Njoftime per shtyp

28.10.2016

Telekom shpërblehet me çmimin “Superbrand”

Telekom shpërblehet me çmimin “Superbrand” 

Telekom Albania fitoi çmimin “Superbrand” në kategorinë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur gjatë mbrëmjes së të enjtes, morën pjesë përfaqësues nga fusha të ndryshme të biznesit. Ky është edicioni i parë që zhvillohet në Shqipëri ku janë përzgjedhur 27 kompani fituese për kategori të ndryshme. Kompanitë pjesëmarrëse janë faktorë që sjellin vlerat përkatëse në tregun shqiptar.

Telekom Albania u përzgjodh si më i miri në kategorinë e telefonisë së lëvizshme. Teknologjia e standardeve europiane, si edhe rrjeti më i madh dhe më i besuar janë nga vlerat kryesore të brandit Telekom që çmohen nga publiku. Këtyre u shtohet përvoja e shkëlqyer e klientit në çdo pikë kontakti me kompaninë, krahas produkteve apo shërbimeve përherë inovative.

Gjatë ceremonisë u shpallën edhe kompani të tjera fituese në kategori të ndryshme të industrisë dhe tregtisë që kryejnë aktivitet në Shqipëri.

Superbrands është një organizatë ndërkombëtare e krijuar për të informuar kompanitë mbi rolin e markës në ndërmarrjen e tyre. Gjithashtu, shërben edhe si autoritet ndërkombëtar për certifikimin e markave. Prej vitit 1994 në shumë vende të botës janë organizuar programe të saj, të cilat identifikojnë dhe japin vlerësime publike për markat më të fuqishme.