Disa këshilla për të qenë produktiv nga rehatia e shtëpisë tuaj!

Përhapja globale e COVID-19 po na përball me sfida dhe tematika të reja, përfshirë edhe punën në shtëpi për një kohë të pacaktuar. Pavarësisht personalitetit, stileve të ndryshme të jetesës dhe llojit të punës që bëjmë, çështjet thelbësore me të cilat përballemi si punonjës “remote” janë të njëjta.

Këshillat më poshtë do t’ju ndihmojnë të jeni sa më produktivë, të maksimizoni sa më shumë “lirinë” dhe përgjegjësitë tuaja, për të pasur një ekuilibër efektiv punë-jetë private.

  1. Ndiqni një orar të rregullt

E mira e punës nga shtëpia është fleksibiliteti në orarin që punoni. Ndonjëherë mund të filloni më vonë dhe si rrjedhojë të punoni më gjatë, por është e nevojshme të caktoni një rregull. Vendosni një orar dhe përpiquni ta respektoni atë, nëse doni të ruani një ekuilibër të mirë punë-jetë private.

  1. Krijoni një rutinë mëngjesi

Krijimi i një rutine të caktuar mëngjesi përpara fillimit të punës është shumë i rëndësishëm kur punon nga shtëpia. Të krijosh një rutinë të tillë, do të thotë të bëhesh gati për një ditë të re pune. J

  1. Vishuni si për punë

Ndërkohë që disa njerëz ia dalin të punojnë me pizhama apo nga krevati, për shumicën nuk është një ide e mirë, ndaj e kanë të nevojshme të vishen “për punë” dhe të përgatiten për fillimin e ditës së re.

  1. Mbani një hapësirë të dedikuar

Jo të gjithë kanë mundësinë e të pasurit një zyrë të veçantë në shtëpinë e tyre. Ndaj, këshillohet që të keni një hapësirë të dedikuar që ju mundëson të punoni pa shpërqëndrim dhe në kushte optimale.

  1. Përdorni VPN & Online Team Working platforms

Në rast se ju përdorni të njëjtin laptop apo pajisje si në jetën tuaj personale, ashtu edhe në atë profesionale, përdorni një VPN të dedikuar të organizatës për të cilën punoni, në shtëpi.
Gjithashtu, përpiquni të jeni aktivë në platformat e menaxhimit të ekipeve të punës dhe socializohuni me kolegët e tjerë përmes kanaleve të chatit, ku mund të diskutoni apo kryeni mbledhje për çështje pune.

  1. Qëndroni pozitivë

Përpiquni të jeni sa më të qartë me mesazhet apo e-mail-et që dërgoni. Sa më shumë që punoni dhe komunikoni vetëm në formë të shkruar, aq më e vështirë bëhet për të interpretuar tonin tuaj të zërit. Kur punoni nga shtëpia rrezikoni të tingëlloni arrogant, ndaj mund t’ju duhet të jeni aq pozitivë sa do duket sikur po e teproni. J