Politika e Sitemit të Integruar të Menaxhimit

   
Ndjeshmëria, përgjegjshmëria dhe angazhimi i kompanisë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë në procesin tonë të vendimarrjes objektivat ekonomikë, mjedisorë dhe socialë shprehet në mënyrë të përmbledhur në Politikën Sitemit të Integruar të Menaxhimit.  

 

Ne, në Telekom Albania, si pjesë e GRUPIT OTE, të frymëzuar nga VIZΙONI, MISIONI ynë dhe PRIORITETET STRATEGJIKE, gjithmonë përpiqemi për të përmirësuar filozofinë tonë të suksesshme të orientimit ndaj klientit, pozicionimin konkurues në treg dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të avancuara teknologjikisht.

Si një korporatë qytetare e përgjegjshme, ne synojmë të përcjellim vlera tek të gjithë palët që punojmë me ne dhe besojmë se cilësia, siguria dhe shëndeti në punë, konsumi i energjisë dhe mjedisi përbëjnë shqetësimet thelbësore të rrënjosura në kulturën e kompanisë sonë. Në këtë kontekst, ne synojmë që sjellja e stafit të lartë drejtues të kompanisë tonë të shërbejë si një model për t’u ndjekur.

Duke synuar Ekselencën e Biznesit, Ne jemi të vendosur të:

  • Përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet dhe performancën e kompanisë duke vendosur, monitoruar dhe rishikuar objektivat e vendosura me qëllim arritjen e tyre dhe ku është e mundur tejkalimin e pritshmërive të të gjitha palëve që punojnë me ne.
  • Veprojmë me përgjegjshmëri dhe zbatojmë të gjitha detyrimet ligjore të parashtruara nga legjislacioni i zbatueshëm, dhe ku mundemi t’i tejkalojmë ato.  
  • Sigurojmë një nivel të lartë sigurie dhe mbrojtje të të dhënave.
  • Adoptojmë një përqasje të integruar në menaxhimin efiçent të shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit. 
  • Kërkojmë nga personeli, kontraktorët dhe furnitorët tanë, të marrin pjesë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave lidhur me cilësinë e aktiviteteve tona, shëndetin dhe sigurinë në punë, konsumin racional të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke zbatuar të gjitha programet dhe rregulloret e vendosura.
  • Hulumtojmë zgjidhje inovative të zbatueshme në aktivitetet, produktet dhe shërbimet tona, adoptojmë përqasje parandaluese me qëllim reduktimin e impaktit në mjedis, ndotjes, si edhe evitimin e incidenteve që cënojnë sigurinë dhe shëndetin e personelit, partnerëve tanë apo publikut në përgjithësi.
  • Informojmë publikun, personelin dhe të gjitha palët e interesit lidhur me çështjet e cilësisë, mjedisore, si edhe ato lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Në mënyrë vullnetare, ne synojmë të mbrojmë publikun nëpërmjet parimeve dhe rekomandimeve të pranuara në Politikën EMF (Fusha Elektromagnetike), duke përfshirë transparencën, informimin, pjesëmarrjen dhe promovimin e shkencës.
  • Zbatojmë plotësisht kërkesat e Sistemit të Integruar të Manaxhimit që kemi implementuar dhe në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojmë efikasitetin e tij.

 

Chief Executive Officer

Dimitrios Blatsios