Telekom Albania ju njofton se duke filluar nga data 15 Qershor 2019 për abonentët me kontratë biznesi, të rinj dhe ekzistues, abonentët me Kontrate Individuale SMART si dhe klientët me parapagesë të cilët do të vizitojnë Kosovën do të ofrojë tarifat për njësi si më poshtë:

Lekë/njësi (TVSH e përfshirë) Të vlefshme për klientët me parapagesë Të vlefshme për abonentët me kontratë individuale Të vlefshme për abonentët me kontratë biznesi
Thirrje Dalëse (min) 28.5 25.65 24.2
SMS Dalëse (sms) 9 8.1 7
DATA (MB) 11.49 1.5 1.5
Thirrje Hyrëse 6 6 6
SMS Hyrëse Falas Falas Falas

Tarifimi i minutave do të kryhet fillimisht per 30 sekondat e para dhe më pas do të vazhdojë për çdo sekondë.
Interneti do të tarifohet në baze kb, për çdo kb.

• Paketat aktuale Roaming do të vazhdojnë të ofrohen në treg si një alternativë shumë e mirë për klientët me parapagesë dhe me kontratë. (Rrjetet e Kosovës janë të përfshira në këto paketa).

• Abonentët biznes do të vazhdojnë të përfitojnë nga paketat internet aktuale që janë në treg si dhe për planet tarifore Business Matrix do të vazhdojë të jetë e vlefshme Tarifa Ditore Roaming (Daily Pass Fee) (Rrjetet e Kosovës janë të përfshira në këto paketa).

• Gjithashtu, abonentët me Kontratë Biznesi dhe Kontratë Individuale do të informohen për konsumin e internetit në nivelet 4.000 Leke (pa tvsh) dhe 5.000 Lekë (pa tvsh).