Kush Jemi  

 

Kush jemi

Vlerat e Korporatës

Sistemi i vlerave që ne duam të promovojmë në Telekom Albania përcaktohet nga Parimet Udhëzuese të Kompanisë. Këto Parime na orientojnë në punën tonë të përditshme, dhe promovojnë sjelljen etike, respektin reciprok, punën në ekip, arritjen e rezultateve më të mira të mundshme në një mënyrë më të thjeshtë, shprehjen hapur të opinioneve, marrjen përsipër të përgjegjësisë dhe krijimin e një mjedisi që inkurajon, njeh dhe vlerëson rezultatet e jashtëzakonshme. Duke promovuar standarde të përbashkëta sjellje që janë të njëjta si ndaj klientëve ashtu edhe ndaj kolegëve, ne krijojmë një atmosferë të këndshme për të punuar dhe kontribuojmë kështu në suksesin e përgjithshëm të biznesit të Kompanisë. Ne jemi të gjithë përgjegjës për promovimin e vlerave dhe i pranojmë Parimet jo si një grup rregullash të cilave duhet t’i bindemi, por si vlera që motivojnë, frymëzojnë dhe na mbushin me një energji pozitive. Ato na nxisin të arrijmë rezultate të larta, secili në punën e tij, në ekipet tona të punës, dhe të gjithë së bashku, si një kompani. Megjithatë, këto vlera nuk janë krijuar vetëm për përdorim të brendshëm, por edhe për botën e jashtme. Ato theksojnë rolin që Telekom Albania po luan si një korporatë e përgjegjshme. Parimet tona Udhëzuese janë:

Dhënia kënaqësi klientit motivon veprimet tona

Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi ndaj klientëve tanë, ata na japin mirëbesimin e tyre, dhe ne nuk duhet të lejojmë që ky besim të shkelet. Por nga ana tjetër, ne duam që jo vetëm të plotësojmë kërkesat e klientëve, por edhe t’i kënaqim ata. Mendimet, ndjenjat, nevojat dhe eksperienca e klientëve janë ato që nxisin punën e Telekom Albania.

Respekti dhe integriteti udhëheqin sjelljen tonë

Ne në Telekom Albania përpiqemi të krijojmë një klimë pranimi dhe besimi të dyanshëm duke respektuar individualitetin e të tjerëve, duke u sjellë në mënyrë të hapur dhe të ndershme, dhe duke kërkuar dhe kultivuar diversitetin kulturor dhe individual. Por ky parim shkon përtej respektit për njëri-tjetrin si kolegë në punën tonë të përditshme. Ai ka të bëjë edhe me respektimin e klientëve, partnerëve, furnitorëve dhe aksionerëve.

Ekip së bashku, ekip më vete

Ky parim mbështetet në kulturën e Grupit tonë për të punuar së bashku. Ne i dëgjojmë të tjerët, i diskutojmë çështjet hapur dhe me profesionalizëm, kërkojmë vazhdimisht mendimin e të tjerëve dhe përpiqemi të gjejmë zgjidhjen e duhur. Por kur një vendim është marrë, atëherë ai vihet në zbatim dhe respektohet si një ekip i tërë.

Një vend i shkëlqyer për të performuar dhe për t’u rritur

Punonjësit e mirë janë faktori numër një për të arritur suksesin. Për t’u vlerësuar si kompania më e mirë në industrinë e telekomunikacionit dhe më tej, Telekom Albania mbështetet në angazhimin dhe suksesin e secilit prej punonjësve të saj. Ky parim kombinon përkushtimin dhe angazhimin e plotë si nga stafi manaxherial ashtu edhe nga punonjësit, në mënyrë që Telekom Albania të jetë vendi më i mirë për të performuar dhe për t’u rritur në karrierë.

Unë jam T, mbështetu tek unë

Ne japim atë që premtojmë! Kjo është mënyra e vetme për të fituar besimin e klientëve dhe për të mbijetuar në një treg me konkurrencë të lartë. Kjo gjë nënkupton që kur një klient ka një problem, çdo punonjës është personalisht i angazhuar për ta zgjidhur atë. Kolegët mund të mbështeten tek njëri-tjetri ashtu si aksionerët dhe klientët mund të mbështeten tek kompania.

Oferta Referencë e Interkoneksionit - Pjesa kryesore

Oferta Referencë e Interkoneksionit - Anekset

Marrëveshja e Nivelit të Shërbimit

Oferta Referencë e Interkoneksionit - Vendimi

Treguesi i Cilësisë së Shërbimit për shërbimin celular

Treguesi i Cilësisë së Shërbimit për shërbimin fiks

Treguesi i Cilësisë së Shërbimit për shërbimin internet

Vendimi i Terminimit të SMS-ve Telekom Albania 

Tarifat e Terminimit të SMS-ve Telekom Albania