Pajtueshmëria


Pajtueshmëria

 

Pajtueshmëria me legjislacionin në fuqi, Kodin e Sjelljes dhe politikat e brendshme është e një rëndësie madhore për kompaninë tonë. Sigurimi i pajtueshmërisë është një prioritet i Bordit Drejtues të Kompanisë. Pajtueshmëria nënkupton një angazhim të fortë ndaj parimeve të integritetit, transparencës, drejtësisë, profesionalizmit, shpirtit të skuadrës dhe respektimit të rregullave dhe parimeve të cilat janë thelbësore për zbatimin e funksioneve të kompanisë.

Për këtë qëllim, stafi drejtues ka adoptuar dhe implementuar një Sistem për Manaxhimin e Pajtueshmërisë (C.M.S.), për sa i përket respektimit nga të gjithë punonjësit dhe stafi drejtues të legjislacionit në fuqi, Kodit të Sjelljes dhe politikave të brendshme, me synim shmangien e risqeve dhe pasojat e tjera ligjore ndaj kompanisë dhe punonjësve të saj. Duke vepruar në këtë mënyrë, përfitojnë të gjithë: vetë kompania, punonjësit, klientët, furnitorët dhe aksionerët gjithashtu. Efikasiteti i Sistemit për Manaxhimin e Pajtueshmërisë varet nga angazhimi dhe mbështetja e të gjithëve, stafi drejtues dhe punonjësve.

Elementët kryesorë të CMS-së janë:

Parandalimi i sjelljeve të parregullta paralelisht me pajtueshmërinë me politikat e aprovuara për CMS-në. Në këtë mënyrë, si kompania ashtu edhe punonjësit e saj janë të mbrojtur nga pasojat ligjore si rrjedhojë e sjelljeve të parregullta, ndërkohë që reduktohen risqet për dëmtimin e reputacionit të kompanisë. Ky parandalim arrihet kryesisht nëpërmjet:

Trajnimit të punojësve lidhur me rreziqet që përfshin shkelja e rregullave themelore, si ato që kanë të bëjnë më korrupsionin, mashtrimin, abuzimin me të dhënat personale, manipulimin e pasqyrave financiare, daljen e informacioneve konfidenciale të biznesit, etj.

Kanaleve të krijuara për komunikimin me punonjësit, në mënyrë që këta të fundit të mund të paraqesin pyetjet e tyre lidhur me implementimin e Kodit të Sjelljes dhe Politikave, në rast se kanë ndonjë pasiguri mbi mënyrën se si duhet të trajtojnë çështje që hasin gjatë punës së tyre të përditshme.

Zbulimit të shkeljeve të pajtueshmërisë dhe masat ndaj tyre.

Në mënyrë që të bëhet i mundur raportimi i shkeljeve të Politikave, rregulloreve dhe legjislacionit në fuqi, Kompania ka hartuar Politikën e Raportimit të Shkeljeve dhe kanalet përkatëse të komunikimit.

Në kuadër të kësaj Politike, punonjësit apo/dhe palët e treta mund të raportojnë duke bërë të ditur identitetin e tyre apo në mënyrë anonime, një informacion të brendshëm, të shprehin një shqetësim apo një ankesë lidhur me shkelje të mundshme të Politikave të Kompanisë apo kuadrit ligjor. Ne nuk lejojmë asnjë veprim hakmarrës nga ana e instancave të Kompanisë, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj çfarëdolloj personi, i cili me dashamirësi, raporton ose shpreh ndonjë shqetësim apo ankesë lidhur me shkeljen e politikave apo të ligjit.

Kanalet e komunikimit për ankesat:

Jeni të lutur të mos i përdorni këto kanale për ankesa që  kanë të bëjnë me produktet apo shërbimet e Kompanisë. Këto ankesa duhet t'i dërgohen Shërbimit të Kujdesit për Klientin. Ankesat mund të raportohen nëpërmjet postës, postës elektronike dhe telefonit si më poshtë.

Nëpërmjet Postës në:

Telekom Albania sh.a
Zyra e Auditit të Brendshëm & Pajtueshmërisë
Rr. Gjergj Legisi, Laprakë, Tiranë, Shqipëri

Nëpërmjet telefonit në: +35542275321

(nga e hëna në të premten: nga ora 8:00  - 17:00)

Me e-mail në: complianceoffice@telekom.com.al

Nëpërmjet formës elektronike

Departamenti përgjegjës për organizimin dhe adoptimin e CMS-së, raporton direkt tek Bordi Drejtues i Kompanisë. Ndërsa implementimi i CMS-së monitorohet nga Komiteti për Pajtueshmërinë, Riskun dhe Mbikëqyrjen e Korporatës. Qëllimi kryesor i ketij komiteti është mbështetja dhe monitorimi i implementimit te sistemeve të manaxhimit të pajtueshmerisë dhe riskut dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me mbikqyrjen e korporatës.

Sistemi i Manaxhimit të Pajtueshmërisë në Telekom Albania është shqyrtuar me sukses nga auditorë të jashtëm të pavarur, të cilët kanë konfirmuar efikasitetin e procedurave të pajtueshmërisë së Kompanisë.

POLITIKAT PËR PAJTUESHMËRINË

Në kuadër të implementimit të Sistemit për Manaxhimin e Pajtueshmërisë,  janë në zbatim Politikat dhe Kodet e mëposhtme:

Kodi i etikës 
Kodi i etikës është kuadri drejtues i sjelljes së të gjithë punonjësve të Grupit tonë. Ne veçanti, ky kod konfirmon përkushtimin tonë per t'iu përmbajtur ligjeve dhe rregullave që ndikojnë ne fushën e operimit të kompanive të Grupit, gjithashtu edhe kërkesave që lidhen me sjelljen etike dhe në përputhje me pesë principet drejtuese si bazë e suksesit tonë. “Kodin e Etikës” mund ta shkarkoni këtu.

Politika për raportimin e shkeljeve
Kjo Politikë synon manaxhimin e rasteve që kanë të bëjnë me veprime të ndaluara, të papërshtatshme apo me shkelje të politikave të Kompanisë, proçedurave dhe ligjeve të në fuqi.

Kodi i etikës për drejtuesit e lartë financiarë
Ky kod përcakton kuadrin e sjelljes për drejtuesit e lartë financiarë, në mënyrë që të nxitet ndershmëria, integriteti, transparenca dhe sjellja etike gjatë përmbushjes së përgjegjësive të tyre manaxheriale.

Kodi i etikës për mbrojtjen e të drejtës së individit për privatësi në trajtimin e të dhënave personale brenda Grupit

Qëllimi i këtij Kodi është që të sigurojë një nivel të lartë dhe të njëtrajtshëm mbrojtje të të dhënave personale të punonjësve, klientëve dhe aksionerëve të kompanive të Grupit, si edhe konfidencialitet të komunikimeve. Kodin mund ta shkarkoni këtu

Kodi i sjelljes për furnitorët

Telekom Albania, si pjesë e Grupit OTE, miraton një sërë vlerash themelore dhe parime të biznesit për vlerësimin e furnitorëve ekzistent dhe të ardhshëm të produkteve dhe shërbimeve në të gjithë botën, në lidhje me çështjet e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës në fushën e Punës, Shëndetit dhe Sigurisë, Mjedisit dhe Etikës, siç përcaktohet në këtë Kod Sjellje Për Furnitorët.

Kodi i Sjelljes Për Furnitorët është pjesë e marrëveshjeve të furnitorëve tëTelekom Albania. Duke nënshkruar një kontratë me Telekom Albania, një furnitor pranon përputhshmërine me rregullat e përcatuara në këtë Kod Sjellje Për Furnitorët. Kodin mund ta shkarkoni këtu

Politika e operimit me informacionin e brendshëm
Kjo politikë parashtron rregullat për mosabuzim me informacione ekskluzive nga ana e ekzekutivëve dhe rregullon mënyrën e nënshkrimit, blerjes apo shitjes së letrave me vlerë nga kompanitë e Grupit.

Politika për donacionet dhe sponsorizimet
Kjo Politikë udhëzon kompaninë se si duhet të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me sponsorizimet dhe donacionet.

Politika për pranimin dhe ofrimin e dhuratave nga korporatat
Kjo Politikë ofron një përshkrim të rregullave dhe rregulloreve të sjelljes lidhur me pranimin dhe ofrimin e dhuratave, shpërblimeve dhe çdo lloj përfitimi tjetër në marrëveshjet e biznesit.

Politika kundër mashtrimit
Kjo Politikë është krijuar për të facilituar kryerjen e kontrolleve që do të ndihmojnë në detektimin dhe parandalimin e mashtrimeve kundrejt kompanisë.

Politika për evenimentet
Kjo Politikë përshkruan kushtet themelore, parimet dhe rregullat e sjelljes që duhen zbatuar në konceptimin, planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e eventeve.

Politika për shmangien e konfliktit të interesit dhe luftimin e korrupsionit
Kjo politikë përkufizon konceptin e konfliktit të interesit në kompani dhe përcakton rregullat dhe veprimet për ta zbutur këtë fenomen dhe për të luftuar korrupsionin.

AUDITI I BRENDSHËM

Struktura e Auditit të Brendshëm dhe Pajtueshmërisë në Telekom Albania ndihmon kompaninë me qasje sistematike dhe shkencore për vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit të procesit të manaxhimit të riskut. Roli kryesor i Zyrës së Auditit të Brendshëm dhe Pajtueshmërisë është vlerësimi i vazhdueshëm i mjaftueshmërisë së kontrolleve të brendshme, kryerja e auditeve të brendshëm në çdo strukturë të kompanisë, ndërmarrja e auditeve me objektiva specifike sipas kërkesave të drejtuesve, konfirmimi i përputhshmërisë me politikat e procedurat e kompanisë dhe me kuadrin rregullator, si edhe raportimi i shmangieve.