Profili i Kompanisë

 

Marka Telekom Albania u prezantua në Shqipëri në 23 Korrik 2015. Telekom Albania vjen me këtë emër pas një sërë zhvillimesh dhe ndryshimesh që kanë ndodhur vitet e fundit në kompani.

Historiku 

2019

Tetor: Telekom Albania merr licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz. Ky hap çel rrugën për përmirësime të mëtejshme të rrjetit dhe për zgjerimin e kapaciteteve. Gjithashtu, brezi i frekuencave 800 MHz është brezi i fundit i gjeneratës 4G duke i hapur rrugë gjeneratës së re 5G, e cili ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e "Internet of Things."

Maj: Pronësia e kompanisë transferohet plotësisht nga Grupi OTE (Pjesë e Grupit Deutsche Telekom) tek Albania Telecom Invest (“ATI”), e cila përfaqëson një grup investitorësh të njohur. “ATI” drejtohet nga Z. Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, operatorit më të madh të pavarur të telekomunikacionit në Europën Juglindore, si edhe nga Z. Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.

2018

Gusht: Telekom Albania certifikohet si rrjeti celular më i mirë në Shqipëri në testin e performancës të kryer nga P3 për rrjetet celulare.

Shkurt: Superbrands Albania vlerëson për të dytin vit radhazi Telekom Albania si një ndër tridhjetë markat më të vlerësuara në tregun shqiptar, dhe kompania më e mirë në kategorinë e telefonisë së lëvizshme.

2017

Dhjetor: Telekom vlerësohet nga Partnerët Shqipëri me “Çmimin për Kontribut në Nivel Kombëtar” në mbështetje të zhvillimit social, kujdesit shëndetësor dhe mjedisor në vend.

Nëntor: Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (UN) në Shqipëri dhe Telekom Albania nisin partneritet për të nxitur veprimet drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Shqipëri.

2016

Tetor: Telekom shpërblehet me çmimin “Superbrand” si kompania më e mirë në kategorinë e telefonisë së lëvizshme.

Shtator: Telekom Albania i shpërblen abonentët e saj nëpërmjet ofrimit të një shërbimi të ri dhe unik, programit “OneLife”, një paketë e plotë me ekzaminime dhe vizita mjeksore falas për çdo abonent të kompanisë.

Gusht: Telekom Albania certifikohet si rrjeti celular më i mirë në vend, në testin e performancës të kryer nga P3 për rrjetet celulare.

Maj: Telekom Albania prezanton “Sea Hero”, lojën e parë celulare në botë kundër demencës. Kjo lojë arriti  3 milionë shkarkime dhe gjeneroi të dhëna të barazvlefshme me mbi 12,000 vite kërkime në laborator. 

 

2015

Dhjetor: @Telekom Community Store hap dyert si hapësira më e re në Tiranë për argëtimin e të rinjve. Ky vend shërben si një vendtakim për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, artit dhe kulturës.

Shtator: Telekom Albania nis ofrimin e internetit më të shpejtë të gjeneratës së katërt, 4G+, fuqia e së cilës arrin në 225 Mbps.

2012

Dhjetor: Partners Albania i akordon Telekom Albania-s çmimin e Filantropisë 2012, për kontributin e vazhdueshëm në fushën sociale.

Nëntor: Telekom Albania vlerësohet me çmimin e “Ekselencës në biznes” për shërbimin 3G.

Qershor: Telekom Albania  mbulon me sinjal 3G rreth 95% të vendit.

Janar: 3 muaj pas liçensimit për shërbimin 3G, kompania hedh në treg shërbimet e gjeneratës së 3-të në Shqipëri, me çmimet më konkurruese dhe shpejtësinë më të lartë të të dhënave në treg, duke arritur deri në 48 mbps.

2011 

Dhjetor: Ofrohet shërbimi “Fix”, duke ofruar çmimet më konkurruese në tregun shqiptar.

Nëntor: Telekom Albania sjell me sukses iPhone 4S në tregun shqiptar.

Shtator: Telekom Albania është ofertuesi më i lartë në tenderin për licencën e dytë 3G në Shqipëri. Merr licencën për ofrimin e shërbimit 3G. 

2010

Janar: Nis fushata e re e pozicionimit të korporatës me sloganin “E shohim botën si ti”. Në bashkëpunim me RIM dhe Apple, Telekom Albania hedh në tregun shqiptar me sukses BlackBerry dhe iPhone.

2009

Dhjetor: Abonentët e Telekom Albania kalojnë shifrën 1.9 milionë.
 

2008

Dhjetor: Abonentët e Telekom Albania arrijnë në 1.4 milionë.

2007

Shtator: Telekom Albania hedh në treg brandin me parapagesë WHAT’S UP me tarifat më të leverdisshme në treg.

Shkurt: Abonentët e Telekom Albania arrijnë shifrën 1 milion.

2006

Tetor: Prezantohen programet e biznesit për klientët Corporate, duke ofruar shërbime të integruara për sipërmarrjet e mëdha si dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

2005

Shkurt: Hidhen në treg shërbimet MMS. 
 

2004

Dhjetor:  Hidhet në treg “Wireless Internet” përmes GPRS.

2003

Dhjetor: Mbulimi i rrjetit të Telekom Albania arrin 90% të popullsisë dhe 80% të territorit.

2002

Dhjetor: Telekom Albania hedh në treg shërbimet roaming për ALBAKARTA.

2001

Dhjetor: Numri i abonentëve kalon 273 mijë.

2000

Dhjetor: Telekom Albania hedh në treg produktin me paragesë ALBAKARTA.

1996

Maj: Telekom Albania nis shërbimet si kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.