Ekipi Drejtues

Dimitris Blatsios
Drejtori Ekzekutiv
Dimitris Blatsios
Drejtori Ekzekutiv

Dimitris Blatsios është Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, që nga Dhjetori 2010. Z. Blatsios erdhi në Telekom Albania nga pozicioni i Drejtorit të Divizionit Komercial të Globul Bulgaria (Grupi DT-OTE). Ai zotëron një eksperiencë të gjerë prej më shumë se 27 vitesh në fushën e Telekomunikacioneve, shitjeve me pakicë dhe produktet konsumatore të qarkullimit të shpejtë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme,
Z. Blatsios ka kryer ndër të tjera funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Germanos Telecom Romania, Drejtorit të Shitjeve Ndërkombëtare me Pakicë në Germanos S.A, Drejtorit të Shitjeve dhe Zinxhirit të Furnizimit në Johnson & Johnson Hellas, Drejtorit Kombëtar të Shitjeve & Eksportit për Ballkanin në Henkel Hellas, si dhe shumë pozicione të tjera manaxheriale të rëndësishme.

Z. Blatsios është diplomuar në Universitetin e Richmond, në Angli, dhe ka kryer një Master Shkencor në Universitetin Ndërkombëtar Amerikan, në Watford, Angli.

 

Dimitris Paschos
Drejtor Financiar
Dimitris Paschos
Drejtor Financiar

Dimitris Paschos mban pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Financës në Telekom Albania që prej Tetorit 2009.

Përpara se t’i bashkohej kompanisë Telekom Albania, ai ka punuar në shumë pozicione të larta financiare në Grupin e Kompanive Germanos, ku i fundit ishte në vitin 2007 si Drejtor i Divizionit Financiar i Germanos Telecom Romania. Përpara këtij funksioni, ai ka qënë edhe kontrollor financiar i operacioneve ndërkombëtare të Grupit Germanos. Më herët në karrierën e tij, Z. Paschos ka mbajtur pozicione manaxhimi të larta si lokale ashtu edhe rajonale në Hewlett Packard për ofrimin e asistencës në Europën lindore.

Z. Paschos është diplomuar në Financë në Kolegjin Amerikan të Greqisë dhe ka kryer një kualifikim Master në Financë Ndërkombëtare në Universitetin e Leicester, në Angli.

Rauf Elmas
Drejtor Teknik dhe TI
 
Rauf Elmas
Drejtor Teknik dhe TI

Rauf Elmas, Drejtor i Divizionit Teknik dhe Teknologjisë së Informacionit, është përgjegjës për dizenjimin dhe implementimin e strategjisë për zhvillimin, operimin dhe mirembajen e Rrjetit dhe Teknologjisë së Informacionit që nga Shtatori 2010. Z. Elmas iu bashkua kompanisë Telekom Albania në vitin 1996. Që nga ajo kohë, ai ka punuar në shumë pozicione në fushën teknike brenda kompanisë, mes të tjerash, ai ka drejtuar Sektorin e Transmetimit, Sektorin e Sistemeve te Faturimit dhe Kujdesit ndaj Klientit, dhe Departamentin e Teknologjisë së Informacionit.

Përpara se ti bashkohej kompanisë Telekom Albania, Z. Elmas ka punuar si drejtues i Sektorit të Komunikimeve Speciale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe i Sektorit të Transmetimeve Tranzite në Albtelekom, ndërsa ka një eksperience shumë vjecare si Lektor në fushën e Inxhinjerisë së Telekomunikacioneve dhe Rrjetave të Kompjuterave në Universitetin Politeknik të Tiranës.Z. Elmas zoteron nje diplomë Master në Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe një Master në Administrim Biznesi nga Instituti Universitar Kurt Bosch në Zvicër.

Athanasios Dosis
Drejtori Komercial dhe Shitjeve me Pakicë
 
Athanasios Dosis
Drejtori Komercial dhe Shitjeve me Pakicë

Z. Athanasios Dosis u emërua në postin e Drejtorit Komercial dhe Shitjeve me Pakicë më 10 Shkurt, 2016. Ai është përgjegjës për ofrimin e drejtimit strategjik Komercial në rritjen e Kompanisë dhe të fitimit, si dhe drejtimin e aktiviteteve komerciale lidhur me Produktet & Shërbimet, Komunikimet e Marketingut, Kujdesit ndaj Abonentit, Eksperiencës së Klientit dhe Shitjeve për Kategorinë Rezidentë.  

Biljana Nikolic
Drejtore e Burimeve Njerëzore dhe Administratës
 
Biljana Nikolic
Drejtore e Burimeve Njerëzore & Administratës

Znj. Biljana Nikolic, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore dhe Administratës, mbikqyr të gjitha aspektet e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore, Manaxhimit të Përmirësimit të Proceve &  Cilësisë, Sigurisë Fizike dhe funksioneve të administratës. Ajo është përgjegjëse për zhvillimin e strategjive të forcës punëtore të cilat sigurojnë rritje, theksojnë fokusin në talentet, aftësitë dhe kulturën e kompanisë. 

Dimitris Ketsetsiadis
Drejtor i Prokurimit dhe Logjistikës
Dimitris Ketsetsiadis
Drejtori i Prokurimit dhe Logjistikës

Dimitris Ketsetsiadis mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Prokurimit dhe Logjistikes që prej Nëntorit 2011. Z. Ketsetsiadis manaxhon proçeset e Prokurimit, Magazinimit, flotës së automjeteve, Doganave dhe funksionet e ruajtjes së ambjenteve të kompanisë.

Fushat e tij kryesore të ekspertizës janë në segmentet e operacioneve, prokurimit dhe logjistikës në shumë kompani multinacionale siç janë WIND Hellas, BIC Hellas, HENKEL Hellas.
Z. Ketsetsiadis është diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin e Cagliari-t, në Itali dhe ka kryer një Doktoraturë në Administrim Biznesi, në Universitetin e Pireut, në Greqi.

 

Ornela Bego
Manaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës
Ornela Bego
Manaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës

Ornela Bego, Manaxhere e Departamentit të Marrëdhënieve të Korporatës, është përgjegjëse për strategjinë dhe aktivitetet e Përgjegjësisë së Korporatës, dhe mbulon të gjitha komunikimet e jashtme dhe të brendshme, duke koordinuar veprimet me politikat e përgjithshme të Grupit ku Telekom Albania bën pjesë, dhe në të njëjtën kohë siguron kontributin shoqëror të kompanisë ndaj komunitetit ku ajo shërben.

Përpara se t’i bashkohej kompanisë Telekom Albania në vitin 2011, Znj. Bego ka punuar në fushën e medias dhe komunikimit për më se 10 vjet. Ajo ka punuar si gazetare në gazeta të ndryshme dhe kanale televizive, si Kryeredaktore e Lajmeve në një televizion kombëtar shqiptar dhe ka manaxhuar shumë projekte të rëndësishme konsulence në fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Publicitetit për kompani dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. 
Znj. Bego ka kryer një Master në Universitetin e Tiranës.