Të nderuar aksionerë,
Bazuar në kontratën e lidhur midis Institucionit që Ju drejtoni dhe shoqërisë Telekom Albania sh.a, do të donim t’Ju informonim se Shoqëria Telekom Albania ka vendosur të zhvillojë Asamblenë e Aksionarëve më datë 28.06.2019 në orën 11:00 pranë zyrave te shoqërisë.
Rendi i ditës që do të diskutohet në këtë Asamble do të jetë si më poshtë:
a. Barrë siguruese mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga ALBANIA TELECOM INVEST AD në kapitalin aksionar të TELEKOM ALBANIA Sh.A.;
b. Kolateral financiar mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga ALBANIA TELECOM INVEST AD në kapitalin aksionar të TELEKOM ALBANIA Sh.A;
c. Hipotekë mbi të gjitha pasuritë e paluajtshme (asetet fikse) në pronësi të TELEKOM ALBANIA Sh.A;
d. Barrë siguruese mbi të gjitha sendet në pronësi të TELEKOM ALBANIA Sh.A;
e. Barrë siguruese mbi të gjitha inventaret e zotëruara nga TELEKOM ALBANIA Sh.A në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së sipërpërmendur të Huasë № 000LD-L-000900 / 05.03.2019, të datës 05.03.2019;
f. Barrë siguruese mbi të gjitha llogaritë e arkëtueshme të TELEKOM ALBANIA Sh.A deri në shumën totale prej 48 500 000 euro (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë euro);
g. Barrë siguruese mbi të gjitha llogaritë bankare të TELEKOM ALBANIA SHA në pajtim me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së Huasë së lartpërmendur № 000LD-L-000900 / 05.03.2019, datë 05.03.2019.
Lista e aksionarëve
Propozohet që të ndryshohet lista e aksionarëve sipas strukturës së re aksionare.
Lista e aksionarëve me numrin e aksioneve dhe vlerën nominale të aksioneve.
Propozohet të ndryshohet lista me aksionarët e rinj me numrin dhe vlerën respektive të aksioneve.
Propozohet që në Nenin 9 të Statutit të Shoqërisë, kompetencat e mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve, të shtohet paragrafi i mëposhtëm i cili duhet të shkrihet edhe me Nenin 10 të Statutit.
“Përveçse nëse parashikohet ndryshe në ligj, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme do të thirret me anë të një njoftimi me shkrim të dërguar me postë të regjistruar ose me postë elektronike, drejtuar çdo aksionari dhe / ose përfaqësuesit në rastin e pronarëve të përbashkët të aksioneve. Pa paragjykuar ndonjë detyrim tjetër sipas ligjit, njoftimi mund të përfshijë, aty ku është e aplikueshme, një numër identifikimi personal (PIN) në mënyrë që të lehtësojë votimin elektronik në mbledhje”.
Neni 9 do të titullohet si vijon: “Kompetencat e mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve”.
Propozohet që ky nen të titullohet si vijon: “Thirrja dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Aksionarëve”
Paragrafi: “Në momentin e miratimit të ndryshimeve të Statutit të Ri, Ernst & Young do të jetë eksperti kontabël i autorizuar i kompanisë“.
Propozohet të ndryshohet me ekspertin e ri kontabël të autorizuar të kompanisë.
Lista e Bordit të Drejtorëve (BoD) të shoqërisë;
Propozohet të ndryshohet lista e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, siç është miratuar në vendimin e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë.
Bordi i Drejtorëve/Kompetencat e anëtarëve.
Propozohet që të amendohet dhe të jepen kompetenca më të detajuara për Bordin e Drejtorëve, bazuar në ligjin respektiv dhe në strukturën aktuale të aksionarëve.
Lista e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës.
Propozohet që të amendohet përbërja e Këshillit Mbikqyrës me anëtarët aktualë, miratuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve në muajin Prill 2019.
Kompetencat e Këshillit Mbikqyrës
Propozohet që të ndryshohen dhe të jepen kompetenca më të detajuara për Këshillin Mbikqyrës, bazuar në ligjin respektiv si edhe në strukturën aktuale të aksionarëve.
______________________________________
SHËNIME PROÇEDURIALE
* Çdo aksionar që dëshiron të marrë pjesë në Asamblenë e Aksionarëve mund të marrë pjesë personalisht ose me anë të një personi tjetër të caktuar me prokurë.
* Çdo aksionar ka të drejtë të marrë çdo informacion apo dokument, duke përfshirë por pa u kufizuar ne pasqyrat financiare 2018 dhe raportet e ekspertit kontabël; draftin e konsoliduar të Statutit të TELEKOM ALBANIA; draft kontratat e garancive të parashikuara në pikën 3; draft kontratat e escrow të parashikuara në pikën 4, si dhe projekt vendimet në lidhje me pikat e propozuara të rendit të ditës, në selinë e TELEKOM ALBANIA SHA gjatë orëve të punës 9:00 – 17:00, ose nëpërmjet e-mailit pas kërkesës me shkrim të drejtuar tek CEO i TELEKOM ALBANIA, në adresën: amitaj@telekom.com.al
Ju falenderojmë për bashkëpunimin.