Njoftime per shtyp

06.06.2018

Lajmërim zyrtar lidhur me zhvillimin e Asamblesë së Aksionarëve të Telekom Albania sha, datë 29 Qershor 2018.

Të nderuar aksionerë,

Ashtu sikurse jeni vene ne dijeni, më datë 29.06.2018 pranë zyrave të shoqerise Telekom Albania SHA, në orën 10:30 do te zhvillohet mbledhja e Asamblesë së e Përgjithshme të Shoqërisë.

Rendi i dites ne kete Asamble do te jete:

  1. Prezantimi i llogarive vjetore te TAL-se per vitin 2017 si dhe diskutimi mbi shperndarjen e fitimeve vjetore, prezantimi i Raportit se ecurise se veprimtarise per vitin 2017 te pergatitur nga Drejtori Ekzekutiv, prezantimi i Raportit te ekspertëve kontabël të autorizuar për vitin ushtrimor 2017 si dhe marrja e vendimeve perkatese;
  2. Miratimi i emërimit të ekspertit kontabël të autorizuar për kontrollin e jashtem te shoqerise per vitin ushtrimor 2018.
  3. Zhveshja nga pergjegjesite e Bordit te Drejtoreve dhe Keshillit Mbikqyres ne lidhje me administrimin e shoqerise per vitin ushtrimor 2017.
  4. Të ndryshojë nenet në vijim të Statutit të Shoqërisë dhe më konkretisht:
  • Nenin 2 të Statutit të Shoqërisë, i cili ka të bëjë me shtimin e shërbimeve të reja në kontekstin e zgjidhjeve të B2B/ICT.
  • Pikën 1 të Nenit 4 të Statutit të Shoqërisë, i cili konsiston në aprovimin e adresës së re (rrugën) e selisë aktuale të Shoqërisë, për shkak të ndryshimeve në sistemin e adresave të qytetit të Tiranës;
  • Nenin 7 të Statutit të Shoqërisë (Transferimi i aksioneve me kontratë), paragrafi i dytë, i cili konsiston në shfuqizimin e të drejtës së refuzimit të parë (i radhës së parë) në favor të aksionerëve të tjerë, për transferimin e aksioneve individuale të Shoqërisë.
  1. Të ndryshme

 

Ju bejme me dije se, ne menyre per te marre pjese ne kete Asamble te Pergjithshme, duhet te keni me vete:

Karten e identitetit ose pasaporte te vlefshme per aksioneret qe do te paraqiten personalisht dhe nje autorizim per aksioneret qe do te perfaqesohen nga persona te trete apo aksionaret e tjere. 

 

Përshëndetje,

Telekom Albania Sh.A