Njoftime per shtyp

09.06.2020

Telekom Legends: Turneu i parë multiplatform e-gaming në vend

Trego talentin në Telekom Legends

Turneu i parë multiplatform e-gaming në vend

 

 

Turneu më i madh në e-gaming vjen këtë verë nga Telekom Albania në bashkëpunim me GameOn Albania si një iniciative me qëllim nxitjen e një skene kompetitive në e-sports dhe mobile gaming në Shqipëri.

 

Ky është turneu i parë ku lojtarët do të kenë mundësi të marrin pjesë në 8 lojra të ndryshme ku përfshihen lojra si Fortnite, PUBG, Clash Royale në platforma mobile, apo lojra si CS:GO, FIFA apo League of Legends në PC dhe konsola. Turnetë do të zhvillohen në 8 fundjava njëra pas tjetrës, ku nëse ja dilni te jeni pjesë e finalistëve apo triumfoni, do të përfitoni nga çmimet fantastike që kemi vendosur për ju.

 

Me zhvillimet e shpejta të teknologjisë dhe ndikimin në rritjen e numrit te përdoruesve të lojërave nga celulari, jemi entuziast që sjellim për herë të parë në Shqipëri një turne për mobile games.

 

Ky aktivitet njekohësisht bën bashkë dhe promovon vizionin tonë drejt sigurimit të një përvoje superiore në rrjetin Telekom dhe ofrimin e pajisjeve më të mira të cilat suportojnë teknologjinë e fundit për klientët tanë.

 

Përpos talentit, interneti i shpejtë në lidhje të qëndrueshme dhe parametrat e telefonave të mençur janë dy nga aspektet kryesore që ndikojnë në performancën e një lojtari. Rrjeti Telekom ndihmon në përvojën gjatë lojës duke mundësuar lidhje të shpejtë, pa ndërprerje.

 

Bazuar në rezultatet e testit mbi latency (vonesën), një term i njohur si lag* në komunitetin e lojtarëve fanatik, rrjeti Telekom klasifikohet me një normë tejet të ulët - perfekt për gaming, që e bën Telekom ofruesin e duhur për këdo që luan lojra nga celulari apo në lëvizje.

 

Vizito telekomlegends.al dhe mëso më shumë për të marrë pjesë në sezonin e parë të këtij kompeticioni ku mund të bëheni fitues i Prize Pool prej 3,000 Euro. Pjesëmarrja në këtë event është falas.

 

Regjistrohu këtu

 

*Në online gaming, lag është një vonesë e ndjeshme (latency) midis veprimit të lojtarëve dhe reagimit të serverit që mbështet video-lojën.