Si të kontaktoni me Kujdesin Ndaj Klientit të Telekom Albania?

Telefon:
Dëshironi të telefononi? Numrat e mëposhtëm janë në dispozicionin tuaj:
Duke telefonuar FALAS numrin 142
Shërbimi i automatizuar i kujdesit të abonentit, i cili mund të kontaktohet nga abonentët me parapagesë si edhe me kontratë. Ju do të keni mundësinë të:

Kryeni rezervimin tuaj për paketat Silver dhe Gold në programin One Life

Aktivizoni oferta dhe paketa
Aktivizoni dhe çaktivizoni shërbime
Të informoheni mbi shërbime të ndryshme
Për t’ju ndihmuar si dhe përgjigjur pyetjeve tuaja në lidhje me shërbimet dhe paketat që dëshironi të përdorni, duke shtypur numrin 0, mund të transferoheni tek agjentët, Falas.

Duke telefonuar numrin 139
Shërbimi i kujdesit të klientit për numrat me parapagesë – 10 lekë/min, ju do të keni mundësinë të:
Aktivizoni oferta dhe paketa
Aktivizoni dhe çaktivizoni shërbime
Gjithashtu të informoheni për:
   -Tarifat
   -Zonat e mbulimit
   -Shërbimin Roaming
   -Kodin PIN & PUK
   -Ankesa të ndryshme
   -Bllokimin e kartës në rast humbje apo vjedhje etj.
Duke telefonuar FALAS numrin 144
Shërbimi i kujdesit të abonentit për numrat me kontratë (Individual), ju do të keni mundësinë të informoheni për:
   -Planet tarifore
   -Paketa të ndryshme
   -Tarifat
   -Zonat e mbulimit
   -Shërbimin Roaming
   -Kodin PIN & PUK
   -Ankesa të ndryshme
   -Bllokimin e kartës në rast humbje apo vjedhje etj.
 
Duke telefonuar numrin 133
Shërbimi i kujdesit të klientit për numrat Telekom Fiks me parapagesë dhe kontratë.
Falas për numrat Telekom Fiks me parapagesë dhe Fiks me kontratë.
10 lekë/min për numrat Telekom me parapagesë, 3 lekë/min për numrat Telekom me kontratë, ju do të keni mundësinë të informoheni për:
   -Paketa të ndryshme
   -Tarifat
   -Zonat e mbulimit
   -Kodin PIN & PUK
   -Ankesa të ndryshme
Duke telefonuar FALAS numrin 141
Shërbimi i kujdesit të abonentit (i automatizuar), ju do të keni mundësinë të:
   -Kryeni rimbushjen e numrit tuaj
   -Informoheni për kreditin e kartës
   -Informoheni mbi datën e skadencës së kartës
   -Të aktivizoni shërbimin Friends & Family.
SMS

Dëshironi të dergoni SMS?

Numri 145 do t’ju informojë me të dhënat si mëposhtë:

Duke dërguar SMS FALAS në numrin 145 Shërbim informues mbi gjendjen e faturës (për numrat me kontratë), ju do të keni mundësinë të kontrolloni:
Trafikun mujor aktual, duke dërguar SMS me tekst (1)
Trafikun për muajin e kaluar, duke dërguar SMS me tekst (0)
Për të kontrolluar MB, SMS dhe Minutat e mbetura, duke dërguar SMS me tekst (2)
Për volumin e mbetur të paketave BlackBerry, duke dërguar SMS me tekst (3)
Email:
Na shkruani në adresen: customercare@telekom.com.al