Njoftime per shtyp

24.07.2018

Telekom Albania ndihmon shtetasit shqiptarë në Athinë

 

Duke u solidarizuar me tragjedinë që qytetarët në Athinë janë përballur dje dhe sot, Telekom Albania i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë në Greqi dhe familjarëve të tyre duke lehtësuar komunikimin mes tyre.

Për orët në vazhdim, deri më 25 Korrik, ora 18:00 abonentët e Telekom Albania nuk do të tarifohen për SMS të dërguara drejt numrave grek.

Stafi i ekspertëve të Telekom Albania janë duke punuar maksimalisht për të siguruar komunikimin mes shqiptarëve në zonat e prekura dhe familjarët të tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, Z. Dimitris Blatsios, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e prekura nga katastrofa e shkaktuar prej zjarrit në periferinë e Athinës. “Nderkohë, solidarizohemi me të gjitha grupet e shpëtimit të cilët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta çuar gjendjen drejt normalizimit. Ne ndjejmë detyrimin që t’i qëndrojmë pranë abonentëve tanë dhe të afërmve të tyre që jetojnë në Greqi, sidomos në këto momente të vështira. Prandaj, morëm vendimin që të mundësojmë komunikimin falas gjatë këtyre orëve kritike.”  

Telekom Albania, si kompani me përgjegjshmëri sociale, përherë ka angazhuar burimet e saj njerëzore, financiare dhe teknologjike për zvogëlimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.