M-PAY NGA TELEKOM

SHPEJT, KUDO NË ÇDO ÇAST!

PAGUANI FATURAT, RIMBUSHNI NUMRIN, AKTIVIZONI PAKETAT DIGITALB NGA CELULARI JUAJ!

 

Tani me Telekom dhe M-Pay, është më thjesht se kurrë!

 

ME M-PAY JU MUND TË:

 

Gjithçka, kudo dhe në çdo moment direkt nga celulari juaj!

 

  Përfitoni një paketë DHURATË me rimbushjen e parë nëpërmjet M-Pay!


Paketat janë të vlefshme për 7 ditë dhe përfitohen vetëm një herë nga numri i cili do të rimbushet.

 

Shërbimi M-Pay ofrohet FALAS nga Telekom 

 

Si mund të përdor shërbimin M-Pay?


Pyetje të shpeshta

 

a) Rreth Shërbimit

Në cilat banka mund të regjistrohem?

Mund të regjistroheni në M-PAY në çdo degë të Raiffeisen Bank dhe Societe Generale Albania.

 

Sa i sigurtë është M-PAY?

M-PAY bashkëpunon me institucionet bankare për të ofruar një shërbim të thjeshtë dhe të sigurtë. Shërbimi është i lidhur me numrin tuaj celular dhe i mbrojtur nga kodi personal i sigurisë PIN, si i tillë mund të përdoret vetëm nga ju dhe të autorizohet vetëm nga ju. Për më tepër M-PAY është licencuar nga Banka e Shqipërisë duke e bërë mënyrën më të sigurtë për të kryer pagesa.

 

Sakushton M-PAY?

Të gjitha shërbimet e M-PAY ofrohen pa pagesë. Regjistrimi është falas, pa komision mujor dhe pa komision per pagesat që do te kryheni.

Mund të regjistrohem me më shumë se një llogari bankare?

Ju mund të lidhni vetëm një llogari bankare nga një bankë e caktuar me shërbimin M-PAY. Ndërkohë jeni i lire të regjistroni llogaritë rrjedhëse ne banka te tjera.

 

Mund të regjistrohem në më shumë se një bankë?

Po, ju mund të regjistroheni për shërbimin M-PAY në më shumë se një bankë partnere. Më pas në menunë M-PAY mund të zgjidhni llogarinë të cilën dëshironi ta përdorni përkryerjen e  pagesave.

 

Nuk kam kredit në numrin tim celular. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Hyrja në menunë M-PAY është falas. Ju mund të aksesoni shërbimin dhe të kryeni pagesa edhe nëse nuk keni kredit ne llogarinë e numrit tuaj celular.

 

Mund të përdor M-PAY në një shtet tjetër?

Po,  ju mund të përdorni shërbimin M-PAY në çdo vend të botës ku telefoni juaj celular punon normalisht. Aksesimi është falas edhe kur përdoret jashtë Shqipërisë.

 

Kam ndryshuar numrin celular. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Po,  ju duhet të shkoni në bankën tuaj për të ndryshuar numrin celular të lidhur me llogarinë tuaj M-PAY.

 

Jam regjistruar në më shumë se një bankë. Si mund te ndryshoj llogarinë kryesore?

Mjafton të hyni ne menunë M-PAY duke thirrur #777# dhe të zgjidhni “Administro llogarine M-PAY”  e  mëpas “Administro Llogaritë Bankare”. Më pas zgjidhni llogarinë tuaj kryesore.

 

Si mund te çregjistrohem nga M-PAY?

Ju mund të çregjistroheni nga M-PAY duke shkuar në bankë dhe të kërkoni të çregjistroheni.

 

Më nevojitet një smartphone?

Jo, M-PAY funksionon me të gjithë llojet e telefonave celulare

 

 

b) Rreth pagesa faturash

Çfarë informacioni më nevojitet për të paguar një faturë?

Për të paguar një faturë mjafton të dini numrin e faturës. Pasi të keni hyrë ne menunë Pagesë Faturash zgjidhni shërbimin që do të paguani dhe vendosni numrin e faturës.

 

Nuk e kam faturën e printuar, mund të paguaj nëpërmjet M-PAY?

Po, mjafton të dini numrin e faturës për të kryer pagesën.

 

Fatura i përket dikujt tjetër, mund ta paguaj unë për të?

Po  ju mund të paguani fatura te miqve dhe të afërmve. Mjafton të dini numrin e faturës.

                         

Më duhet të marrë një vërtetim për pagesën e një fature, si mund ta kem në rast se fatura është paguar nëpërmjet M-PAY?

Ju mund të merrni një vërtetim nga banka juaj për çdo transaksion të kryer nëpërmjet M-PAY. Gjithashtu M-PAY ju dërgon një SMS konfirmues me detajet e pagesës pasi paguani faturën.

 

Do të paguaj ndonjë komision për transaksione te kryera?

Jo, ju do të paguani vetëm vlerën e faturës pa asnjë komision shtës.

 

A mund te kthej pagesë në një fature?

Ju lutem kontaktoni me bankën tuaj për çdo kthim pagese.

 

 

 

c) Reth Rimbushje Elektronike

Mund të aktivizojë një ofertat nga menuja M-PAY?

Po, ju mund të aktivizoni paketën që dëshironi menjëherë pasi keni konfirmuar rimbushjen, për numrat Telekom, duke zgjedhur “1. Zgjidh Paketen”. Zgjidhni paketën që dëshironi dhe konfirmoni aktivizimin. Paketat mund t’i aktivizoni edhe kur rimbushni një numër tjetër.

 

Sa kohë nevojitet për transferimin e kreditit?

Transferimi i kreditit kryhet menjëherë. Numri që përfiton rimbushjen do të njoftohet menjëherë me një SMS nga operatori celular për përfitimin e kreditit.

 

Nuk ndodhem në Shqipëri. Mund të rimbush numrin tim apo një numër tjetër nëpërmjet M-PAY?

Po,  mund të përdorni shërbimin M-PAY kudo qe ndodheni jashtë Shqipërisë. Aksesimi është pa pagesë edhe në këtë rast.

 

d) Rreth Digitalb

Cfarë informacioni më nevojitet për të blerë një paketë abonimi?

Për të blerë një paketë abonimi ju nevojitet vetëm numri i Smart Card. Regjistroni Smart Card-in duke zgjedhur 6. Digitalb dhe më pas 1. Regjistrim i Smart Card të re dhe ndiqni hapat. Më pas numri i Smart Card do të mbetet i regjistruar dhe për të blerë nje paketë abonimi mjafton të zgjidhni Smart Card-in respektiv dhe të zgjidhni produktin që dëshironi nga lista.

 

Mund të regjistroj më tepër se një Smart Card?

Po.  Ju mund të regjistroni deri në 4 Smart Card. Në çdo rast mund të çregjistroni një Smart Card duke zgjedhur 2. Cregjistro Smart Card në menunë Digitalb.

 

A do të përfitoj nga uljet promocionale të Digitalb?

Po ju do  të përfitoni paketa te abonimit edhe me çmimet promocionale të ofruara nga Digitalb.

 

e) Rreth SMS Alert

Mund të regjistroj më shumë se një kontratë për të njëjtin tregtar?

Po mund të regjistroni edhe më shumë se një kontratë për tregtar. Për OSHEE ju mund të regjistroni deri në 5 kontrata.

 

Si mund të aktivizoj SMS Alert për kontratë e OSHEE?

Pasi të kryeni pagesën e faturës suaj OSHEE nëpërmjet menusë #777# zgjidhni 1. Konfirmo për të konfirmuar aktivizimin e SMS Alert. Mënyra tjetër është duke dërguar mesazh në numrin 55000  me tekst: OSHEE kodi_i_klientit më pas të ndiqni hapat për të konfirmuar numrin e kontratës duke dërguar: R OSHEE kodi_i_klientit.

 

Nuk jam zotëruesi i kontratës. Mund të regjistroj fatura te kontratës në SMS Alert edhe në këtë rast? Më nevojitet konfirmim?

Po, mund të regjistroni kontrata në SMS Alert edhe në rastet kur ju nuk jeni zotëruesi i kësaj kontrate. Do t’ju nevojitet vetëm numri i kontratës.

 

Mund të paguaj nëpërmjet SMS-së?

Po. Mjafton t’I përgjigjeni njoftimit me SMS.

 

Kushton më tepër nëse paguaj me SMS?

Jo.  Pagesa nëpërmjet SMS nuk ka komisione shtesë. Ju do të tarifoheni vetëm 10 Lek + TVSH nga krediti juaj celular nga operatori juaj për SMS-në e dërguar