QAFORJA MYPET JU MUNDËSON:

MONITORIM NË KOHË REALE TË VENDNDODHJES tË Kafshës tuaj shtëpiake

PËRCAKTIM I ZONAVE TË SIGURTA DHE LAJMËRIME NËSE KAFSHA JUAJ SHTËPIAKE DEL NGA ZONA

MUNDËSI TË DËRGONI 4 SINJALE ZANORE TE Kafsha juaj shtëpiake nga APLIKACIONI MYPET

VEÇORITË E PAJISJES:

MATERIALE JO-TOKSIKE

BATERI QË REZISTON DERI NË 100 ORË

PAJISJE REZISTENTE NDAJ PLUHURIT DHE PIKAVE TË UJIT


PAKETA E KOMUNIKIMIT MYPET

Për të qenë në lidhje, pajisja MyPet ka nevojë për:

  • SIM TELEKOM
  • Paketë mujore MyPet me 50MB + 100SMS Kombëtare për 400 lekë/muaj ose plani tarifor MyPet Hybrid me 50MB + 100SMS Kombëtare për 200 lekë/muaj

PAKETËN MYPET E PËRFITONI FALAS NËSE JENI ABONENT TELEKOM DHE AKTIVIZONI NJË NGA PAKETAT STANDARDE ME PARAPAGESË mbi 1,100 lekë/muaj

*Nuk përfshihen paketat roaming

KUTIA MYPET PËRMBAN

  • Pajisjen MyPet
  • Qaforen
  • 1 kabëll USB
  • Udhëzuesin e përdorimit
  • Manualin e sigurisë

*Garancia për pajisjen është 1 vit

SHKARKONI APLIKACIONI

Partner shitje MyPet: Vet Hospital Tirana

SI FUNKSIONON MYPET

• Pasi keni bërë blerjen e paisjes sigurohuni që të ruani në një vënd të sigurt ID-në me 10 shifra

• Hiqni kodin PIN

• Vendsoni kartën SIM sipas fletës së udhëzimit

• Karikoni MyPet duke përdorur karikuesin USB që ndodhet në paketim, në momentin që paisja është në karikim do të pulsoj një dritë jeshile dhe kur MyPet është karikuar plotësisht do të shfaqet drita e gjelbër konstante

• Ndizni MyPet duke shtypur butonin e ndezjes

• Instaloni aplikacionin MyPet për Android ose iOS

• Krijoni llogarinë tuaj nëpërmjet aplikacionit . Ju lutemi mbani ID-në e MyPet, fjalëkalimin e llogarisë suaj dhe emërin e përdoruesit në një vend të sigurt

*Për më shumë informacione rreth mënyrës së përdorimit dhe për detaje të tjera rreth paisjes ju lutem drejtohuni në të gjitha dyqanet TELEKOM



klikoni kËtu për të shkarkuar UdhËzuesin e Përdorimit

 

Pyetje të shpeshta

Si të aktivizoni MyPet-in tuaj?

1. Merrni MyPet nga kutia dhe shkruani ID-në e tij me 10 shifra në një vend të sigurt.

2. Në rast se keni blerë MyPet pa një kartë SIM, para se ta vendosni, ju lutemi çaktivizoni kodin PIN dhe vendosni kartën SIM në vendin e caktuar, siç tregohet në udhëzuesin e përdorimit.

3. Karikoni MyPet duke përdorur karikuesin USB standard 5V në kuti. Kur pajisja të jetë në karikim, do të shihni dritën jeshile të pulsojë. Kur MyPet është karikuar plotësisht, do të shfaqet drita e gjelbër konstante.

4. Ndizni MyPet duke mbajtur butonin e ndezjes, derisa pajisja të lëshojë një tingull specifik.

5. Instaloni aplikacionin MyPet për Android ose iOS ose hyni në https://telekom.com.al/mypet

6. Krijoni llogarinë tuaj nëpërmjet aplikacionit. Ju lutemi mbani ID-në e MyPet, fjalëkalimin e llogarisë suaj dhe kodin e regjistrimit në një vend të sigurt.


Si ta karikoni MyPet?

Hiqni kapakun pranë butonit të ndezjes dhe do të shihni vendin ku vendoset karikuesi. Karikimi i baterisë së pajisjes vazhdon për rreth 120 minuta duke përdorur një kabllo USB standarde 5V. Pasi të jetë karikuar pajisja, mbylleni kapakun me kujdes për të shmangur kontaktin me ujë, pluhur ose papastërti të tjera. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe karikues standard të telefonave celularë.

Si të krijoni një llogari për MyPet?

• Krijoni llogarinë tuaj nëpërmjet aplikacionit MyPet.
• Vendosni adresën e email-it tuaj.
• Vendosni fjalëkalimin, me të paktën 6 karaktere.
• Konfirmoni fjalëkalimin tuaj.
• Vendosni ID-në 10 shifrore të pajisjes.
• Vendosni një emër për pajisjen.
• Kompletoni procesin e regjistrimit.

Si të kontrolloni statusin e MyPet?

Nëse shtypni vetëm një herë butonin e ndezjes, pajisja do t'ju shfaq për 3 sekonda statusin e saj:
1. Drita blu - MyPet është ndezur, mirëpo ju nuk jeni të keni lidhur me të.
2. Drita e bardhë - MyPet është ndezur dhe ju jeni të lidhur me të.
3. Drita e kuqe - MyPet nuk ka bateri.
4. Drita jeshile që pulson - MyPet është duke u karikuar.
5. Drita jeshile e vazhdueshme - Bateria e MyPet është plotësisht e karikuar.


Si mund ta fikim pajisjen MyPet?

Pajisja mund të fiket përmes aplikacionit të instaluar në telefonin tuaj celular. Klikoni tek Settings (Konfigurime) dhe zgjidhni opsionin "Switch device off" (Fik) në pjesën e poshtme në listë.
My Pet mund të fiket gjithashtu duke mbajtur shtypur për disa sekonta butonin e ndezjes.

A është MyPet rezistent ndaj ujit?

MyPet NUK është rezistent ndaj ujit. Është rezistente ndaj baltës, pluhurit, lagështisë, pikave të ujit, mirëpo nuk duhet të futet në ujë.
Mos përdorni ujë ose detergjentë për ta pastruar atë. Nëse është e nevojshme, pastrojeni me një leckë të lagur.
KUJDES! MyPet është rezistente ndaj pikave të ujit vetëm nëse pjesa ku vendoset karikuesi si dhe pjesa ku vendoset karta SIM janë të mbyllura mirë.
Nëse pajisja është lagur, fikeni atë dhe lëreni që të thahet në një peshqir me një temperaturë dhome në një mjedis me lagështi të ulët. Prisni të paktën 24 orë përpara se ta ndizni atë ose ta karikoni sërish.

Si të dërgoni komandat kafshës suaj përmes MyPet?

Hapni aplikacionin dhe shkoni tek "Menu për trajnimin”. Kur të shtypni një nga katër butonat, MyPet do të lëshojë tinguj specifik. Duke ndjekur udhëzimet në https://telekom.com.al/mypet ju mund të trajnoni kafshën tuaj për të ndjekur një numër të komandave, të tilla si "eja", "ulu", "shtrihu", "qetë" dhe të tjera

Përse nuk po marr njoftime?
Nëse keni aktivizuar njoftimet në menu (Konfigurime)Settings > Notifications (Njoftime) në aplikacionin MyPet, por ju nuk jeni duke i pranuar ato, është e mundur që telefoni juaj të mos lejojë njoftimet nga ky aplikacion i veçantë. Nëse keni një iPhone, shkoni te Settings > Notifications dhe jepni leje MyPet që të marrë njoftime. Nëse keni një telefon Android, shkoni te Settings > More > Application Manager, zgjidhni MyPet nga lista e aplikacioneve, të instaluara në telefonin tuaj dhe lejoni që të marrë njoftimet. Një arsye tjetër mund të jetë për shkak të mungesës së lidhjes së internetit.

Për çfarë do të njoftohem nga MyPet?
MyPet do të njoftojë në rastet kur kafsha juaj del jashtë zonës së sigurisë së shtepise ose shëtitjes. Ju do të njoftoheni gjithashtu në rastet kur bateria duhet të karikohet.

Si mund ta gjeni se ku ndodhet kafsha juaj?
Ikona e shfaqur në aplikacion tregon vendndodhjen e kafshës suaj në hartë në një kohë të caktuar. Historiku i Vendndodhjes tregon se ku ka qenë kafsha juaj në çdo 10 minuta brenda 30 ditëve të fundit.

A mund të menaxhoj MyPet nga dy telefona të ndryshëm?
Po mundeni, nëse ndani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e aplikacionit me dikë që ju i besoni.


A mund të monitorohen më shumë se një pajisje MyPet përmes aplikacionit nga një telefon celular?
Po, nëse i shtoni ato përmes (Konfigurime)Settings > (Konfigurimet e llogarisë) Account Settings > Shto pajisje të re. Ju mund të shtoni deri në 5 paisje MyPet.

A mund të telefonojë paisjen MyPet?
Jo, nëpërmjet MyPet nuk mund të kryhen telefonata.