Njoftime per shtyp

12.02.2018

Telekom Albania mbetet Superbrand

 

Superbrands Albania vlerëson për të dytin vit radhazi Telekom Albania si një ndër tridhjetë markat më të vlerësuara në tregun shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme u kurorëzua edicioni i dytë i Superbrands Albania, me ndarjen e çmimeve, në një festë ku ishin të ftuar përfaqësues të kompanive më prestigjoze në Shqipëri.

Superbrands është autoriteti ndërkombëtar i markave që i vlerëson ato në më shumë se 60 vende të botës. Me misionin për të rritur dijen mbi rëndësinë që kanë markat për ndërmarrjet, që prej themelimit më 1994, ka promovuar programet e saj të cilat identifikojnë markat më të mira dhe rrisin njohjen në publik për vlerat që ato përcjellin në vendet ku operojnë. Identifikimi i tyre bëhet nga një grup ekspertësh nga fusha të ndryshme që secili shtet krijon, të cilët japin opinionin e tyre mbi markat me ndikimin më të fortë në treg.     

Ky ishte viti i dytë që Telekom Albania ftohet nga Superbrands për të qenë pjesë e saj, pasi u përzgjodh përsëri nga këshilli si markë e vlerësuar. Ky titull përforcon edhe njëherë pozitën e markës, e veçon nga konkurrentët dhe është një garanci më tepër se klientët po përdorin produktet dhe shërbimet e markës më të mirë në telekomunikacion. Si kompania e parë e telefonisë të lëvizshme në Shqipëri, Telekom Albania ka rritur vlerën e markës duke ofruar rrjetin e saj deri edhe në zonat më të thella të vendit. Pothuajse 97% e popullsisë gëzojnë aksesimin në rrjetin 3G dhe 85%  në rrjetin 4G, ndësa më shumë se gjysma e saj tashmë janë pjesë e përvojës së pakrahasushme të rrjetit 4G+.

Telekom Albania është kompania e parë e certifikuar për rrjetin më të mirë në Shqipëri si edhe për rrjetin më të mirë të internetit nga testimet e P3 Communication.

Për t’iu përgjigjur nevojave gjithmonë në rritje të klientëve të saj, Telekom Albania sjell produkte nga më të ndryshmet në treg si shërbimet e internetit, paketa të ndryshme roaming, portofol të plotë ofertash me parapagesë dhe me kontratë për individë dhe biznese, menaxhim të dedikuar për bizneset, pajisje elektronike me marrëveshje ekskluzive nga kompanitë e mëdha, telefoni fikse, zgjidhje për bizneset, aplikacione, fatura elektronike, etj.

E vlerësuar me çmime nga Partners Albania për kontributet e saj në komunitet si edhe çertifikuar me ISO përkatëse, Telekom Albania aspiron të jetë një kompani e përveçme për manaxhimin e përgjegjshëm. Gjithashtu, është e angazhuar të operojë në mënyra të qëndrushme në aspektin mjedisor, ndërsa mban në fokus rritjen e saj si kompani dhe të komunitetit njëkohësisht.

Filozofia e punës në Telekom Albania është ofrimi i shërbimit sa më të mirë ndaj klientit duke i ofruar rrjet dhe suport kudo dhe në çdo kohë. Ky është thelbi i sloganit “Çaste që na lidhin”.