Njoftime per shtyp

10.03.2016

Telekom sjell ekskluzivisht magjinë e realitetit virtual me Samsung S7, Samsung S7 Edge dhe syzet Gear VR

Në 11 mars, Samsung ofron për shitje në mbarë botën modelet më të reja të smartphone: Samsung S7 dhe Samsung S7 Edge. Edhe në Tiranë, risia teknologjike e Samsung prezantohet te @Telekom Community Store, ndryshe nga çdo herë tjetër. Të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë do të kenë mundësinë të përjetojnë falas dhe ekskluzivisht realitetin virtual me Samsung S7 dhe syzet virtuale Gear VR.

Syzet virtuale Gear VR janë një prodhim unik që sjell një formë krejt të veçantë për të parë fotot, videot dhe lojërat. Formati 3D i shoqëruar me zë dhe grafikë të shkëput nga realiteti aktual duke të dhënë ndjesinë e të qenit brenda në lojë apo në vendin ku po ndodh ngjarja. Gjenerata e dytë e Gear VR ka peshë 318 gram, ofron pamje të gjerë, komandim me anë të lëvizjes së kokës dhe për të përjetuar plotësisht eksperiencën e realitetit virtual Gear VR ka buton me prekje, rregullues për volumin e zërit dhe fokusit të figures. Gear VR pra ofron çdo gjë që vështirë mund të thuhet me fjalë, por që mund të provohet në @Telekom Community Store (tek ish-blloku). Syzet Gear VR funksionojnë me aparatet e reja të Samsung Galaxy S7, Galaxy S7 Edge, Galaxy Note5, Galaxy S6 Edge+, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.

Jo vetëm kaq, Telekom Albania mundëson këdo që dëshiron t’i bëjë të vetat këto paisje me një ofertë fantastike: Samsung Galaxy S7 mund të blihet vetëm me 79,900 lekë, nëse klienti zgjedh shërbimin me kontratë dy vjeçare dhe përfiton FALAS syzet Gear VR.

Telefonat do të jenë në shitje në një pjesë të dyqaneve të Telekom Albania, por mund të blihen edhe online te faqja e internetit www.telekom.com.al/shop. Për më shumë informacion, klikoni www.telekom.com.al ose përjetoni magjinë virtuale në @Telekom Community Store në ish-Bllok, duke filluar nga data 11 Mars, ora 16:00. Për dy javë, në @Telekom do të keni mundësinë të testoni dhe provoni syzet Gear VR.

Samsung Galaxy S7 Edge është vlerësuar si një model mahnitës, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Me një formë krejtësisht të hollë dhe elegante, Samsung S7 Edge ka kamera të avancuar Dual Pixel 12MP, ndër më të mirat të projektuara ndonjëherë. Ky model ka përmasa 150.9 x 72.6 x 7.7 mm dhe peshon vetëm 157 gr. Gjithashtu, është shumë i thjeshtë në përdorim dhe ka një bateri tejet rezistente prej 3.600 mAh. Samsung Galaxy S7 është po ashtu rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, me përmasa 142.4 x 69.6 x 7.99mm, peshon 152 gr dhe ka kamera Dual Pixel 12MP.

Telekom Albania e ofron Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge si pjesë e bashkëpunimit midis Samsung dhe Deutsche Telekom Group.