Me Mobile TV nga Telekom ndiqni filmat, emisionet dhe ndeshjet e preferuara nga smartphone juaj, kudo ku ndodheni në rrjetin 4G. Për të gjithë klientët me parapagesë & klientët me kontratë.

 

Televizion

  • Kudo ku ndodheni, me internet nëpërmjet WiFi ose Telekom 4G/4G+
  • 40 kanale televizive nga Tring
  • 5 kanale sportive SportHD nga Tring
  • 3 kanale High Definition


Video On Demand – FALAS

  • Mijëra filma, seriale televizive, dokumentare, programe per femije, sport për ti zgjedhur kurdo që dëshironi.
  • Pa pagesë shtesë

 

EPG (Guida elektronike)        

  • Programacion i detajuar i çdo kanali në transmetim dhe ditët në vijim

 


Gjithçka vetëm 700 lekë/muaj!
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

Aktivizimi:

Ndiqni hapat më poshtë për të aktivizuar paketën Mobile TV për 1 muaj:

  • Dërgoni SMS me tekst TV tek 142
  • Shkarkoni aplikacionin nga linku që do të merrni me SMS
  • Hapni aplikacionin në smartphone
  • Vendosni emrin e përdoruesit (username) dhe fjalëkalimin që merrni me SMS

Ju mund ta aktivizoni paketën edhe duke vizituar çdo dyqan Telekom. Shërbimi Mobile TV funksionon në çdo smartphone me system operimi Android (mbi 4.0) ose iOS.

 


Paketa Mobile TV

Kohëzgjatja                     30 ditë nga momenti aktivizimit
Çmimi                               700 lekë

Kanalet TRING 

 

 

Paketa përfshin edhe 5GB internet 4G të vlefshme për përdorimin e Mobile TV. Pas përfundimit të GB, trafiku nga 4G do të kalojë nga paketat tuaja ekzistuese ose tarifim për njësi.

Kujdes: Ky aplikacion përdor sasi të lartë të dhënash si pasojë e transmetimit të videove në cilësi të lartë. Ju sugjerojmë përdorimin e aplikacionit nga WiFi ose paketave të internetit 4G Telekom.

Shënim: Shërbimi është i vlefshëm për të gjithë klientët me parapagesë si dhe për klientët e planeve me kontratë SMART, All Inclusive dhe Relaks. 

 

   Pyetje të shpeshta

1. Pse Mobile TV?

 

Mobile TV përdor teknologjinë IPTV, risi kjo që ka ndryshuar kudo mënyrën e të parit TV duke përmirësuar tej mase cilësinë e transmetimit dhe duke ofruar një game më të gjerë zgjedhjesh për të përmbushur çdo dëshirë dhe interes tuajin gjatë kohës së dedikuar televizionit. Shumëllojshmëria e programacionit dhe lista e gjatë e kanaleve televizive të ofruara në abonimet mujore nga Telekom e bëjnë Mobile TV aplikacionin perfekt për të patur televizionin tuaj të personalizuar kudo ku jeni. Gjithashtu kategoritë e pasura të opsionit të videove sipas kërkesës (video on demand) ofrojnë mënyrën më komode për të parë çdo video të përzgjedhur në kohën më të përshtatshme për ju. Mobile TV është shumë i lehtë për t’u shkarkuar dhe përdorur dhe mbi të gjitha ju mund ta ktheni atë në televizorin tuaj personal duke përzgjedhur nga kanalet dhe kategoritë e videove që ju interesojne dhe preferoni më tepër.

2. Çfarë mund të bëj me Mobile TV?

 

VOD (Video on demand) – Duke përdorur opsionin VOD ju keni nje librari te pasur videosh dhe programesh për ti parë kur ju dëshironi dhe jo në një orar te caktuar siç ndodh me programet televizive. Kategoritë e ndryshme si: filma, seriale televizive, dokumentare, sport janë për të kënaqur çdo kërkesë tuajën. Guida e programeve – ju lejon të informoheni në çdo moment mbi përmbajtjen e programeve në transmetim dhe atyre ne vijim.

3. A mund të ndryshoj pajisjen?

 

Pasi kredencialet (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi) janë vendosur në një aparat celular, atëhere këto kredenciale jane të vlefshme vetëm për këtë paisje. Në rast se përdoruesi dëshiron të përdorë Mobile TV në një aparat tjetër, atëherë është e nevojshme të kontaktoj me Shërbimin ndaj Klientit

4. A mund ta përdor në TV?

 

Për momentin shërbimi i ofruar nga Telekom shërben vetëm për paisjet telefonike të lëvizshme.

5. A mund ta përdor jashtë Shqipërisë?

 

Aplikacioni mund të përdoret dhe jashtë Shqipërisë, por me performancë të ulët pasi ka limitime dhe rënie cilësie.

6. A shpenzon nga MB e paketës aplikacioni? Sa?

 

Të gjithë përdoruesit e shërbimit Mobile TV do kenë në llogarinë e tyre 5 GB të vlefshme vetëm për perdorimin e këtij shërbimi. Pas përfundimit të kësaj pakete atëhere shërbimi do konsumojë MB të mbetura nga paketa të ndryshme të internetit që perdoruesit kanë aktivizuar.

7. Përse nuk kam cilësi të mirë të sinjalit të videos?

 

Sinjali që transmetohet nga aplikacioni Mobile TV është i përshtatshëm në varësi të paisjes që ju përdorni dhe kjo bën që aplikacioni të përdorë dhe një sinjal të ulët për të shfaqur shërbimin. Ju lutemi sigurohuni që të ndodheni në një zonë ku sinjali është i mjaftueshëm për transmetimin e shërbimit.

8. A mund të vendos çelës për kanalet për të rritur?

 

Për momentin nuk ka kanale për të rritur

9. A funksionon në tableta? Si mund ta instaloj?

 

Po. Aplikacioni Mobile TV mund të shkarkohet dhe në tablet. Mjafton që nga dyqani Android (Googe Play)i tabletës të kërkoni Mobile TV, ta shkarkoni dhe më tej ta instaloni. Pasi të keni instaluar aplikimin mund të perdorni kredencialet që keni marrë nga Telekom nëpërmjet SMS.