Njoftime per shtyp

07.06.2019

Rrjeti i Telekom Albania premton adrenalinë me “Rally Albania”

Adrenalina e garave me makina do të pushtojë sërish vendin tonë në edicionin e 15-të të saj. Nga e shtuna, deri më 15 qershor, pjesëmarrës nga e gjithë bota do të garojnë në terrenet më të vështira të Shqipërisë, me partner Telekom Albania.

Ceremonia e hapjes së “Rally Albania” bëhet të shtunën ora 18:00, ku të gjithë qytetarët e Tiranës do të kenë plot surpriza të bukura, ndërkohë që gara do të nisë të nesërmen në sheshin “Skënderbej” në orën 09:00. Më pas, më 15 qershor do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Nëse keni një automjet ose motor që kualifikohet për kategoritë e aplikueshme për regjistrim në Rally, bëhuni gati të përjetoni Shqipërinë nga veriu i saj i thyer deri në jugun spektakolar. Kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të eksploruar natyrën e egër të vendit tone dhe bukurinë e tij mahnitëse. Çdo tifoz i zjarrtë i sporteve ekstreme me rrota, thjesht nuk mund ta humbasë këtë ngjarje.

Telekom është përsëri një partner i të apasionuarve me shpirt aventure.

Në rrethanat më ekstreme, e dini tashmë  se cilit rrjet mund t’i besoni.