Benefitet

Benefitet

Një paketë konkuruese benefitesh mund të përbëjë ndryshimin për bizneset që kërkojnë të punësojnë njerëz të talentuar dhe profesionistët më të mirë të tregut, si dhe mbajtjen e punonjësve të cilësisë së lartë.

 

  •          Motivojmë punonjësit

Jemi jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj nevojave të punonjësve, dhe vlerësojmë opninionet e tyre dhe shqyrtojmë rregullisht kënaqësinë e punonjësve në kompani. Rezultatet e kërkimeve përdoren si pikënisje për ndryshime dhe përmirësime brenda kompanisë. Ne besojmë se vetëm punonjësit e kënaqur dhe të motivuar mund të përballojnë sfidat e biznesit në një industri telekomunikacioni në zhvillim të shpejtë e të vazhdueshëm.

  •          Ne shpërblejmë dedikimin në punë 

Çdo punonjës i Telekom Albania mbart një pjesë të përgjegjësisë për prosperitetin e kompanisë, si individ dhe si pjesë e një skuadre. Njohuria e tyre dhe dedikimi kontribuon në arritjen e përgjithshme të objektivave të biznesit. 

Sistemi i manaxhimit të performancës vjetore shpërblen kontributin individual të punonjësve dhe skuadrave në arritjen e objektivave të kompanisë nëpërmjet objektivave personalë. 

 

Ofrojmë një Plan Benefitesh të Plotë që përfshin:

Mjedis Pune të Mirë

Transportin e Punonjësve  

Kontrolle Mjekësore Vjetore

Aktivitete Sportive dhe Palestre

Orar Pune Fleksibël

Pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme vullnetare

Ditë pushimi shtesë si shpërblim besnikërie

Zbritje të veçanta në çmimet e produkteve tona

Ushqim të veçantë & ushqime të tjera të gatshme (snacks) falas  

Telefonë celularë me logon dhe simbolet e kompanisë  

Plane tarifore preferenciale për Punonjësit dhe të Afërmit e tyre