe pastrim gurëzash

Vizitat dhe analizat kryhen me rezervim paraprak. Telefononi falas tek 142 për të rezervuar takimin tuaj.   

 

Për të mësuar më shumë rreth programit ONE LIFE, klikoni këtu www.telekom.com.al/onelife

 


Pyetje të shpeshta

 

Si mund te bëhem pjesë e One Family?

Të gjithë abonentët e Telekom Albania të cilët janë abonentë të planeve tarifore ekzistuese Smart L, XL ose planeve të reja tarifore SMART M, L, XL mund të bëhen Krijues të grupit One Family. Krijuesi ka të drejtë të shtojë deri në 3 numra si anëtarë të familjes së tij/saj të cilët mund të jenë abonentë me parapagesë ose me kontratë sipas planeve të përmendura më sipër.

 

Sa anëtarë mund të kem në grupin One Family?

Krijuesi i grupit mund të shtojë deri në 3 anëtarë me parapagesë ose me kontratë në grupin e tij. Gjithashtu mund të shtojë deri në dy ora MyKid sipas kushteve të kontratës dhe një linjë fikse

 

Ku mund të aktivizoj grupin?

Aktivizimi i grupit One Family do të kryhet në të gjithë dyqanet Telekom ku mund të informoheni edhe për kushtet e përfitimit të One Family .

 

Cfarë përfitoj nga One Family?

a) Krijuesi i grupit ka të drejtë të aktivizojë, modifikojë dhe menaxhojë të gjithë përfitimet e One Family dhe do të ketë kontroll mbi shpenzimet familjare. Anëtarët me kontratë përfitojnë 20% ulje në pajtimin mujor të planit tarifor, dhe ata me parapagesë përfitojnë 20% ulje në aktivizimin e Paketave M, L dhe XL.

b) Krijuesi i grupit përfiton falas orën MyKid, kundrejt një pajtimi mujor prej 490 lekë/muaj duke përfituar 100 minuta kombëtare, 100 SMS on-net dhe 100 MB.

c) Grupi One Family mund të përfitojë edhe një orë tjetër falas në rast se ka dhe një anëtar tjetër me kontratë në grup.

d) Krijuesi do të ketë mundësinë të transferojë kredit falas drejt anëtarëve të grupit me parapagesë.

e) Nëpërmjet One Family, mund të përfitohet edhe një linjë Telekom Fiks falas, me pajtim mujor 0 Lekë/muaj nëpërmjet të cilës mund të kryejë thirrje falas drejt të gjithë numrave Telekom Fiks dhe Mobile. Të gjithë anëtarët e grupit mund të telefonojnë Kujdesin e Klientit dhe të kenë në dispozicion një ekip të dedikuar dhe specializuar për ta.

 

A mund t’a modifikoj grupin tim?

Po, Krijuesi i grupit mund të modifikojë grupin duke u paraqitur në dyqanet Telekom. Krijuesi mund të shtojë ose të fshijë anëtarët e grupit sipas kushteve përkatëse të One Family.

 

Çfare ndodh nëse kam promocione të tjera, mund të përfitoj nga të dy uljet?

Nëse ju keni përfituar nga një promocion tjetër dhe bëheni pjesë e One Family, ju do të përfitoni nga promocioni më i madh. Pra, nëse keni 50% ulje për 6 muaj dhe bëheni pjesë e One Family, ju do të vazhdoni të përfitoni uljen prej 50% deri në përfundimin e 6 mujorit, dhe më pas të përfitoni nga 20% ulje si anëtar i One Family.

 

A mund të jem pjesë e më shumë se një grupi One Family?

Jo, ju nuk mund të jeni anëtar i më shumë se një grupi One Family. Ju duhet të dilni nga një grup për të kaluar në një grup tjetër..

 

Si mund të aktivizoj Telekom Family Fiks?

Ju duhet të krijoni një grup One Family për të përfituar linjën me 0 lekë pajtim mujor Family Fix. Nëse ju keni në përdorim një linjë Telekom Fiks, ju mund të kaloni programin tuaj në Family Fiks duke qenë pjesë e One Family.

 

Si mund të përdor shërbimin Transfertë Krediti?

Me krijimin e grupit One Family, ju do të zgjidhni të aktivizoni shërbimin Transfertë Krediti falas drejt të gjithë anëtarëve me parapagesë të grupit tuaj, deri në 3,000 lekë në muaj. Nëse ju kryeni transferta jashtë grupit tuaj, atëherë ju do të tarifoheni sipas tarifave në fuqi të shërbimit. Ju nuk keni nevojë të paguani garanci ekstra për të përdorur këtë shërbim.

 

Çfarë ndodh nëse fshin të gjithë anëtarët?

Nëse ju fshini anëtarët e grupit tuaj, atëherë grupi do të shpërbëhet, ju dhe anëtarët tuaj nuk do të përfitoni më nga paketa e One Family.

 

A mund të ndryshoj planin tim tarifor?

Po, ju mund të ndryshoni planin tuaj tarifor Smart në një nga planet e tjera SMART M,L ose XL.

 

Për çdo pyetje mbi përdorimin e orës MyKid, ju lutemi klikoni në www.telekom.com.al/mykid