Mjedisi

 

Sistemi i Manaxhimit të Mjedisit

Për nga vetë natyra e shërbimeve të telekomunikacionit, Telekom Albania ka një impakt relativisht të ulët në mjedis. Gjithsesi me qëllimin për të parandaluar çdo impakt negativ në mjedis, që prej vitit 2009, kemi filluar të analizojmë aktivitetet tona, produktet dhe shërbimet në mënyrë që të indentifikojmë ndërveprimin me mjedisin për të reduktuar impaktin në mënyrë faktike.

Në vitin 2011, ne kemi implementuar Sistemin e Manaxhimit të Mjedisit në përputhje me udhëzimet e standardit ISO 14001:2004, i cili garanton që kompania të shmangë çdo impakt negativ në mjedis apo të minimizojë efekte të mundshme duke përdorur mekanizma të strukturuar të cilat gjithashtu mundësojnë përputhshmëri me legjislacionin Shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Dedikimi ynë kundrejt mjedisit u konfirmua në vitin 2012 nga Trupi Çertifikues TÜV Hellas / TÜV NORD me çertifikimin e suksesshëm të Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit sipas standardit ISO 14001:2004 në të gjitha fushat tona të operimit.

Kliko këtu për të shfaqur certifikatën.