Bordi i Drejtorëve

RALITSA AGAYN GURI
Kryetare e Bordit Drejtues
RALITSA AGAYN GURI
Kryetare e Bordit Drejtues

Ralitsa Agayn Guri është Kryetare e Bordit Drejtues të Telekom Albania. Znj. Guri zotëron një eksperiencë të gjerë në sektorin financiar jobankar, duke qenë se ka punuar për më shumë se 10 vjet si e zgjedhur nga parlamenti bullgar në bordin e komisionit për mbikqyrjen dhe rregullimin e tregut të sigurimeve dhe tregjeve të kapitalit në Bullgari. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e Parlamentit bullgar dhe ka dhënë kontributin e saj në rregullimin e tregjeve të kapitalit dhe sektorit financiar.

Znj. Guri ka kryer studimet pasuniversitare në nivel Master për Administrim Biznesi në Saïd Business School pranë Universitetit të Oksfordit, si dhe është diplomuar në degën e Biznesit Ndërkombëtar nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE) në Bullgari. Ajo është gjithashtu autore dhe bashkë-autore e një sërë publikimeve mbi qeverisjen e korporatës dhe tregjet e kapitalit, si dhe lektore universiteti për degën e financës dhe sigurimeve.

 

SOKOL NELA
Anëtar i Bordit Drejtues
SOKOL NELA
Anëtar i Bordit Drejtues

Sokol Nela është Drejtor i Thesarit dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Telekom Albania. Gjatë dhjetë viteve të fundit, Z. Nela është specializuar në fushën e analizës së riskut dhe monitorimit të kredive në Bankën e Parë të Investimeve (FIB) në Shqipëri. Ai ka një përvojë të gjerë në shumë segmente të sektorit bankar dhe analizat financiare të korporatave, duke i mundësuar kështu një panoramë të qartë të mjedisit financiar në vend.

Z. Nela është diplomuar në degën e Ekonomiksit pranë Universitetit të Tiranës dhe ka kryer gjithashtu studime pasuniversitare Master për Administrim dhe Manaxhim Biznesi, pasuar nga një sërë trajnimesh në Suedi, Turqi dhe Shqipëri lidhur me financën dhe manaxhimin e riskut.

 

EMIL GEORGAKIEV
Drejtor Ekzekutiv
EMIL GEORGAKIEV
Drejtor Ekzekutiv

Emil Georgakiev është Drejtor Ekzekutiv i Telekom Albania që nga muaji maj 2019. Ai gëzon një përvojë prej më shumë se një dekade në fushën e telekomunikacionit, duke qenë se ka mbajtur pozicione të ndryshme në Vivacom, operatorin më të madh të telekomunikacionit në Europën Juglindore. Përgjatë karrierës së tij, Z. Georgakiev ka fituar një eksperiencë të gjerë dhe të specializuar në këtë fushë, duke dhënë kontributin në një sërë zhvillimesh strategjike në kompani.

Ai është diplomuar në Universitetin Teknik të Varnës në Bullgari, dhe që atëherë, ka ndjekur karrierën e tij në teknologji.

BORISLAV BORISOV
Drejtor Financiar
BORISLAV BORISOV
Drejtor Financiar

Borislav Borisov është Drejtori Financiar dhe njëkohësisht anëtar i Bordit Drejtues të Telekom Albania. Ai ka mbajtur pozicione ekzekutive në disa prej kompanive më të mëdha në fushën e financës dhe të telekomunikacionit në Bullgari.

Ekspertiza e tij në fushën e financës dhe të teknologjisë ka bërë që Z. Borisov të hartojë dhe implementojë me sukses modele të reja biznesi në vendin e tij. Ai ka kryer studimet pasuniversitare Master në Financë, Kontabilitet dhe Kontroll Financiar, si edhe në Administrim Biznesi në nivel Ekzekutiv.