Një hap i vogël prej gjigandi!

Porosit tani

 

 

Një hap i vogël prej gjigandi!

Bli tani

 

 

Erdhi iPhone SE, telefoni 4-inch më i fuqishëm ndonjëherë. Për krijimin e këtij telefoni, Apple u bazua në një model suksesi dhe më pas e përmirësoi atë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. A9 është i njëjti çip i avancuar që është përdorur për iPhone 6s. Kamera prej 12-megapixel fikson foto të mrekullueshme dhe video 4K. Live Photos risjell kujtimet tuaja në mënyrë kaq të gjallë. Rezultati përfundimtar është një iPhone në dukje më i vogël, por që të ofron shumë.

Një dizajn
për t'u dashuruar.

iPhoneSE niset nga një model jashtëzakonisht i suksesshëm duke e perfeksionuar atë më tej. Prodhuar prej alumini të lëmuar që i jep një prekje prej mëndafshi, ky telefon i lehtë dhe kompakt është krijuar për t’u mbajtur lehtësisht në dorë. Ekrani brilant 4 inch* bën çdo gjë të duket e gjallë dhe reale. Cepat e lakuar të telefonit të kombinuara me pjesët metalike plotësojnë pamjen e telefonit.

 
 
 

Telefoni 4 inch
më i fuqishëm ndonjëherë.

Zemra e iPhoneSE është A9, i njëjti çip i avancuar i iPhone S6. Me strukturë 64-bit, çip A9 ofron shpejtësi spektakolare. Edhe lojrat dhe aplikacionet tuaja të preferuara do të jenë gjithëpërfshirëse falë performancës së lartë grafike. Me një çip kaq të fuqishëm jeni gjithmonë të sigurtë për performancë të lartë.

 

Kamera e vetme
që do t’ju nevojitet.

Me kamera iSight prej 12-megapixel të jeni të sigurtë që do të fiksoni fotografi të gjalla dhe të detajuara njësoj si ato me iPhone 6s. Me anë të kësaj kamere do të mund të filmoni, madje edhe të editoni video brilante 4K me rezolucion 4 herë më të lartë se 1080p video HD.

 
 
 

Live Photos
Fiksoni më shumë se një cast.

Live Photos i jep jetë fotove tuaja duke ju shtuar zë dhe lëvizje. Mjafton të prekni dhe të mbani të shtypur foton tuaj 12-megapixel dhe mund të shijoni momentet para dhe pas duke shndërruar fotot tuaja në kujtime të gjalla.

Retina Flash
Selfie edhe më të bukura.

Retina nuk është thjesht një vend për të parë, por shërben edhe si dritë për kamerën ballore HD. Me një dritë 3 herë më të fortë, Retina Flash mundëson ndriçimin e fotove tuaja “Selfie” në dritë të ulët apo gjatë natës. True Tone mundëson përshtatjen e dritës së ambjentit për ngjyra dhe tonalitete sa më afër reales.

Libraria e fotove iCloud
Të gjitha fotot dhe videot, kudo me vete.

Libraria e fotove iCloud ruan çdo foto dhe video tuajën në çdo pajisje. Çdo editim pasqyrohet automatikisht në të gjitha pajisjet tuaja duke ju dhënë mundësinë të shihni një foto të bërë tani apo para një viti, pavarësisht se ku ndodheni.

 

Siguri më e lartë.
Direkt me mollëzat
e gishtit.

Touch ID lejon të çkyçni telefonin tuaj thjesht dhe sigurtë. E ku ka fjalëkalim më të sigurtë se mollëzat e gishtit, nuk ka dy njësoj dhe mbi të gjitha e keni gjithmonë me vete.

 
 
 

Wireless dhe WiFi super i shpejtë.

Lundroni në internet, shkarkoni lojra dhe aplikacione, video mbi 802.11 ac duke përdorur WiFi dhe Wireless **super të shpejtë. Me teknologjinë Bluetooth mund të lidheni me Apple Watch dhe pajisje të tjera.

Hardware dhe Software të krijuar për njëri tjetrin

Sistemi operativ iOS 9, i thjeshtë në përdorim, me veçori fantastike dhe mbi të gjitha i sigurtë, është tipari kryesor i iPhone SE. Eshtë krijuar që të punojë dhe të duket bukur në iPhone tuaj, duke bërë të pëlqyeshme edhe veprimet më të thjeshta.

Aplikacione me të cilat mund të bëni më shumë çdo ditë

iPhone ofron një koleksion aplikacionesh kryesore ndryshe nga të tjerët. Messages mundëson dërgimin e teksteve me foto, video, linqe dhe më shumë. Në App Store do të gjeni një përzgjedhje të madhe aplikacionesh kështu që virtualisht nuk ka limit mbi atë çka ju mund të bëni.

 

Ka një aplikacion edhe për atë.

Me mbi 1 milion e gjysmë aplikacione në App Store, ju mund ta personalizoni telefonin tuaj. Pavarësisht nëse kërkoni sipas kategorisë apo për diçka specifike, zbuloni dhe shkarkoni menjëherë me një të prekur të gishtit.

 
 
 
* Masa e ekranit është matur diagonalisht.
** Nevojitet plan tarifor për internetin në telefon. Verifikoni me operatorin tuaj për detajet. Shpejtësitë mbështeten në të dhëna teorike dhe variojnë nga mbulimi rrjetit.
*** Numri i aplikacioneve i referohet numrit total të aplikacioneve në të gjithë botën. Vlefshmëria e aplikacioneve varion sipas shteteve. Të gjithë të drejtat e rezervuara.