Politika e Cilësisë, Mjedisit dhe Shëndetit dhe Sigurisë

 

Politika e Cilësisë, Mjedisit dhe Shëndetit dhe Sigurisë  

Ndjeshmëria, përgjegjshmëria dhe angazhimi i kompanisë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë në procesin tonë të vendimarrjes objektivat ekonomikë, mjedisorë dhe socialë shprehet në mënyrë të përmbledhur në Politikën e Cilësisë, Mjedisit dhe Shëndetit dhe Sigurisë.  

Në Telekom Albania, të frymëzuar nga VIZIONI, MISIONI dhe PRIORITETET STRATEGJIKE të GRUPIT, ne gjithmonë përpiqemi të përmirësojmë filozofinë e suksesshme të orientimit ndaj klientit, të ruajmë pozicionin konkurrues në treg si dhe të ofrojmë vazhdimisht produkte dhe shërbime të avancuara teknologjikisht.

Si një kompani e përgjegjshme, ne kemi për qëllim të përcjellim vlera tek të gjithë palët që punojnë me ne. Cilësia e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga ne, Siguria e Shëndeti në Punë si dhe zvogëlimi i ndikimit të operacioneve tona në Mjedis janë çështje të rrënjosura thellë në kulturën tonë korporative. Në këtë kontekst, ne synojmë që sjellja e stafit të lartë drejtues të kompanisë tonë të shërbejë si një model për t’u ndjekur.

Duke synuar Ekselencën e Biznesit, ne jemi të vendosur të:

  • Përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme operacionet dhe performancën e kompanisë duke vendosur, monitoruar dhe rishikuar objektivat e vendosura me qëllim arritjen e tyre dhe ku është e mundur tejkalimin e pritshmërive të të gjitha palëve që punojnë me ne.
  • Zbatojmë të gjitha detyrimet legjislative dhe ku mundemi t`i tejkalojmë ato.
  • Kërkojmë nga personeli, kontraktorët dhe furnitorët tanë, të zbatojnë të gjitha programet dhe rregulloret e vendosura.
  • Hulumtojmë zgjidhje inovative të zbatueshme në aktivitetet, produktet dhe shërbimet tona me qëllim reduktimin e impaktit në mjedis, ndotjes, si edhe evitimin e incidenteve që cënojnë sigurinë dhe shëndetin e personelit, partnerëve tanë apo publikut në përgjithësi.
  • Informojmë publikun, personelin dhe të gjitha palët e interesit lidhur me çështjet e cilësisë, mjedisore, si edhe ato lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Në mënyrë vullnetare, ne synojmë të mbrojmë publikun nëpërmjet parimeve dhe rekomandimeve të pranuara në Politikën EMF (Fusha Elektromagnetike), duke përfshirë transparencën, informimin pjesëmarrjen dhe promovimin e shkencës.
  • Zbatojmë plotësisht kërkesat e Sistemit të Manaxhimit të Integruar që kemi implementuar dhe në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojmë efikasitetin e tij.

Drejtori Ekzekutiv

Dimitrios Blatsios