Telefonat celularë dhe siguria

Telefonat celularë dhe siguria
 

Shumë prindër u blejnë telefona celularë fëmijëve të tyre për arsye sigurie. Të qenit në dijeni që fëmija juaj mund të kontaktohet në cdo kohë, i bën prindërit të ndihen më të qetë. Megjithatë telefonat celularë mund t’i ekspozojnë fëmijët ndaj disa rreziqeve.

Telefonat celularë mund të kenë akses në internet dhe në këtë mënyrë mund t’i ekspozojnë fëmijët me përmbajtje të papërshtatshme. Edukimi i fëmijëve për përdorimin e sigurtë të celularit është i nevojshëm pasi shumicës së fëmijëve u mungon maturia për të kuptuar rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i celularëve.

 

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar fëmijët të jenë të sigurtë:

  • Kuptoni opsionet e celularit përpara se ta bleni. Mos nënshkruani për shërbime, në të cilat nuk doni që fëmija juaj të ketë akses. Pyesni se si mund të bllokohen shërbimet e papërshtatshme.
  • Sigurohuni që celulari që blini të jetë i përshtatshëm për moshën dhe eksperiencën e fëmijës tuaj.
  • Familjarizohuni me teknologjinë celulare që përdor fëmija juaj apo që ju prezantohet atyre nga shokët.
  • Përdorni PIN apo kode për celularin për ta mbrojtur nga përdorimi i paautorizuar. Ruajini numrat PIN apo kodet sekrete.
  • Të huajt mund të kenë akses informacioni tek celulari juaj nëpërmjet teknologjisë Bluetooth. Vendoseni celularin tuaj nën opsionin “I pagjetshëm”.
  • Përfshijini fëmijët në zgjedhjen e opsioneve të internetit, shërbimeve dhe planeve tarifore, në mënyrë që ata të ndajnë përgjegjshmërinë dhe kostot e aktiviteteve të tyre online.