Njoftime per shtyp

28.09.2017

Çmimi i dytë radhazi "Superbrands" për Telekom Albania

Telekom Albania arrin të fitojë për të dytin vit radhazi statusin “Superbrands” në kategorinë e telefonisë së lëvizshme. Ky titull përforcon edhe njëherë pozitën e markës sonë, na veçon nga konkurrentët dhe është një garanci më tepër se klientët tanë po përdorin produktet dhe shërbimet e markës më të mirë në telekomunikacion. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila u zhvillua në formën e një mbrëmje gala, qenë të pranishëm drejtues të lartë të shumë prej kompanive më prestigjoze në tregun shqiptar.

Pjesëmarrja në “Superbrands” është vetëm me ftesë dhe i ofrohet markave më të mira në fushën e tyre të biznesit. Këto marka përzgjidhen nga një këshill vullnetar dhe i pavarur, i përbërë nga ekspertë të shquar në industrinë e brandit, marketingut dhe medias, si edhe ekspertë nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Superbrands” është organizata më e madhe në botë që arbitron brandet që nga viti 1994 dhe është e pranishme në 92 vende. Kjo organizatë zhvillon programe në mbarë botën dhe ka si qëllim të aktivitetit të saj promovimin e brandit dhe identifikimin e brandeve të shkëlqyera në fushën e tyre të biznesit.