TELEKOM ALBANIA SH.A

 

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË DHËNIES SË SHËRBIMEVE TË TELEFONISË PUBLIKE TË LËVIZSHME PËR PAJTIMTARIN

 

Në mbështetje të:

1. Ligji Nr. 9918, dt. 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.

2. Ligji Nr. 9902, dt.17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve“, ndryshuar.

3. Ligji Nr. 9887, dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale“ ndryshuar.

4. Autorizimit Individual të Operatorëve të Telefonisë së Lëvizshme GSM në Republikën e Shqipërisë TELEKOM ALBANIA Sh.A. (TELEKOM ALBANIA), lëshuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare me Vendim Nr. 530, dt. 26.12.2008.

 

HYRJE

Këto kushte të përgjithshme (“Kushtet e Përgjithshme”) dhe tarifat e shërbimeve sipas programit tarifor të zgjedhur nga pajtimtari dhe të nënshkruara nga të dyja palët, së bashku me formularin e pajtimit për në rrjetin e telefonisë së lëvizshme TELEKOM ALBANIA ”Formulari i Pajtimit”, përbëjnë “Kontratën e Pajtimit” ndërmjet TELEKOM ALBANIA dhe kërkuesit qoftë ky individ, person fizik apo përfaqësues i autorizuar i personit juridik (më poshtë “Pajtimtari”), i cili dëshiron të përfitojë shërbime telekomunikacioni prej shoqërisë TELEKOM ALBANIA sh.a., (më poshtë “TELEKOM ALBANIA”), përcaktojnë kushtet sipas të cilave TELEKOM ALBANIA do t’i ofrojë çdo Pajtimtari shërbimet e telekomunikacioneve si dhe të çdo shërbimi tjetër që ofron TELEKOM ALBANIA (më poshtë “Shërbimet”) nëpërmjet rrjetit të saj, në përputhje me lejet dhe licensat që i janë lëshuar për këtë qëllim nga autoritetet përkatëse.

 

1. Përkufizime

“TELEKOM ALBANIA” shoqëria anonime “TELEKOM ALBANIA sh.a.”, person juridik shqiptar i regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendimin nr. 12910 të datës 27 nëntor 1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me seli në adresën: Rr. Gjergj Legisi, Laprakë, Tiranë, e cila është e licensuar si operator i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.

Pajtimtar” është individi, personi fizik ose juridik, të dhënat e të cilit gjenden në formularin e pajtimit dhe të cilit i jepet e drejta të përdorë shërbimet e sistemit të telefonisë së lëvizshme TELEKOM ALBANIA

Pajtimtar me parapagim” është pajtimtari i cili ka zgjedhur mënyrën me parapagim të pagesës për shërbimet që do të përfitojë.

TELEKOM ALBANIA do të zbatojë dispozitat e “Kushteve të përgjithshme të dhënies së shërbimeve të telefonisë publike të lëvizshme për pajtimtarin”, për pajtimtarin me parapagim, për aq sa ato janë të zbatueshme për këtë kategori pajtimtarësh, duke i përfshirë këto në paketat e shitjes me parapagesë.

“Pajisje Fundore Telekomunikacionesh” ose “Aparat” është çdo aparat që është i përshtatshëm për t’u lidhur me rrjetin e TELEKOM ALBANIA dhe plotëson standartet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

“Përdorues fundor” eshte një përdorues i cili nuk ofron rrjete komunikimesh publike ose shërbime komunikimesh elektronike, të disponueshme për publikun.

“Sistemi” është sistemi i telefonisë së lëvizshme celulare GSM i instaluar në TELEKOM ALBANIA në përputhje me Autorizimin për të ofruar shërbime publike të telefonisë së lëvizshme celulare, i cili vihet në punë sipas kushteve të autorizimit të dhënë Shoqërisë TELEKOM ALBANIA.

“Lista e çmimeve” është lista e çmimeve të shërbimeve të sipërpërmendura të komunikimeve elektronike ose të shërbimeve të tjera që kanë lidhje me këtë sistem, (bashkangjitur kësaj kontrate, të nxjerra nga TELEKOM ALBANIA dhe të vendosura prej TELEKOM ALBANIA në bazë të së drejtës së TELEKOM ALBANIA për të vendosur ose ndryshuar tarifat për shërbimet e dhëna nga sistemi.

“Portabiliteti i numrit” është procesi i transferimit të numrit të një pajtimtari nga rrjeti i TELEKOM ALBANIA tek një operator tjetër dhe anasjelltas.

“Tarifa e Thirrjes” është shuma e përcaktuar në përputhje me listën e çmimeve që paguhet nga përdoruesit për përdorimin e shërbimeve.

“Tarifa e Lidhjes me Rrjetin” është shuma që paguhet nga Pajtimtari për lidhjen e Pajtimtarit me rrjetin TELEKOM ALBANIA dhe për regjistrimin e tij në këtë rrjet në datën e pranimit të formularit të kërkesës për pajtim.

“Tarifa Mujore Fikse” është shuma që i faturohet Pajtimtarit nga TELEKOM ALBANIA çdo muaj për mbajtjen e tij në rrjetin TELEKOM ALBANIA në përputhje me listën e çmimeve, që nga data e pranimit të formularit të kërkesës për pajtim.

“Taksa të Pajtimtarit” për përdorimin e telefonisë së lëvizshme janë taksat që i paguhen shtetit shqiptar në bazë të legjislacionit në fuqi.

Numri i thirrjes” është numri të cilin TELEKOM ALBANIA ia jep Pajtimtarit pas miratimit të kërkesës së tij për përdorimin e Shërbimeve që ofron TELEKOM ALBANIA.

Karta SIM” është karta e prodhuar posaçërisht nga TELEKOM ALBANIA e cila përmban mikroprocesorin që mundëson lidhjen e Pajtimtarit me rrjetin e TELEKOM ALBANIA pasi vendoset në një Pajisje Fundore Telekomunikacionesh të përshtatshme për t’u përdorur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Lidhja” është lidhje e pajisjes fundore me sistemin.

“Ndërprerje/Bllokim” është heqja e përkohshme e të drejtës së Pajtimtarit për të përdorur shërbimet e ofruara nga TELEKOM ALBANIA, por edhe e numrit që i është dhënë atij, e cila mund t’i rikthehet përsëri në kushte të caktuara;

“Shkëputja” është heqja përfundimtare e të drejtës së Pajtimtarit për të përdorur shërbimet e ofruara nga TELEKOM ALBANIA bashkë me numrin e tij të telefonit.

Shërbime” janë shërbimet e telekomunikacioneve të cilat përfshijnë komunikimin me zë dhe transmetimin e të dhënave nga një pike fundore në një tjetër në përputhje me kushtet e Sistemit të Integruar të Komunikimeve Elektronike sipas Teknologjisë së Lëvizshme, (duke përfshirë shërbimet që jepen nga sistemet e operatorëve të tjerë), të cilat ofrohen nga TELEKOM ALBANIA në territorin e Republikës së Shqipërisë kundrejt tarifave të shpallura prej saj rast pas rasti, në përputhje me licensën e dhënë nga A.K.E.P, legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Shërbimet Roaming” Shërbime të cilat i mundësojnë Pajtimtarit të përdorë shërbimet telefonike edhe në vende jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me të cilat TELEKOM ALBANIA ka lidhur marrëveshje. Këto shërbime janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të TELEKOM ALBANIA (www.telekom.com.al) dhe pranë çdo pike të autorizuar shitje TELEKOM ALBANIA.

“Shërbimet me vlerë të shtuar” janë shërbime të cilat ofrojnë informacion, përkundrejt pagesës, nëpërmjet rrjetit publik të telekomunikimit.

“Thirrjet ndërkombëtare” janë thirrjet e bëra në drejtim të telefonave fiks ose celularë jashtë shtetit.

“Plani tarifor” është plani te cilin ka zgjedhur pajtimtari me shërbimet dhe tarifat perkatese sipas nevojave të tij, siç përcaktohet në kete Kontrate.

“AKEP” është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

 

2.     Pranimi i kërkesës për pajtim/ Lidhja e kontratës

2.1 E drejta e përdorimit të shërbimeve në bazë të kësaj Kontrate i jepet vetëm Pajtimtarit për përdorimin e tij personal, brenda kufijve të mbulimit territorial të rrjetit apo në rrjetet me të cilat TELEKOM ALBANIA ka marrëveshje roaming.

2.2 Sherbimet e pranuara nga Pajtimtari paraqiten në Aneksin 1 bashkangjitur, pjesë përbërëse e kësaj Kontrate.

2.3 TELEKOM ALBANIA është e detyruar të ofrojë vetëm ato shërbime dhe vetëm në zonat e mbulimit sipas përcaktimeve të Autorizimit, në përputhje me këto Kushte të Përgjithshme dhe Formularit për Pajtim, me kusht që formulari të jetë nënshkruar nga Pajtimtari në përputhje me ligjin dhe të jetë i pranuar nga TELEKOM ALBANIA.

3. Lidhja me rrjetin / Dhënia e shërbimeve

3.1 Lidhja me rrjetin e TELEKOM ALBANIA dhe përftimi i Shërbimeve realizohen vetëm nëpërmjet Kartës SIM e cila i jepet Pajtimtarit pasi miratohet kërkesa e tij për të përfituar Shërbimet në përputhje me Kushtet e Përgjithshme të përcaktuara në këtë Kontratë. Cilësia e shërbimeve të ofruara nga TELEKOM ALBANIA do të jetë në përputhje me treguesit e cilësisë së shërbimit të miratuar nga AKEP.

3.2 E drejta e pronësisë dhe çdo e drejtë tjetër e lidhur me Kartën SIM dhe informacionet që ajo përmban i përkasin TELEKOM ALBANIA. Pajtimtari nuk ka të drejtë të lejojë përdorimin e saj prej të tretëve apo ta shfrytëzojë kundër të tretëve me dhe pa shkëmbim dhe as të shesë apo t'i shfrytëzojë në çfarëdolloj mënyre Shërbimet.

3.3 Pajtimtari është i detyruar të dorëzojë kartën SIM në TELEKOM ALBANIA në çdo moment që t’i kërkohet, dhe veçanërisht kur një gjë e tillë kërkohet për shkaqe sigurie, urgjence apo interesash publikë në lidhje me funksionimin e rrjetit. TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të kërkojë kartën me çdo lloj mjeti ligjor.

3.4 Pajtimtari është i detyruar të njoftojë menjëherë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit të TELEKOM ALBANIA nëpërmjet thirrjes telefonike dhe ta konfirmojë njoftimin me shkrim, në rast se karta SIM vidhet, humb, shkatërrohet pjesërisht apo plotësisht ose kur dyshon se kodet e tij personale për përdorimin e saj janë bërë të njohura, në mënyrë që të bllokohen thirrjet në lidhjen e tij. Në çdo rast, Pajtimtari do të jetë përgjegjës ndaj TELEKOM ALBANIA për shërbimet e përfituara apo të realizuara nëpërmjet kartës SIM deri në momentin e bllokimit të kartës.

3.5 Zëvendësimi i kartës SIM (në rast humbjeje, vjedhjeje apo dëmtimi fizik) dhe rilidhja me rrjetin do të kryhet pas marrjes së njoftimit me shkrim të Pajtimtarit brenda 3 (tre) ditësh pune.

3.6 Pajtimtari mban përgjegjësi civile dhe penale për përdorimin e kartës SIM në kundërshtim me Kontratën e Pajtimit dhe legjislacionit në fuqi.

3.7 Njoftimi që i bëhet Pajtimtarit për numrin e tij, nuk do të thotë kalim i ndonjë të drejte mbi atë numër, përveç rasteve kur kjo parashikohet shprehimisht në Kontratë. Pajtimtari ka të drejtë ekskluzive të përdorë numrin e pajisjes fundore me këto Kushte të Përgjithshme. Në rastin e përfundimit të afatit të Kontratës ose të ndërprerjes së saj, për çfarëdo lloj arsyeje të ndryshme, e drejta e përdorimit të numrit të telefonit të Pajtimtarit i kalon automatikisht TELEKOM ALBANIA bashkë me të drejtat e tjera të përdorimit, që rrjedhin prej atij numri. Rikalimi kryhet automatikisht, pa qenë nevoja e njoftimit, me gojë ose me shkrim, nga asnjëra palë. TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të kalojë të drejtat e përdorimit të numrit të telefonit, kur kjo është e nevojshme për arsye që kanë lidhje me funksionimin e pandërprerë të sistemit, për arsye teknike ose kur e kërkon ligji ose nevojat e shtetit.

3.8 Në datën e shkëputjes së lidhjes së numrit të telefonit zgjidhet automatikisht dhe Kontrata në lidhje me këtë numër.

3.9 Gjatë gjithë kohëzgjatjes së Kontratës, Pajtimtari fiton të drejtën e përdorimit ekskluziv të Numrit të Thirrjes i cili i njoftohet atij me miratimin e Kërkesës, e përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së pajtimit. Kjo e drejtë i kalon ligjërisht TELEKOM ALBANIA në momentin kur Kontrata përfundon sipas dispozitave të parashikuara në këto Kushte të Përgjithshme. Pas zgjidhjes së kontratës, TELEKOM ALBANIA ka të drejtë t’ia kalojë të drejtën e përdorimit të Numrit të Thirrjes çdo personi të tretë pa mbajtur asnjë përgjegjësi kundrejt Pajtimtarit.

3.10 TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të ndryshojë Numrin e Thirrjes të Pajtimtarit kur kjo kërkohet nga ligji apo autoritetet shtetërore, për arsye teknike, apo arsye që kanë lidhje me funksionimin e Rrjetit. Në këtë rast,TELEKOM ALBANIA do të njoftojë, një muaj përpara, Pajtimtarin për ndryshimin e numrit, personalisht apo publikisht në varësi të shkakut të ndryshimit.

3.11 Me kërkesë të Pajtimtarit, e kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, TELEKOM ALBANIA mund të ndryshojë Numrin e Thirrjes së Pajtimtarit brenda mundësive që ajo ka e brenda diapazonit të numrave të lirë.

3.12 Pas zgjidhjes së Kontratës, TELEKOM ALBANIA merr përsipër ta mbajë të rezervuar Numrin e Thirrjes për ish-Pajtimtarin edhe për një periudhë shtesë tjetër prej 6 muajsh. Në rast se Pajtimtari nuk kërkon riaktivizimin e numrit brenda këtij afati, TELEKOM ALBANIA mund t’ia kalojë të njëjtin numër një personi tjetër.

3.13 Pavarësisht përcaktimeve në këtë kontratë, pajtimtari gëzon të gjitha të drejtat e dhëna nga legjislacioni dhe kuadri rregullator në fuqi, përfshirë të drejtën e portabilitetit të numrit të dhënë nga TELEKOM ALBANIA në një sipërmarrës tjetër të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë dhe përdorimin e shërbimeve të këtij sipërmarrësi tjetër, sipas kuadrit rregullator përkatës për portabilitetin e numrit.

4. Pajisje ose Aparat fundor telekomunikacionesh

4.1 TELEKOM ALBANIA i dorëzon Pajtimtarit ekskluzivisht vetëm Kartën SIM pa mbajtur përgjegjësi për përzgjedhjen, furnizimin dhe funksionimin e Aparatit, që kryhen me përgjegjësinë e Pajtimtarit. Karta SIM mund të vendoset dhe të funksionojë vetëm me Aparate të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi të cilat janë të përshtatshme me rrjetin e TELEKOM ALBANIA. Pajtimtari mban përgjegjësi kundrejt TELEKOM ALBANIA për çdo dëmtim të shkaktuar në rrjetin e saj nga përdorimi i Pajisjeve Fundore të telekomunikacionit të pamiratuara. Në çdo rast, TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të mos kryejë ose të ndërpresë lidhjen me një aparat që krijon probleme në rrjetin e saj si dhe në çdo rast të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

5. Shërbimet e emergjencës dhe informacionit

5.1 Pajtimtarët mund të thërrasin pa pagesë forcat e policisë, shërbimin zjarrfikës, ndihmën e shpejtë mjekësore. Ky shërbim ofrohet në bazë të legjislacionit në fuqi pa pagesë.

6. Të Drejtat dhe Detyrimet e TELEKOM ALBANIA

6.1.  TELEKOM ALBANIA llogarit detyrimet e Pajtimtarit mbi bazën e tarifave të deklaruara prej saj dhe ka detyrimin të njoftojë Pajtimtarin për shumën e detyrimit me anë të një fature fizike dhe/ose elektronike të lëshuar prej saj e cila i dërgohet Pajtimtarit në adresën e banimit dhe/ose adresen elektronike të deklaruar prej tij në formularin e pajtimit.

6.2. TELEKOM ALBANIA është e detyruar të shpallë publikisht tarifat e saj për të gjitha llojet dhe kategoritë e shërbimeve, në përputhje me nenin 54 të Ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”. TELEKOM ALBANIA ka detyrimin të njoftojë, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, çdo ndryshim në tarifat e shërbimeve, jo më pak se shtatë (7) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre ose të ndryshimeve dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 ditë rresht.

Megjithatë:

-  ulja e tarifave mund të aplikohet automatikisht nga TELEKOM ALBANIA;

-  aplikimi i rritjes së tarifave kryhet vetëm pas ezaurimit të procesit të njoftimit me shkrim të pajtimtarit nga TELEKOM ALBANIA:

i) Nëpërmjet njoftimit individual (mund të jetë edhe me SMS apo Call Center/Shërbimi i klientit) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, në rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga operatori. Njoftimi individual duhet të përfshijë adresën se ku janë publikuar rritjet e tarifave, në rast se njoftimi nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve;

ii) Nëpërmjet mjeteve të informimit publik, jo më pak se 7 (shtatë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 (tre) ditë rrjesht, në rastin kur rritja e tarifave është miratuar nga AKEP me një vendim të veçantë.

6.3 TELEKOM ALBANIA do të ofrojë Shërbimet e saj njëzet e katër (24) orë në ditë për shtatë (7) ditë në javë, pa ndërprerje, me përjashtim të ndërprerjeve të përkohshme të shërbimit të ardhura si rezultat i punimeve të domosdoshme të mirëmbajtjes së rrjetit, në përputhje me standartet e vendosura në autorizimin lëshuar nga AKEP, orë të cilat do të jenë të programuara në mënyrë të tillë që t’u shkaktojnë sa me pak shqetësime Pajtimtarëve.

6.3.1 Në përputhje me Autorizimin Individual për TELEKOM ALBANIA, hyrë në fuqi më 26.12.2008, TELEKOM ALBANIA do të ofrojë shërbimet publike të telefonisë së lëvizshme (minimalisht telefonisë zanore dhe mesazhet text SMS) në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha rrugët kombëtare, por në asnjë rast të mos tërhiqet nga shkalla e mbulimit aktual.

6.3.2 Minimumi i mbulimit me shërbimet publike të telefonisë së lëvizshme do të jetë 95 % e popullsisë.

6.3.3 Në rrugët kombëtare, minimumi i mbulimit do të jetë 95 % e gjatësisë së rrugëve.

6.3.4 Cilësia e shërbimeve që ofrohen do të matet me treguesit që AKEP përcakton në një rregullore të veçantë.

6.3.5 Për kufizimet apo ndërprerjet e shërbimit, të cilat zgjasin më shumë se 30 (tridhjetë) minuta, TELEKOM ALBANIA duhet të vërë në dijeni AKEP-in dhe përdoruesin. Ky njoftim bëhet:

a. Të paktën 48 orë përpara, në rast të një përmirësimi, modernizimi ose mirëmbajtjeje të rrjetit;

b. sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë, pas ndodhjes së kufizimit apo ndërprerjes së shkaktuar nga defekte ose dëmtime të rrjetit.

6.4 Shqyrtimi i Ankesave nga TELEKOM ALBANIA

6.4.1 Pajtimtari mund të plotësojë ankesat, kërkesat dhe sugjerimet me shkrim në një nga format e përcaktuara nga TELEKOM ALBANIA në Kontratën e Pajtimit dhe të publikuara në faqen elektronike të tij, të cilat mund të dërgohen tek sipërmarrësi:

a.     me postë;

b.     faks;

c.     online

6.4.2 TELEKOM ALBANIA do të pranojë ankesat, kërkesat dhe sugjerimet e pajtimtarit në pikat e tij të shitjes ose nëpërmjet përfaqsuesve të tij në vendet ku është ofruar shërbimi.

6.4.3 Pajtimtari duhet të paraqesë ankesën tek sipërmarrësi sipas formës dhe procedurës së përcaktuar në kontratë:

a. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar; ose

b. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.

6.4.4 TELEKOM ALBANIA do të marrë në konsideratë ankesat, kërkesat dhe propozimet e plotësuara, duke paraqitur një raport për to dhe duke dhënë një përgjigje me shkrim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike të marrjes së tyre.

6.4.5 TELEKOM ALBANIA do të mbajë, do të ruajë dhe arshivojë një regjistër të ankesave, kërkesave, sugjerimeve, të mara nga pajtimtari, si dhe përgjigjet e dhëna atyre duke arshivuar dosjet që përmbajnë ankesat, kërkesat, sugjerimet, përgjigjet, vendimet  dhe masat  e marra brenda 12 muajve. 

6.4.6 Nëse nuk bie dakort me përgjigjen me shkrim të TELEKOM ALBANIA, Pajtimtari ka të drejtë të fillojë një procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes:

a. Duke iu drejtuar AKEP-it sipas rregullave të përcaktuara në Ligjin nr. 9918 dhe Rregullores Nr. 29; ose

b. Gjykatës kompetente sipas Kodit të Procedurës Civile.

Ankesa duhet të përmbajë një përshkrim të saktë të të gjithë rrethanave që kanë çuar në bërjen e ankesës dhe nënshkrimin e ankuesit.

6.4.7 Ankesa e plotësuar nuk do ta çlirojë pajtimtarin nga detyrimi për të paguar shumën që ai i detyrohet TELEKOM ALBANIA-s si rezultat i përdorimit të shërbimeve të ofruara.

6.5 TELEKOM ALBANIA detyrohet nga legjislacioni në fuqi për ruajtjen e konfidencialitetit të përmbajtjes së komunikimeve që realizohen nëpërmjet rrjetit të saj si dhe për konfidencialitetin e informacioneve të marra nga Pajtimtari, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Ajo mund të përdorë të dhënat e Pajtimtarit vetëm për qëllime të marrëdhënies së tyre kontraktuale dhe në përputhje me detyrimet që mund t’i lindin asaj sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

6.6 TELEKOM ALBANIA është e detyruar të ruajë të njëjtin mbulim të territorit me sinjal telekomunikacioni siç parashikohet në licensën që ajo ka marrë nga organi kompetent shtetëror.  TELEKOM ALBANIA detyrohet të sigurojë një funksionim të mirë të rrjetit sipas kushteve të përcaktuara në licensën e saj.

6.7 Pas miratimit të Pajtimtarit, TELEKOM ALBANIA mund të publikojë të dhënat e Pajtimtarit të kufizuara në emër, mbiemër, numër telefoni, adresën, veprimtarinë e Pajtimtarit (me kërkesë të tij) në numeratorë telefonikë publikë që publikohen nga TELEKOM ALBANIA ose t’ia kalojë këto të dhëna çdo operatori tjetër publik të telekomunikacioneve të përcaktuar me ligj për publikim numeratori.

6.7.1 Mund të përdoren të dhëna shtesë nëse dëshiron Pajtimtari, por kundrejt pagesës. Të dhënat e mësipërme do të përdoren vetëm për:  nënshkrimin, monitorimin dhe përfundimin e kontratës së Pajtimtarit; faturimin e shërbimeve; përgatitjen e numeratorit.

6.7.2 Pajtimtarët do të informohen pa pagesë për qëllimin e numeratorit dhe për të gjitha të dhënat, përpara se ai të botohet.

6.7.3 Pajtimtarët do të kenë mundësinë të vendosin se cilat nga të dhënat e tyre personale do të vendosen në numeratorin publik si dhe të refuzojnë për t’u përfshirë në numërator, verifikojnë, ndryshojnë ose fshijnë të dhënat vetjake, duke u tarifuar në bazë të kostove reale.

6.8 TELEKOM ALBANIA, përveç detyrimeve të përcaktuara në legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi dhe përcaktimet në pjesët e tjera të kësaj kontrate, ka gjithashtu dhe detyrimet e mëposhtme;

6.8.1 Të përgatisë kontratën dhe gjithë elementët e saj në format të printuar, lehtësisht të lexueshëm dhe të kuptueshëm.

6.8.2 Me kërkesën e pajtimtarit, bën kontratën të disponueshme për pajtimtarin në format të përshtatshëm për të plotësuar nevojat e personave me aftësi të kufizuar shikimi.

6.8.3 T’i japë pajtimtarit një shpjegim të hollësishëm të të gjitha kushteve të përdorimit dhe kontratës, para nënshkrimit të kontratës.

6.8.4 T’i japë pajtimtarit informacion të detajuar për programet tarifore që mund të zgjedhë pajtimtari, duke i dhënë mundësinë e krahasimit midis tyre, përfshirë:

i. informacion të plotë dhe të qartë për paketat tarifore dhe ofertat promocionale apo speciale si zbritjet e tarifave, trafik i pakufizuar, kohën e kryerjes së thirrjeve, duke specifikuar ndër të tjera çfarë përfshihet në paketë/ ofertë dhe çfarë nuk përfshihet në to, afatet kohore të ofertave dhe efektet e tejkalimit të tyre, përfshirë tarifat e aplikuara.

ii. Sistemin tarifor të aplikuar për shërbimet si koha minimale e tarifimit, mënyra e tarifimit pas kohës minimale, njësia e matjes për tarifimin (p.sh sekonda, intervale kohore, M/byte etj), ndryshimi i tarifës me kohëzgjatjen, koha e kryerjes së thirrjes (peak/ off peak) dhe intervalet përkatëse kohore të tyre etj.

iii. Shërbimet shtesë të përfshira në paketën e zgjedhur.

6.8.5 Të mos refuzojë lidhjen në rrjet të pajisjeve fundore që janë në përputhje me Ligjin nr. 9918 dhe aktet nënligjore të tij.

6.8.6 Të aplikojë automatikisht dhe pa njoftim uljen e tarifës së një apo më shumë shërbimeve të paketës tarifore të zgjedhur nga pajtimtari në kontratë.

6.8.7 Të mos vendosë detyrim financiar për rilidhje në rrjet nëse ndërprerja e shërbimit është kryer për shkak të gabimeve të TELEKOM ALBANIA.

6.8.8 Sipas kërkesës së pajtimtarit, të lejojë mbajtjen e numrit të alokuar në rast të ndryshimit të operatorit (portabiliteti i numrit) dhe të lejojë përdorimin nga pajtimtari të shërbimeve të ofruara nga operatorë të tjerë, në përputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi.

6. 9 TELEKOM ALBANIA ka përgjegjësi:

6.9.1 kur rrjeti GSM nuk është në gjendje t’i japë Pajtimtarit shërbimet e komunikimeve elektronike për një kohë të pandërprerë prej më shumë se 4 (katër) orë rrjesht ose një kohe të përgjithshme prej 12 (dymbëdhjetë) orësh gjatë një intervali të pandërprerë kohor prej 30 (tridhjetë) ditësh (përjashtuar rastet e forcës madhore të parashikuara në pikën 19 të këtij dokumenti). TELEKOM ALBANIA do t’i zbresë Pajtimtarit atë pjesë të tarifës fikse mujore të pajtimit të paguar prej tij gjatë kohës së ndërprerjes, edhe në rast se ndërprerja nuk vjen për faj të TELEKOM ALBANIA;

6.9.2 kur ka vonesa prej më tepër se 3 (tre) ditë për ndreqjen e defekteve në rrjet, në rastin e pakujdesisë në ndreqjen e tyre ose ndërprerjes së pajustifikuar të shërbimeve, TELEKOM ALBANIA detyrohet të paguajë Pajtimtarët në bazë të formulës së mesatares së faturave mujore që i janë paguar TELEKOM ALBANIA-s prej një pajtimtari gjatë gjysmës së fundit të vitit që i paraprin defekteve ose ndërprerjes, sipas numrit të ditëve që ka patur ndërprerje të shërbimeve. Pajtimtari nuk ka të drejtë të kërkoje dëmshpërblim tjetër, përveç kësaj pagese. Kreditimi duhet të përshkruhet qartë në faturën e lëshuar në kohën kur ka ndodhur ndërprerja ose vonesa në ndreqjen e defektit;

6.9.3 Dëmshpërblimi i pajtimtarëve konsumatorë, në kuptimin e Ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve” dhe Ligjit nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, në rastin e ndërprerjeve teknike do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe veçanërisht me nenin 41, paragrafi 3 (a) dhe 3 (b) të ligjit të mësipërm nr. 9902, si dhe me përcaktimet e kësaj Kontrate.

6.10 TELEKOM ALBANIA garanton pajtimtarin per lejimin e përgjimeve vetëm në rastet kur këto kërkohen nga organet kompetente të përcaktuara në Ligjin nr. 9157, datë 04. 12. 2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve”, i ndryshuar.

7. Të Drejtat dhe Detyrimet e Pajtimtarit

7.1 Pajtimtari ka të drejtë të përdorë shërbimet e telefonisë së lëvizshme të TELEKOM ALBANIA, në përputhje me këto Kushte të Përgjithshme të ofrimit të shërbimeve të TELEKOM ALBANIA, formularin e pajtimit, listën e çmimeve të TELEKOM ALBANIA dhe legjislacionin shqiptar në fuqi, veçanërisht ligjet për komunikimet elektronike, konsumatorin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të përshkruara më sipër.

7.2 Pajtimtari ka të drejtë:

7.2.1 Të përdorë shërbimet në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë, këto Kushte të Përgjithshme dhe Kontratën Individuale.

7.2.2 Të përfitojë nga TELEKOM ALBANIA shërbimet me të gjitha parametrat dhe cilësinë e përshkruar në kontratën e pajtimit të nënshkruar nga palët.

7.2.3 Të kërkojë dhe të marrë informacion dhe njoftime në mënyrat e përcaktuara në Kushtet e Përgjithshme në lidhje me shërbimet e ofruara nga TELEKOM ALBANIA.

7.2.4 Të informojë sipërmarrësin për vështirësitë në përdorimin e shërbimeve, dhe për ndonjë dëmtim ose prishje të shkaktuar në rrjetin apo pajisjen fundore.

7.2.5 Të paraqesë kërkesat, ankesat dhe sugjerimet dhe të marrë përgjigje brenda kohës limit të përcaktuara në kontratën e pajtimit.

7.2.6 Të jetë i informuar më parë për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit dhe në përkeqësimin e pritur të cilësisë së shërbimeve.

7.2.7 Të pezullojë përdorimin e shërbimeve me dëshirën e tij mbas paraqitjes së njoftimit me shkrim tek sipërmarrësi sipas procedurës dhe kushteve të përcaktuara në kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve.

7.2.8  Shërbimet e kontraktuara t’i aktivizohen 5 ditëve.

7.2.9 Shërbimet e pezulluara t'i riaktivizohen automatikisht me mbarimin e periudhës së specifikuar në kërkesën e pajtimtarit.

7.2.10  Për periudhën e pezullimit të shërbimit nuk do të jetë i detyruar për ndonjë tarifë pajtimi mujor apo tarifa të tjera për përdorimin e shërbimit.

7.2.11 Pezullimi i shërbimeve është i mundur jo më shumë se dy herë gjatë vitit kalendarik dhe në përiudhën e kontraktuar, vetëm nëse, do të zgjatet kjo periudhë në përputhje me rrethana të caktuara, por në çdo rast vlera totale e periudhës së pezullimit nuk mund të jetë më shumë se 3 muaj.

7.2.12 Të marrë pa pagesë faturë të detajuar për shërbimet telefonike (përveç rasteve të refuzimit nga vetë pajtimtari), së bashku me faturën tatimore, si edhe të ketë akses në informacionin online të faturave mujore.

7.3 Pajtimtari, sipas llojit të shërbimit të kontraktuar:

7.3.1 Do të përmbushë detyrimet e tij sipas Kontratës së Pajtimit.

7.3.2 Nuk do të nënshkruajë pa miratimin me shkrim të TELEKOM ALBANIA kontrata ose marrëveshje me palë të treta që të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës se Pajtimit t’iu kalojnë atyre.

7.3.3 Do të njoftojë me shkrim TELEKOM ALBANIA për ndonjë ndryshim të të dhënave të tij identifikuese brenda 10 (dhjetë) ditëve në vazhdim.

7.3.4 Do të paguajë brenda kohës dhe mënyrave të përcaktuara ne Kontratën e Pajtimit.

7.3.5 Nuk do të ofrojë/rishesë për arsye përfitimi numrat e rrjetit ose shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi.

7.3.6 Do të përdorë shërbimet vetëm për konsum personal.

7.3.7 Nuk do të ofrojë në asnjë formë, për asnjë lloj arsye, as të krijojë kushte për kopjim, regjistrim, ritransferim ose përdorim të përmbajtjes dhe shërbimeve për qëllime të tjera, dhe pa kaluar ose pa u përpjekur të kalojë mekanizmat për mbrojtjen e programeve kundër veprimeve të tilla dhe/ose përdorime të paautorizuara.

7.3.8 Nuk do të kryejë, dhe as nuk do të lejojë thirrje shqetësuese apo kërcënuese nga forma të tjera joligjore të komunkimit dhe thirrje emergjence të gabuara nga pajisjet fundore.

7.3.9 Nuk do të lejojë akses për të miturit për programe pornografike ose programe të tjera të papërshtashme dhe/ose adresa interneti.

7.3.10 Do të informojë TELEKOM ALBANIA për dëshirën e tij për të pezulluar përdorimin e shërbimit ose të shërbimeve nëpërmjet një njoftimi me shkrim paraprak, 10 (dhjetë) ditë kalendarike përpara datës së dëshiruar.

7.3.11 Nuk do të marrë përsipër, apo të lejojë, përveçse me miratimin e sipërmarrësit, gjenerimin, terminimin, tranzitimin apo devijimin e trafikut nga/tek rrjeti i sipërmarrësit duke përfituar kështu një person tjetër i ndryshëm nga ai, ose ndonjë gjenerim artificial apo devijim të trafikut të paligjshëm duke përdorur shërbimet e kontraktuara.

7.3.12 Duke pranuar këto Kushte të Përgjithshme dhe dhënë dakortësinë në Kontratën e Pajtimit, pajtimtari do të konsiderohet i informuar që TELEKOM ALBANIA  mund të mbledhë dhe të përpunojë si edhe të sigurojë të  dhënat personale sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim që të ofrojë shërbimet e komunikimeve elektronike, përfshirë edhe shërbimet me vlerë të shtuar që kërkojnë përpunim të mëtejshëm të të dhënave të trafkut, apo të dhënat e vendosjes apo të dhënat e trafikut të duhura për kryerjen e mesazhit apo tarifimin e tij.

7.3.13 Pajtimtari është i detyruar të paguajë për dëmet e shkaktuara me dashje (paramendim) për sipërmarrësin që janë direkte, (të drejtpërdrejta), të menjëhershme me veprimet e tyre dhe prishin detyrimet sipas këtyre Kushteve dhe Kontratës së Pajtimit. Pajtimtari mund të dështojë në plotësimin e ndonjë detyrimi të parashikuar këtu dhe më poshtë, në rastin e një force madhore. Në këto raste ai do të njoftohet në kohë nga TELEKOM ALBANIA për natyrën, forcën madhore, dhe pasojat e mundshme, për plotësimin e detyrimeve të tyre.

7.4 Sipërmarrësi mund të refuzojë të ekzekutojë një kontratë pajtimi, për lidhje në rrjet ose për restaurimin e aksesit të rrjetit të pezulluar përkohësisht, dhe të ndalojë ofrimin e disa apo gjithë shërbimeve kur pajtimtari: 

7.4.1 Dështon për të siguruar të dhëna dhe dokumente sipas këtyre Kushteve për këtë ose kur Kushtet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve nuk janë plotësuar, përfshirë aksesin dhe përdorimin e energjisë elektrike në pronën apo godinën dhe kushte të tjera të ngjashme. 

7.4.2 Ka kaluar afatet ose ka vonuar detyrimet për pagesën e shërbimit/ve të ofruar nga TELEKOM ALBANIA.

7.4.3 Ka përdorur apo ka lejuar përdorimin e pajisjeve të komunikimeve elektronike ose shërbimeve elektronike për qëllime dhe në kundërshtim me këto Kushte të Përgjithshme dhe legjislacionin në fuqi.

7.4.4 Ka hyrë apo është përpjekur të sigurojë akses te shërbimet e TELEKOM ALBANIA në një mënyrë të parregullt, të papajtueshme me këto Kushte të Përgjithsme apo të ndaluara me ligj. 

7.5 Gjatë pezullimit të shërbimit, pajtimtari ka të drejtë të kryejë thirrjet të emergjencës, përveçse kur është e pamundur teknikisht të realizohet. 

7.6 TELEKOM ALBANIA mund të refuzojë shërbimin e garantuar sipas kontratës së pajtimit, kur pajtimtari ka ndërmarrë vetë apo ka lejuar palë të treta të paautorizuara të marrin përsipër instalimin, modifikimin apo riparimin e pajisjeve dhe/ose të rrjetit.

7.7 Pajtimtari është i detyruar:

7.7.1 Të informojë TELEKOM ALBANIA për çdo ndryshim të informacioneve që përmbahen në formularin e tij të regjistrimit dhe në mënyrë të veçantë të adresës së tij dhe të japë të gjitha informatat që nevojiten për ofrimin sa më të mirë të Shërbimeve të saj. Çdo njoftim me shkrim do të dërgohet në adresën e deklaruar nga Pajtimtari. 

7.7.2 Të përdorë rrjetin dhe Shërbimet e TELEKOM ALBANIA në përputhje me ligjin, Kushtet e kësaj Kontrate dhe udhëzimet e TELEKOM ALBANIA dhe të mos kryejë veprime apo mosveprime te cilat mund të ndikojnë negativisht apo të rrezikojnë ofrimin e Shërbimeve.

7.7.3 Të mos i tregojë asnjë të treti kodet e sigurisë (PIN dhe PUK) të kartës SIM.

7.7.4 Të paguajë në kohë detyrimet e tij.

7.7.5 Të përdorë aparat ose aparate që nuk i shkaktojnë probleme rrjetit TELEKOM ALBANIA.

7.7.6 Të mos përdorë dhe të mos lejojë të tjerë të përdorin Shërbimet për qëllime të pamoralshme apo të paligjshme.

7.7.7 Pajtimtari, përveç të drejtave që i burojnë nga detyrimet e TELEKOM ALBANIA, ka të drejtë:

- të ndryshojë në çdo kohë shërbimet e zgjedhura nëpërmjet një njoftimi /kërkese me shkrim apo me ndonjë mënyrë tjetër të përcaktuar nga TELEKOM ALBANIA, duke respektuar kushtet e kontratës.

-të kërkojë me shkrim prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme sipas përcaktimeve të kësaj kontrate;

-të informohet nga TELEKOM ALBANIA për të gjitha modifikimet e propozuara në kushtet e kontratës së pajtimtarit, brenda një periudhe kohore jo më vonë se 15 (pesembedhjetë) ditë përpara datës së propozuar për hyrjen në fuqi të këtyre modifikimeve.

-ta anullojë kontratën pa njoftim (paraprak) dhe pa asnjë detyrim, në rast se nuk është dakort me modifikimin e kushteve të tyre (përfshirë rritjen e tarifave). Në këto raste, Pajtimtari duhet të vërë në dijeni TELEKOM ALBANIA, duke depozituar një njoftim me shkrim në TELEKOM ALBANIA. Zgjidhja e kontratës nuk do të heqë detyrimet që pajtimtari ka në bazë të kesaj Kontrate.

7.7.8 Pajtimtari me parapagim gëzon të drejta dhe ka detyrime që janë jo më pak të favorshme se ato të pajtimtarëve me paspagim, në kushtet kur lloji i shërbimit është i njëjtë dhe i aplikueshëm. Për pajtimtarët me parapagim, kushtet e veçanta të mënyrës së përdorimit të shërbimeve, përfshirë kreditimin përmes kartave rimbushëse, afatet e përdorimit të tyre, paraqiten në udhëzuesin shoqërues të kartave me parapagim, kartave rimbushëse shoqëruese dhe informacioneve të tjera të publikuara nga TELEKOM ALBANIA.

7.8 Pajtimtari, pavarësisht përcaktimeve në këtë kontratë, zotëron të gjitha të drejtat që i jep legjislacioni dhe kuadri nën-ligjor shqiptar në fuqi, veçanërisht Ligji nr. 9918, Ligji nr. 9902 dhe Ligji nr. 9887.

7.9 Ne rast se Pajtimtari lidhet me sistemin nepermjet sherbimit me parapagim ose paspagim duke aktivizuar nje Karte SIM te re, Pajtimtari nuk mund te kryeje portimin e numrit brenda periudhes prej 6 (gjashte) muaj nga aktivizimi i ketij numri. 

8.Përdorim i Shërbimeve me vlerë të shtuar në lidhje me përmbajtjen e TELEKOM ALBANIA apo/dhe të tretëve.

8.1 TELEKOM ALBANIA i ofron Pajtimtarit, nëpërmjet Aparatit të përshtatshëm, Shërbimet me vlerë të shtuar të cilat ajo është e licensuar të ofrojë në bazë të autorizimit lëshuar nga AKEP ose shërbime të të tretëve me të cilët TELEKOM ALBANIA ka lidhur marrëveshje (më poshtë “Shërbime me Vlerë të Shtuar”). Pajtimtari, në çdo rast, ka të drejtë të pranojë ose jo ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, këto Kushte të përgjithshme dhe formularin e pajtimit.

8.2 Shërbimet me Vlerë të Shtuar përdoren “siç janë” dhe nuk mund të ndryshohen apo të ndërhyhet në to nga Pajtimtari.

8.3 Në rastin kur Pajtimtari pranon ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar, ai merr përsipër të përdorë Shërbimet me Vlerë të Shtuar në mënyrë të ligjshme. Për këtë arsye, Pajtimtari, shprehimisht deklaron se: pranon se nuk do të përdorë Shërbimet për: a) të sjellë dëme ndaj të miturve, b) të përhapur apo nxjerrë informata që cënon çfarëdolloj të drejte të të tretëve, fyen personalitetin e të tretëve apo cënojnë në çfarëdolloj mënyre të drejtat personale apo sociale të të tretëve apo që bie ndesh me ligjin, c) të mashtrojë këdo në lidhje me prejardhjen e Shërbimeve me Vlerë të Shtuar d) të dëmtojë në ndonjë mënyrë reputacionin e TELEKOM ALBANIA apo të të tretëve, e) të vërë në rrezik sigurinë e rrjetit të TELEKOM ALBANIA, f) të ndërmarrë promovim reklamash të paautorizuara apo mesazheve elektronike (spam), g) të zbulojë informacione që përmbajnë të dhëna personale.

8.4 Të miturit ndalohet të përdorin Shërbimet me Vlerë të Shtuar që u drejtohen vetëm personave madhorë mbi 18 vjeç dhe Shërbime me Vlerë të Shtuar, përfshirë pjesëmarrje në lojra, që kushtojnë të paktën 100 lekë / minutë (me TVSH). Me qëllim mbrojtjen e të miturve, ofrimi i shërbimeve të tilla nga TELEKOM ALBANIA dhe / ose ofrues të tjerë të këtyre shërbimeve të cilët kanë marrëveshje me TELEKOM ALBANIA-në, do të kryhet sipas rregullave për ofrimin e këtyre shërbimeve. TELEKOM ALBANIA do të marrë masa të tilla si paralajmërimi për moshën e lejuar të përdorimit të këtyre shërbimeve dhe informacion për rregullat e lojës dhe çmimin e tyre.

8.5 TELEKOM ALBANIA do të përcaktojë kushtet dhe afatet për pjesëmarrjen e Pajtimtarit në ofertat promocionale, të cilat do të jenë në çdo rast më të favorshme për Pajtimtarin, dhe Pajtimtari ka gjithmonë të drejtën të mos t’i pranojë këto oferta.

8.6 Pajtimtari ka gjithmonë të drejtën e pjesëmarrjes ose jo në lojrat promocionale të cilat do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe rregullave të përcaktuara nga TELEKOM ALBANIA. TELEKOM ALBANIA ka detyrimin të zhvillojë lojën vetëm pasi rregullat të jenë miratuar nga organet kompetente dhe publikuar nga TELEKOM ALBANIA. TELEKOM ALBANIA ka detyrimin të informojë pajtimtarin, në mënyrë të qartë dhe kuptueshme, midis të tjerave, se para pjesëmarrjes në lojë, pajtimtari duhet të lexojë rregullat e plota të lojës.

TELEKOM ALBANIA informon pajtimtarin se ku janë publikuar këto rregulla (rregullat do të jenë të disponueshme për publikun).

TELEKOM ALBANIA do t’i kërkojë pajtimtarit të bëjë një konfirmim të tillë si: “Kam lexuar dhe pranoj rregullat e lojës.”

9. Tarifat dhe Mënyra e Pagesës

9.1 TELEKOM ALBANIA do të përcaktoje përmbajtjen e faturave, me kusht që të kenë informacion të mjaftueshëm për Pajtimtarin në mënyre të tillë, që të llogarisë shumën e duhur që do të faturojë për të gjithë shërbimet e dhëna sipas llojit të tyre, duke përfshire kohën e çdo thirrjeje në rastet kur çmimet për shërbimet ndryshojnë sipas përdorimit të tyre.

9.2 Për çdo thirrje të kryer, Pajtimtari faturohet në përputhje me listën e çmimeve që është në fuqi sipas rastit TELEKOM ALBANIA do t’i faturojë pajtimtarit në përputhje me listen e çmimeve dhe tarifave të TELEKOM ALBANIA të rëna dakort në Kontrate në kohen e nënshkrimit të Kontratës apo modifikimeve të tyre, të njoftura sipas përcaktimeve të kësaj Kontrate, me përjashtim të uljes së tarifave apo modifikimeve në favor të pajtimtarit.

9.3 Shërbimet dhe tarifat e tyre, të ofruara nga TELEKOM ALBANIA dhe të pranuara nga pajtimtari, paraqiten në Aneksin e kësaj Kontrate dhe janë pjesë integrale e Kontratës së nënshkruar midis palëve. Tarifat dhe shërbimet janë objekt ndryshimi, të cilat vendosen dhe publikohen sipas përcaktimeve të Ligjit 9918 dhe kuadrit rregullator në RSH.

9.4 Ndryshimi i shërbimeve të  kontraktuara (reduktimi i njëanshëm nga TELEKOM ALBANIA i numrit të shërbimeve dhe/ose cilësisë së tyre) dhe rritja e tarifës të një apo më shumë shërbimeve mbi nivelin e dhënë në Aneks në kohën e nënshkrimit të Kontratës konsiderohet modifikim i kushteve të përgjithshme të Kontratës, dhe TELEKOM ALBANIA ka detyrimin të njoftojë pajtimtarin, të paktën 30 ditë përpara hyrjes së tyre në fuqi.

Telekom Albania mund te aplikoje nje ndryshim te tarifave te nje apo me shume sherbimeve bazuar ne normen vjetore te inflacionit sipas Indeksit te Cmimeve te Konsumit publikuar nga Instituti i Statistikave ISTAT. Abonenti do te njoftohet me shkrim, ose me SMS ne lidhje me rregullimin sipas Indeksit te cmimeve te konsumatorit te tarifave te nje apo me shume  sherbimeve te parashikuara ne kete kontrate 30 dite perpara hyrjes ne fuqi ose rinovimit te kontrates.

Ky rregullim nuk ka asnje efekt prapaveprues.

9.5 Aplikimi i rritjes së tarifave kryhet vetëm pas ezaurimit të proçesit të njoftimit të pajtimtarit nga TELEKOM ALBANIA:

Nëpërmjet njoftimit individual (mund të jetë edhe me SMS apo Call Center-Shërbimi i klientit) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, në rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga operatori. Njoftimi individual duhet të përfshijë adresën se ku janë publikuar rritjet e tarifave, në rast se njoftimi nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve;

ii. Nëpërmjet mjeteve të informimit publik, jo më pak se 7 (shtatë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 (tre) ditë rrjesht, në rastin kur rritja e tarifave është miratuar nga AKEP me një vendim të veçantë.

9.6 Uljet e tarifave mund të hyjnë në fuqi menjëherë.

TELEKOM ALBANIA ruan të drejtën për të përcaktuar kushtet dhe afatet për pjesëmarrjen e pajtimtarëve në ofertat promocionale.

9.7 TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të kërkojë pagimin e faturave me kartë krediti të lëshuar nga një bankë kombëtare ose ndërkombëtare ose në forma të tjera pagese të përcaktuara në Formularin për Pajtim. Garancitë e vendosura në mënyrë të arsyeshme nga TELEKOM ALBANIA dhe të dhëna nga pajtimtari, do t’i kthehen atij, pa interes, kur pajtimtari nuk ka detyrime ndaj TELEKOM ALBANIA, të cilat shlyhen duke i mbajtur nga garancia e dhënë

9.8 TELEKOM ALBANIA do t’i faturojë Pajtimtarit me paspagim në përputhje me listën e çmimeve dhe tarifave të TELEKOM ALBANIA dhe të rëna dakort në kontratë në kohën e nënshkrimit të kontratës apo modifikimeve të saj:

a. Tarifën e regjistrimit, riregjistrimit apo çregjistrimit,

b. tarifën për dhënien apo zëvendësimin e kartës SIM,

c. tarifën e përcaktuar për aktivizimin e çdo Shërbimi,

d. Tarifat për thirrjet e realizuara dhe/ose tarifat e programeve ekonomike të paracaktuara si dhe tarifat për ndryshimin nga një program në tjetrin; si dhe tarifa të shërbimeve të tjera që parashikohen sipas listës së çmimeve në fuqi në momentin e faturimit.

Pajtimtari do të paguajë tatimin mbi vlerën e shtuar të zbatueshëm në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. 

Faturat do të lëshohen në përputhje me legjislacionin tatimor shqiptar në fuqi. Pajtimtarika te drejte te marre fature dhe/ose detajuar. Ne te dyja rastet TELEKOM ALBANIA do t’i dergoje Pajtimtarit faturen e detajuar ose jo te detajuar, ne adresen e Pajtimtarit, sipas opsionit te zgjdhur nga Pajtmitari ne Formularin e Pajtimit.

9.9 Shërbimet dhe tarifat e tyre, të ofruara nga TELEKOM ALBANIA dhe të pranuara nga pajtimtari, paraqiten në aneksin e kësaj kontrate dhe janë pjesë integrale e kontratës së nënshkruar midis palëve.

9.9.1 Tarifat dhe shërbimet janë objekt ndryshimi, të cilat vendosen dhe publikohen sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9918 dhe kuadrit rregullator në R.SH.

9.9.2 Ndryshimi i shërbimeve të kontraktuara (reduktimi i njëanshëm nga TELEKOM ALBANIA i numrit të shërbimeve dhe/ose cilësisë së tyre) dhe rritja e tarifës të një apo më shumë shërbimeve mbi nivelin e dhënë në Aneks në kohën e nënshkrimit të kontratës konsiderohet modifikim të kontratës konsiderohet modifikim i kushteve të përgjithshme të kontratës dhe TELEKOM ALBANIA ka detyrimin të njoftojë pajtimtarin, sipas përcaktimeve në paragrafin 19.

9.10 TELEKOM ALBANIA nuk garanton përdorimin falas të aplikacioneve për transmetimin e telefonatave, video dhe mesazheve të shkruara nëpërmjet internetit midis dy ose më shumë përdoruesve. Përdorimi i këtyre formave të komunikimit mund të tarifohet ose limitohet në mënyrë specifike nga TELEKOM ALBANIA.

9.11 TELEKOM ALBANIA do të lëshojë dhe do t’i dërgojë Pajtimtarit pa pagesë shtesë faturën bazë e cila do të jetë në një format të miratuar nga organet kompetente dhe do të përmbajë elementet e mëposhtëm:

(i) identitetin dhe adresën e Pajtimtarit;

(ii) pajtimin mujor, trafikun mujor lokal, kombëtar e ndërkombëtar;

(iii) datën e faturimit dhe periudhën e faturimit;

(iii) detyrimet tatimore;

(iv) mënyrën e kryerjes së pagesës dhe afatin brenda të cilit duhet të shlyhet plotësisht ajo;

(v) trafikun lokal, kombëtar, ndërkombëtar të detajuar sipas numrave të thirrur, kohëzgjatjen e secilës thirrje dhe tarifën e çdo thirrjeje për Pajtimtarin.

(vi) detyrimet e papaguara të muajve të mëparshëm.

(vii) numër kontakti të Operatorit për Kujdes ndaj Klientit për informacion për faturën (thirrjet drejt këtij numri janë pa pagesë ose me kosto të ulët)

9.12 Faturat lëshohen çdo muaj dhe shlyhen brenda afatit të përcaktuar në to. Faturat leshohen sipas tarifave te bisedave telefonike dhe ne perputhje me listen e cmimeve ne fuqi dhe perfshijne te gjithe tarifat fikse, tarifat e bisedave dhe tarifat e sherbimeve  te tjera shtese  dhe jane prove e plote e detyrimit te Pajtimtarit ndaj Telekom Albania.

9.12.1 Afati i pagesës do të jetë sipas përcaktimeve në faturë.

9.12.2 Fatura emetohet dhe i dorëzohet pajtimtarit në vendin e banimit, ose në adresën e specifikuar nga pajtimtari, në mënyrë zyrtare (me postë, , dorazi dhe/ose elektronikisht) dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë kalendarike përpara afatit të pagesës së saj.

9.12.3 Pajtimtari do të konsiderohet se i ka pranuar plotësisht detyrimet sipas faturës nëse nuk i kundërshton me shkrim në TELEKOM ALBANIA para afatit të pagesës.

9.12.4 Nëse pajtimtari nuk i shlyen faturat brenda afatit të pagesës së treguar në faturë, ai do të paguajë kamatën në masën 0.5 % të faturës mujore të papaguar, për çdo ditë vonesë në pagim nga afati i pagesës së përcaktuar në faturë.

9.13 Faturat do të shlyhen ose me para në dorë pranë pikave të autorizuara të TELEKOM ALBANIA ose me pagesë në llogarinë e TELEKOM ALBANIA pranë çdo banke të autorizuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

9.14 Pajtimtari deklaron dhe pranon që faturat, kopjet dhe pjesë të tyre të mbajtura nga TELEKOM ALBANIA në formë elektronike përbëjnë vërtetim të detyrimit të tij kundrejt TELEKOM ALBANIA, për sa i përket shumave të përcaktuara në to.

9.15 Mosmarrja e faturës nuk e çliron pajtimtarin nga detyrimi për të paguar brenda kohës së përcaktuar.

9.16 Për shërbime dhe oferta te caktuara, TELEKOM ALBANIA do të ofrojë vazhdimësi të shërbimit duke e rinovuar shërbimin ose paketën (ku perfshihen minuta, SMS, MB, përmbajtje argëtuese ose informative) në mënyre automatike dhe nëse krediti është i mjaftueshëm në rastin e pajtimtarëve me parapagesë. Pajtimtari do të njoftohen paraprakisht dhe në çdo kohë mund t’ju jepet informacion  shtesë në faqen zyrate të internetit të TELEKOM ALBANIA, në çdo pike shitje TELEKOM ALBANIA apo kujdesin e klientit.

10. Garancitë për sigurimin e ekzekutimit të detyrimeve

10.1 Për rastet kur pajtimtari zgjedh paketë tarifore me pas-pagim, TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të kërkojë pagesë garancie me qëllim sigurimin e pagesave. Vlerat e garancisë përcaktohen nga TELEKOM ALBANIA sipas vlerave të publikuara në listën e çmimeve të programit tarifor përkatës.

Pagesa e kësaj shume garancie nga Pajtimtari është kusht paraprak për fillimin apo vazhdimin e ofrimit të Shërbimeve. Në asnjë rast garancia nuk mund të jetë më e vogël se shuma e garancisë minimale e përcaktuar nga TELEKOM ALBANIA në listën e çmimeve dhe tarifave të saj. Nëse nga monitorimet ditore apo mujore të trafikut rezulton se Pajtimtari tejkalon në mënyrë të rregullt shumën e vënë si garanci, TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të kërkojë plotësimin e shumës së garancisë deri në një shumë të barabartë me mesataren e 4 muajve të fundit të përdorimit të Shërbimeve. Garancitë e kërkuara do të jenë në proporcion me aftësinë kredituese të Pajtimtarit, përdorimin e Shërbimeve (p.sh. ritmin e realizimit të thirrjeve, përdorim i pazakontë apo i lartë etj.) dhe me historikun e Pajtimtarit. Kjo garanci i kthehet Pajtimtarit pa interes pas përfundimit të Kontratës me kusht që të gjitha detyrimet e Pajtimtarit ndaj TELEKOM ALBANIA të jenë shlyer plotësisht. Shuma e mësipërme i kthehet Pajtimtarit me fonde menjëherë të pagueshme.

10.2 Gjithashtu, Pajtimtari duhet të lërë në favor të TELEKOM ALBANIA një garanci tjetër në rast se ai do të kërkojë të përfitojë përdorimin e shërbimeve roaming.  Pagesa e kësaj garancie për roaming është kusht paraprak për aktivizimin e shërbimeve roaming.  Përcaktimi i shumës së garancisë bëhet sipas kritereve të përcaktuara në pikën 12.1 më sipër, por në çdo rast nuk mund të jetë më e ulët se tarifa e garancisë e deklaruar në listën e çmimeve dhe tarifave të TELEKOM ALBANIA rast pas rasti.  Kjo garanci i kthehet Pajtimtarit pa interes nëse ai deklaron që nuk dëshiron të përdorë më Shërbimet e Roamingut dhe me kusht që të ketë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet e tij ndaj TELEKOM ALBANIA në lidhje me këto shërbime. Shuma e mësipërme i kthehet Pajtimtarit me fonde menjëherë të pagueshme.

10.3 TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të mbulojë me shumën e garancisë çdo detyrim të Pajtimtarit që nuk është shlyer ne afatin e duhur. Në këtë rast, Pajtimtari do të jetë i detyruar të plotësojë vlerën e garancisë nëse do të vazhdojë të përdorë shërbimet.  Pavarësisht nga përdorimi i garancisë për të mbuluar detyrimet e papaguara të Pajtimtarit ndaj TELEKOM ALBANIA, Pajtimtari do të mbetet përgjegjës ndaj TELEKOM ALBANIA për çdo diferencë pozitive midis detyrimeve të papaguara dhe garancisë.

11. Kufiri më i lartë kreditues/programet tarifore

11.1 TELEKOM ALBANIA, ka të drejtë të vendosë (duke u bazuar në kërkesën e Pajtimtarit) një kufi kreditimi për përdorimin e Shërbimeve për secilin Pajtimtar. Ky kufi kreditimi mund të ndryshojë sipas gjykimit të TELEKOM ALBANIA duke u bazuar në të dhënat e saj mbi aftësinë paguese të Pajtimtarit, përdorimin e Shërbimeve (p.sh. ritmin e realizimit të thirrjeve, përdorim i pazakontë apo i lartë etj.) dhe ndonjë sjellje të mëparshme të Pajtimtarit ndaj TELEKOM ALBANIA apo të tretëve. Nëse tejkalohet ky kufi kreditimi, TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të bllokojë pjesërisht ose plotësisht përdorimin e Shërbimeve të saj prej Pajtimtarit ose/dhe t’i kërkojë këtij të fundit pagesën e menjëhershme të detyrimeve të tij apo garancive deri në shlyerjen e detyrimeve të deriatëhershme të tij dhe në rast se Pajtimtari nuk kryen pagesat brenda afateve të përcaktuara nga TELEKOM ALBANIA, atëherë TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të bllokojë përkohësisht ofrimin e Shërbimeve të saj ose edhe të zgjidhë Kontratën. Pajtimtari është në dijeni dhe pranon se niveli maksimal i kreditimit për të është në çdo rast shuma e rënë dakort në momentin e firmosjes së kontratës së pajtimit, por ai është përgjegjës ndaj TELEKOM ALBANIA për çdo shërbim të përfituar edhe në tejkalim të kufirit maksimal të kreditimit. TELEKOM ALBANIA ka te drejtë të kërkojë dhe lëshojë faturë për pagimin e menjëhershëm të detyrimit dhe pagesa do të pasqyrohet në faturën e muajit në vazhdim, ose të kërkojë nga pajtimtari pagimin e menjëhershëm të një garancie deri në dyfishin e vlerës që ka fatura në atë çast, si dhe të ndërpresë dhënien e të gjitha shërbimeve kur pajtimtari nuk përmbush detyrimet e mësipërme. Kufiri maksimal i kreditit për shërbimet e faturuara dhe të pafaturuara është shuma totale e garancisë së dhënë nga pajtimtari ose përcaktuar nga TELEKOM ALBANIA për segmentin e pajtimtarit.

11.2 Pajtimtari, me qëllim kontrollin e shpenzimeve, ka të drejtë t’i kërkojë TELEKOM ALBANIA që të vendosë kufij maksimalë të kredisë.

12. Ruajtja e fshehtësisë së komunikimeve telefonike dhe përdorimi i të dhënave personale

12.1 TELEKOM ALBANIA detyrohet të sigurojë fshehtësinë ose karakterin e fshehte të informacionit ose komunikimit të pajtimtarit sipas legjislacionit ne fuqi.

12.2 TELEKOM ALBANIA nuk do të kontrollojë ose të përhapë të dhënat personale ose përmbajtjen e bisedave të bëra nëpërmjet rrjetit GSM të dhënë TELEKOM ALBANIA, përvec rastit kur kjo nevojitet si pjesë e veprimtarisë së mirëmbajtjes së rrjetit ose parashikohet nga legjislacioni në fuqi.

12.3 TELEKOM ALBANIA nuk do të përhape, transmetojë ose të përdorë të dhënat personale të Pajtimtarit, përfshire (por pa u kufizuar) të dhënat për shumat e shpenzuara ose numrat e thirrur për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar të dhënat, përveç rastit kur një gjë e tillë është e nevojshme dhe ka lidhje të drejtëpërdrejtë me dhënien e shërbimeve dhe/ose përmbushjen e kësaj Kontrate, si dhe rastit kur një gjë e tillë parashikohet nga legjislacioni në fuqi. Pajtimtari mund të informohet në çdo kohë mbi numrat e thirrur prej tij.

12.4 TELEKOM ALBANIA do të trajtojë e përdorë të dhënat personale të Pajtimtarit për përmbushjen e kësaj Kontrate për qëllimet e lejuara të biznesit të përcaktuara nga TELEKOM ALBANIA ku përfshihen (por nuk kufizohen vetëm me to) përpunimi i kërkesave për pajtim në rrjet, dhënia e shërbimeve dhe produkteve dhe shërbimeve Pajtimtarit, mbajtja e llogarive të transaksioneve, përgatitja e faturave dhe dhënia e shërbimit të kujdesit për klientin, kontrolli dhe raportimi i kreditit, krijimi dhe matja e bazave të të dhënave dhe platformave të shërbimit, kryerja e analizës për informacion biznesi, ristrukturimi apo riorganizimi i biznesit të TELEKOM ALBANIA, siguria e rrjetit TELEKOM ALBANIA dhe e informacionit, mbrojtja e aseteve dhe të drejtave të TELEKOM ALBANIA, përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe markën tregtare, punonjësit dhe klientët nga aktiviteti kriminal apo aktivitet tjetër që mund të shkaktojë dëm, për të mbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore në lidhje me proçedurat ligjore, përfshirë dhe mbrojtjen në proçese ligjore kundër TELEKOM ALBANIA.

12.5 Me pëlqimin tuaj paraprak TELEKOM ALBANIA mund të publikojë një ose disa nga të dhënat tuaja të kufizuara në emër, mbiemër, numër telefoni, adresën dhe të dhëna të tjera sipas Nenit 129 të Ligjit 9918, datë 19.05.2008, në numëratorët telefonik publikë që operohen nga TELEKOM ALBANIA ose t’ia kalojë këto të dhëna për publikim çdo operatori tjetër publik të telekomunikacioneve i përcaktuar në ligj apo vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për publikim të numëratorit. Pajtimtari ka të drejtë në çdo moment të verifikojë dhe kërkojë korrigjimin e të dhënave të tija personale të marra dhe botuara në numëratorët telefonike, përkundrejt pagesës.

12.6 Per të bërë të mundur përmbushjen e kësaj Kontrate, TELEKOM ALBANIA si shoqëri pjesë e  Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A. ka të drejtë të ndajë baza të dhënash e platforma sherbimesh ku mbahen të dhëna të Pajtimtarit me shoqëri të tjera të Deutsche Telekom AG dhe OTE Gorup S.A., dhe këto baza të dhënash mund të ndodhin fizikisht në vende të tjera në botë ku vepron Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A.. TELEKOM ALBANIA si shoqëri pjesë e Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A.ka të drejtë të transferojë të dhëna personale të Pajtimtarit të Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A.. të cilat kanë detyrime të zbatojnë Politiken e Privatësisë së OTE Group S.A. (OTE Group Code of Conduct), si dhe tek marrës të tjerë të të dhënave personale, sipas legjislacionit shqiptar.

12.7 TELEKOM ALBANIA merr përsipër të respektojë fshehtësinë dhe privatësinë e Pajtimtarit dhe trajtojë të dhënat personale të Pajtimtarit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe qëllimet e lejuara të biznesit. Veçanërisht kur të dhënat personale të Pajtimtarit mbahen në një shtet tjetër për llogari të TELEKOM ALBANIA. TELEKOM ALBANIA siguron se niveli i sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave nuk do të jetë më i vogël se ai i TELEKOM ALBANIA, sipas përcaktimeve të legjislacionit shqiptar.

13. Ndërprerja e përkohshme ose përfundimtare e ofrimit të Shërbimeve

13.1 Nëse Pajtimtari nuk përmbush kushtet e përgjitshme e kontratës, apo nuk kryen pagesat, sipas kushteve të përgjithshme të përcaktuara në kontratë, TELEKOM ALBANIA ka të drejtë dhe është e detyruar t’i dërgojë një njoftim, me shkrim, brenda një intervali kohor 15 ditor, me qëllim që Pajtimtari të mund të plotësojë detyrimet kontraktore dhe paralajmërimin për masat kufizuese qe mund të ndërmarrë TELEKOM ALBANIA.

13.2 Në rast se Pajtimtari nuk do të përmbushë detyrimet e tij kontraktore brenda afatit të përcaktuar nga TELEKOM ALBANIA, atëherë kjo e fundit ka të drejtë të kufizojë, ndërpresë përkohësisht apo përfundimisht ofrimin e Shërbimeve. Deri në ndërprerjen përfundimtare të ofrimit të Shërbimeve, Pajtimtari është i detyruar të paguajë të gjitha detyrimet nëse do të përfitojë shërbime telekomunikacionesh të çdo lloji.  Në rast mosshlyerjeje të detyrimeve të përcaktuara në faturë brenda afatit të përcaktuar në faturë, TELEKOM ALBANIA do të njoftojë Pajtimtarin me mesazh të shkurtër (SMS) ose telefonatë të kryejë pagesën brenda një afati shtesë prej 5 (pese) ditësh nga dita e kerkimit. Pas përfundimit të këtij afati, TELEKOM ALBANIA ruan të drejtën të ndërpresë përfundimisht Shërbimet e ofruara kundrejt Pajtimtarit.

13.3 TELEKOM ALBANIA nuk është e detyruar të njoftojë paraprakisht pajtimtarët për masat e marra, në rast se shkelja e evidentuar e kontratës:

a) shkakton një kërcënim serioz të rendit e sigurisë publike, shëndetit dhe mjedisit;

b) shkakton një dëmtim serioz fizik, material ose funksional të rrjetit.

13.4 Nëse Pajtimtari kundërshton shumën e faturuar, TELEKOM ALBANIA mund të mos veprojë sipas pikës 13.1 të këtij neni, deri në arritjen e një vendimi përfundimtar, kur Pajtimtari do të jetë i detyruar të paguajë brenda një afati të caktuar kohor.

13.5 Nëse është teknikisht e mundur, TELEKOM ALBANIA është e detyruar të kufizojnë aksesin vetëm për ato shërbime që pajtimtari ka shkelur kushtet e përgjithshme e kontratës, përveç rasteve kur pajtimtari abuzon, ose, në mënyrë të përsëritur, kryen me vonesë ose nuk paguan faturat.

13.6 TELEKOM ALBANIA i ndalohet të kufizojë aksesin për përdorimin e numrave të emergjencës përpara ndërprerjes përfundimtare të shërbimit / kontratës.

13.7 TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të pezullojë shërbimet në rast se kartat SIM apo shërbimet e TELEKOM ALBANIA përdoren për qëllime të tjera nga ato për të cilat këto shërbime i ofrohen pajtimtarit dhe me qëllim përfitimin nga rrjeti i TELEKOM ALBANIA pa pëlqimin e saj, si:

 (i)  për ndërmjetësimin dhe / ose transferimin e të dhënave dhe / ose telefonatave përfshirë por pa u kufizuar në transferimin e thirrjeve kombëtare / ndërkombëtare në rrjetin e TELEKOM ALBANIA dhe / ose rrjeteve të tjera;

 (ii) për ridrejtimin me pagesë të trafikut të palëve të treta përmes pajtimit në shërbimet e TELEKOM ALBANIA;

(iii)  për të fshehur dhe / ose modifikuar identitetin e palës thirrëse për këto qëllime.

(iv) per keqperdorimin me qellim perfitimi te sherbimeve te TELEKOM ALBANIA per gjenerimin e trafikut te larte drejt destinacioneve te konsideruara si te rrezikshme ne rrjetat celulare.

(v) per perdorimin e infrastruktures se TELEKOM ALBANIA, per realizimin e sherbimeve jashte atyre qe TELEKOM ALBANIA ofron.

14Kohëzgjatja e kontratës

14.1 Kjo kontratë lidhet për një afat fillestar të përcaktuar prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh / 24 (njëzetë e katër) muajsh duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës prej pajtimtarit.

14.2 Në rast se TELEKOM ALBANIA do të ofrojë për Pajtimtarët sherbime të tjera, apo programe tarifore/oferta specifike të tilla të cilat do të kenë si element të domosdoshem të tyre detyrimin për të përdorur shërbimet për një periudhë të caktuar, atëherë rregullat e parashikuara nga këto kushte të përgjithshme do të zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me kushtet e veçanta që do të jenë karakteristike e marrëdhënies së posaçme midis TELEKOM ALBANIA dhe Pajtimtarit. Afati fillestar i kontratave të tilla nuk duhet të jetë më shumë se 24 muaj.

14.3 Nese pajtimtari nuk ka njoftuar TELEKOM ALBANIA, me shkrim ose ne zyrat e saj, se nuk deshiron vazhdimin e kontrates pertej afatit fillestar 12 ose 24 mujor, kontrata kthehet ne kontrate me afat te pacaktuar.

15. Përfundimi i kontratës

15.1 Me përfundimin e kësaj kontrate, TELEKOM ALBANIA shkëput lidhjen e Pajisjes Fundore të Telekomunikacioneve të Pajtimtarit nga rrjeti i saj i telekomunikacioneve.

15.2 Si pasojë e shkëputjes së Pajtimtarit nga rrjeti pas përfundimit të kësaj kontrate, ai është i detyruar të paguajë me kërkesë të TELEKOM ALBANIA të gjitha shumat e parashikuara në nenin 9 (nentë) dhe të gjitha tarifat e papaguara në çastin e shkëputjes nga rrjeti.

15.3 Në rast se përfundimi i Kontratës kryhet nga Pajtimtari brenda afatit fillestar 12 (dymbëdhjetë) mujor / 24 (njëzetë e kater) mujor sipas pikës 14.1 më siper, Pajtimtari ka detyrim të paguajë tarifën mujore fikse për të gjithë periudhën 12/24 mujore të mbetur.

16. Zgjidhja e Kontratës

16.1 TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të zgjidhë këtë Kontratë, pa detyrim për dëmshpërblim, vetëm për rastet e mëposhtme, duke e njoftuar për këtë Pajtimtarin:

a. Pajtimtari dështon të përmbushë detyrimet e tij të parashikuar në këtë kontratë, apo në një marrëveshje tjetër të lidhur midis palëve.

b. Autoritetet kompetente anullojnë apo revokojnë, pjesërisht apo plotësisht, licensën e TELEKOM ALBANIA apo, në një mënyrë apo tjetër, TELEKOM ALBANIA nuk do të ketë më të drejtë të ushtrojë aktivitetet e parashikuara në pezullim, ndryshim apo mbarim të liçencës së TELEKOM ALBANIA.

c. Pajtimtari vdes.

d. Pajtimtari është në gjendje paaftësie pagese ose kanë nisur ndaj tij procedurat e falimentimit apo likuidimit.

e. Në rastet e mosshlyerjes së faturave sipas afateve.

16.2 TELEKOM ALBANIA ka të drejtë të prishë Kontratën e Pajtimit në mënyrë të njëanshme me pajtimtarin si dhe të ndërpresë ofrimin e shërbimeve:

16.2.1 Pa njoftim paraprak, në rastin e kundërvajtjeve flagrante, sistematike apo të vazhdueshme të detyrimeve kontraktuale.

i) “Shkelje flagrante e detyrimit kontraktual” është një shkelje që shkakton ose mund të shkaktojë dëm tek pajtimtarë/përdorues të tjerë ose tek sipërmarrësi, me përjashtim të dëmit të shkaktuar nga prishja e detyrimit në rastet e “Forcës madhore”.

ii) “ Shkelje sistematike e një detyrimi kontraktual” është një shkelje që ka ndodhur dy a më shumë herë brenda një periudhe raportuese sipas llojit të  shërbimit të ofruar.

16.2 Pas kalimit të afatit fillestar, pajtimtari mund t’a zgjidhë kontratën duke njoftuar me shkrim TELEKOM ALBANIA për këtë ose me deklarim në dyqanet e TELEKOM ALBANIA. TELEKOM ALBANIA do t’a zgjidhë kontratën në fund të muajit në vazhdim, por asnjëherë më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga marrja e njoftimit nga ana e TELEKOM ALBANIA. Në rast se kontrata zgjidhet gjatë muajit, tarifa mujore e pajtimit do të paguhet deri në fund të muajit kalendarik gjatë të cilit është zgjidhur kontrata.

16.3 Në çdo rast zgjidhjeje të kësaj Kontrate duhet të shlyhen të gjitha detyrimet e Pajtimtarit kundrejt TELEKOM ALBANIA.

16.4 Në rast zgjidhjeje të Kontratës për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve nga ana e Pajtimtarit, ai qoftë personalisht, qoftë si person juridik do të humbasë të drejtën të lidhë një kontratë tjetër me TELEKOM ALBANIA-në pa shlyer më parë detyrimet e tij të prapambetura ndaj TELEKOM ALBANIA. TELEKOM ALBANIA do të ruajë të drejtën e saj për të kërkuar sipas ligjit pagimin e detyrimeve të pashlyera.

16.5 Gjatë afatit fillestar të Kontratës, Pajtimtari mund të kërkojë zgjidhjen e menjëhershme të saj për shkaqe të arsyeshme, duke njoftuar me shkrim TELEKOM ALBANIA.

16.6 Në mbarim të afatit fillestar të Kontratës, Pajtimtari mund ta zgjidhë atë për çdo shkak duke njoftuar me shkrim TELEKOM ALBANIA. Zgjidhja e Kontratës do të hyjë në fuqi 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së njoftimit nga TELEKOM ALBANIA. Gjithashtu, zgjidhja e Kontratës me efekt të menjëhershëm mund të bëhet për shkak të arsyeshëm duke njoftuar me shkrim TELEKOM ALBANIA.

Pajtimtarët kanë të drejtë të tërhiqen nga kontrata pa penalitet përkundrejt njoftimit të modifikimit të kushteve kontraktore të propozuara nga sipërmarrësi që ofron rrjete të komunikimit elektronik dhe/ose shërbime.

17. Kalimi i të drejtave dhe/ose detyrimeve të kontratës

17.1 Pajtimtari nuk mund t’i kalojë palëve të treta të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kjo kontratë pa miratimin paraprak me shkrim të TELEKOM ALBANIA.

18. Forca Madhore

18.1 Në rast se TELEKOM ALBANIA nuk do të mund të përmbushë një ose më shumë nga detyrimet e saj kontraktuale si pasojë e Forcës Madhore, TELEKOM ALBANIA nuk do të jetë përgjegjëse për mospërmbushjen e detyrimeve të saj gjatë kohëzgjatjes së Forcës Madhore dhe për pasojat e shkaktuara dhe që rrjedhin nga Forca Madhore. Pezullimi i ekzekutimit të kësaj Kontrate si pasojë e Forcës Madhore do të kufizohet në periudhën e kohës gjatë së cilës do të vazhdojnë efektet e Forcës Madhore.

18.2 Forca Madhore përfshin, por pa u kufizuar në rastet e mëposhtme: çdo akt lufte (të deklaruar ose jo), pushtimi, konflikti të armatosur ose veprim i armikut të huaj, bllokadat, trazirat, terrorizmi ose ushtrimi i fuqisë ushtarake; çdo tërmet, përmbytje, zjarr, stuhi ose fatkeqësi natyrore kurdo që të ndodhë; ose çdo ngjarje ose rrethanë e ngjashme me sa më sipër. 

19. Njoftimi

19.1 Pajtimtari detyrohet të njoftojë TELEKOM ALBANIA në lidhje me të gjitha ndryshimet e të dhënave në formularin e pajtimit për pajtim. Deri në njoftimin e ndryshimeve të tilla, të gjitha faturat dhe dokumente të tjerë ligjorë do të dërgohen në adresën e vjetër të deklaruar prej tij.

20. Tërësia e kontratës dhe modifikimi

20.1. Këto kushte të përgjithshme, së bashku me formularin e pajtimit në rrjetin TELEKOM ALBANIA, shërbimet, nivelin e cilësisë dhe tarifat sipas programit tarifor të zgjedhur nga pajtimtari, dhe të nënshkruara prej të dy palëve, përbëjnë kontratën midis TELEKOM ALBANIA dhe pajtimtarit dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme gojore ose me shkrim të TELEKOM ALBANIA.

20.2 Përcaktimet e Kushteve të Përgjithshme të Kontratës së Pajtimit dhe formulari i pajtimit mund te ndryshohen sipas legjislacionit ne fuqi.

20.3 Për çdo modikim/zëvendesim të kushteve të përgjithshme, reduktimi të shërbimeve/cilësisë dhe rritje të tarifave të shërbimeve të zgjedhura nga pajtimtari, TELEKOM ALBANIA duhet : 

i) Të njoftojë Pajtimtarin me kontratë nëpërmjet njoftimit individual (mund të jetë edhe me SMS apo me telefon nëpërmjet Call Center-Shërbimi i klientit) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre. Njoftimi individual duhet të përfshijë adresën se ku janë publikuar ndryshimet/kushtet e reja, në rast se njoftimi nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve;

ii) Të njoftojë Pajtimtarët me parapagim, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, jo më pak se 7 (shtatë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 (tre) ditë rrjesht ose nëpërmjet SMS/telefonate si në pikën ‘i’ më sipër.

20.4 Përmirësimi i shërbimeve për pajtimtarin si ulja e tarifave dhe rritja e cilësisë/shërbimeve mund të aplikohen nga TELEKOM ALBANIA pa qenë nevoja e njoftimit.

20.5 Ndryshimet e cituara në pikën 20.3, hyjnë në fuqi në datën e përcaktuar nga AKEP (në rast se ato janë objekt miratimi nga AKEP) ose nga TELEKOM ALBANIA.

20.6 Në rast se pajtimtari nuk njofton me shkrim TELEKOM ALBANIA, sipas pikës 20.7, pajtimtari konsiderohet se i pranon në heshtje ndryshimet dhe efektet e ndryshimeve zbatohen nga data e hyrjes në fuqi të tyre pa qene i detyrueshëm nënshkrimi i tyre (të një amendamenti apo kontratës së re) nga të dy palët. Palët kanë të drejtë të nënshkruajnë amendamentet apo kontratën e re, në çdo kohe para apo pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

20.7 Në rast se pajtimtari nuk është dakord me modifikimin e kushteve të përgjitshme të kontratës (përfshirë rritjen e tarifave) të cituar në pikën 20.3, pajtimtari ka të drejte te mos pranoje modifikimin/zevendesimin e kontrates dhe ta anulojë kontratën duke njoftuar TELEKOM ALBANIA me shkrim ose në zyrat e tij, para afatit të hyrjes në fuqi të tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do të heqë detyrimet që pajtimtari ka në bazë të kontratës së vjetër.

21. Ligji i Zbatueshëm dhe Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

21.1 Këto kushte të përgjithshme janë hartuar në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi në përgjithësi e në veçanti, në përputhje me Ligjin për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë, autorizimin e lëshuar në emër të TELEKOM ALBANIA dhe aktet normative të ish-Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, aktualisht Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (A.K.E.P. çdo mosmarrëveshje e cila nuk do të arrihet të zgjidhet me mirëkuptim midis palëve, sipas përcaktimeve të mëposhtme dhe sipas përcaktimeve të Udhëzuesit të Mosmarrëveshjeve (bashkëngjitur kësaj kontrate) do të zgjidhet nga Gjykata Kompetente në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

21.2 Çdo Pajtimtar ka të drejtë të ankohet për  kushtet kontraktore dhe/ose përmbushjen e këtyre kushteve nga TELEKOM ALBANIA, përfshirë faturën dhe cilësinë e shërbimit të ofruar. Kjo kërkesë duhet të formulohet me shkrim dhe të përmbajë datën, orën dhe vendndodhjen e saktë, si dhe problemin e detajuar të Pajtmitarit.

21.3 Kjo kërkesë duhet t’i dërgohet TELEKOM ALBANIA në muajin që pason konstatimin e dëmit prej Pajtimtarit.

21.4 Këto kërkesa për dëmshpërblim nuk do të pranohen në rastet e mëposhtme:

  • në rast përdorimi të keq të shërbimeve nga pajtimtari;
  • në rast parametrash të gabuar të aparatit celular dhe aksesorëve të tij;
  • në rast të keqpërdorimit të kartës SIM;
  • në rast të mospërmbushjes së detyrimeve të pajtimtarit;
  • në rast të transmetimeve të sinjaleve radio-elektrike te ndikuara nga detyrimet ose kufizimet e normave teknike të imponuara TELEKOM ALBANIA prej autoriteteve rregullatore kompetente;
  • në rast të çrregullimeve ose ndërprerjeve që nuk janë vepër direkte e TELEKOM ALBANIA;
  • në rast të çrregullimeve dhe/ose mungesës së disponibilitetit total ose të pjesshme dhe/ose ndërprerjes të të gjithë ose vetëm të një pjese të shërbimeve të propozuara në rrjetet e komunikimeve elektronike publike GSM / GPRS të ofruara dhe të shfrytëzuara nga operatorë të tretë;
  • në rast forcash madhore.

21.5 Këto kërkesa dëmshpërblimi do të trajtohen nga TELEKOM ALBANIA brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e marrjes në dorëzim të tyre. Trajtimi i këtyre kërkesave ka nevojë për disponimin e rezultateve të matjeve të ndryshme të kryera nga TELEKOM ALBANIA në rrjetin e saj në çdo muaj kalendarik. Nëse vihet re mosrespektimi i kritereve të shpallura të cilësisë pas matjeve të kryera nga TELEKOM ALBANIA, kompensimet përkatëse do t’i jepet pajtimtarëve që kanë përmbushur kriteret sipas formaliteteve të kërkuara nga TELEKOM ALBANIA.

21.6 Një përgjigje e parë në lidhje me përputhshmërinë formale të kërkesës, do t’i dërgohet Pajtimtarit nga TELEKOM ALBANIA brenda pesë (5) ditësh.

21.7 Dëmshpërblimi nuk mund të jetë më i madh se shuma e barabartë me mesataren ditore të konsumit të muajit paraardhës, për çdo ditë (24 orë) të ndërprerjes së rrjetit.

21.8 Pajtimtari ka të drejtë të kundërshtojë vendimet apo veprimet e TELEKOM ALBANIA, kur ato bien ndesh me kushtet e përgjitshme e kontratës së pajtimit.

21.9 Kundërshtimet duhet të bëhen me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15)  ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit apo veprimit të kryer nga TELEKOM ALBANIA.

21.10 TELEKOM ALBANIA vendos për ankimin brenda pesëmbëdhjetë (15)  ditëve nga marrja e tij dhe njofton me shkrim Pajtimtarin. 

22. Amendimi i Kontratës

22.1 Amendimi i Kontrates se pajtimit do te behet vetem nepermjet miratimit me shkrim te Paleve.

23. Njohja e Kushteve të Përgjithshme nga Pajtimtari

23.1 Pajtimtari është plotësisht në dijeni të Kushteve të Përgjithshme të kësaj Kontrate Pajtimi dhe pranon pa rezerva se Kushtet e përgjithshme të kontratës së Patjimit së bashku me listën e çmimeve dhe tarifave të TELEKOM ALBANIA në fuqi, subjekt i ndryshimeve të herëpashershme të TELEKOM ALBANIA, përbëjnë tërësinë e marrëveshjes ndërmjet palëve për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacioneve prej TELEKOM ALBANIA dhe faturimin përkatës të Pajtimtarit.

 

Kjo Kontratë Pajtimi dhe të gjithë elementët e saj hartohet në 2 (dy) kopje të njëvlefshme në gjuhën shqipe nga të cilat 1 (një) kopje i dorëzohet Pajtimtarit. Të dy kopjet nënshkruhen nga të dy palët.

Pajtimtari: Deklaroj se mora dijeni të plotë, kam kuptuar dhe pranuar kushtet dhe kushtet e kësaj kontrate.

 

Për dhe në emër të TELEKOM ALBANIA                                             Pajtimtari

 

Firma – Vula                                                                                                 Firma

 

 

………………………………                                                                      ………………………………… 

( emri-mbiemri)                                                                                      (emri-mbiemri)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ANEKSI nr. 1 –TABELA E SHERBIMEVE DHE TARIFAVE

Në këtë seksion, pasqyrohen shërbimet bazë dhe shtesë të ofruara nga TELEKOM ALBANIA dhe të zgjedhura nga Pajtimtari, tarifat përkatëse të shërbimeve dhe mënyra e tarifimit.

 

 

ANEKSI nr.2. UDHEZUES PER ZGJIDHJEN E ANKESAVE

1 - Ankesat mund të paraqiten :

  •  nëpërmjet numrit të  139, 144, 165 për “Defekte teknike”
  • nëpërmjet numrit të 139, 144, 165 për “Ankesë për faturim”
  •    nëpërmjet sporteleve të TELEKOM ALBANIA ku merret deklarim shkresor për ankesën.
  • nëpërmjet postës për ankesa të ndryshme.
  •    me email në adresën complaints@telekom.com.al ;  customercare@telekom.com.al
  •   me fax në numrin  +35542275281

 

  1. - Afati i paraqitjes së ankesave është:
  • ankesat për “Defekte Teknike”  paraqiten në çdo kohë (shërbimi 24 orësh)
  • ankesat për faturim paraqiten deri në fund të afatit të pagesës së faturës së ankimuar.
  • ankesat për mos riparim të difekteve të paraqiten menjëherë pasi mbaron afati sipas pikave përkatëse të kontratës.
  • ankesat e tjera, të çdo lloji qofshin, paraqiten sa më parë.

3 - Ankesat, në varësi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat përkatëse të TELEKOM ALBANIA, mbështetur në të dhënat e marra nga Degët apo Sektorët e tjerë dhe konform rregullave bëhet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve të parashikuara në kontratën e pajtimit.

4 - Afati i informimit me shkrim të pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit të ankesave sipas pikave 2.b, 2.c,2.d, dhe 2.e është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e tyre.

5 -  TELEKOM ALBANIA mban një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitura sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e., dhe përgjigjet e dhëna me shkrim sipas pikës 4, duke i dhënë secilës një numër reference.

6 - Pajtimtarët kanë të drejtë që, në përputhje me përcaktimet në kontratë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ankohen në gjykatë për vendimin e marrë nga TELEKOM ALBANIA.