Vetëm diçka ka ndryshuar. Gjithçka.

 
 

Në momentin e parë që përdorni iPhone 6s e kuptoni se nuk keni përjetuar diçka të tillë më parë. Vetëm me një të prekur, 3D Touch mund të bëjë më shumë se kurrë. Live Photos risjell kujtimet tuaja në mënyrë kaq të gjallë. Dhe ky është vetëm fillimi. Shikoni me detaje iPhone 6s dhe do të gjeni risi në çdo plan.

3D touch gjenerata tjeter e multi-touch

iPhone tashmë ndjen sa fort ju shtypni ekranin duke ofruar mundësi të reja për të bashkëvepruar me të. Tashmë keni mundësinë të bëni të gjitha veprimet e zakonshme më shpejtë dhe thjeshtë.

 
 
 

Foto 12MP.
Video 4K Live Photos.
Kujtime që zgjasin.

Kamera më e famshme në botë është përmirësuar edhe më tej. Kamera e përparuar 12-megapiksel iSight tani përfshin Live Photos - të cilat bëjnë të mundur fiksimin e pamjeve të gjalla, çfarë ndodh përpara dhe pas shkrepjes dhe mund ti vini në jetë me një shtypje të thjeshtë. Një kamera e re Face Time HD
5 -megapiksel ndriçon buzëqeshjen tuaj me Retina Flash.

 

Çip A9 me strukturë 64-bit.

Çipi më i përparuar që ekziston në një smartphone është edhe më i shpejtë. Ky çip përmban dhe bashkë-procesorin e lëvizjes M9.

 
 
 

Një dizajn revolucionar.
I shtyrë më tej.

Dizajni i rrjedhshëm është i krijuar nga një aliazh prej 7000 fraksionesh alumini. Ekranet Retina HD 4.7 inç dhe 5.5 inç janë ndërtuar me xhamin mbrojtës më të fortë të përdorur ndonjëherë në smartphone. Si dhe ngjyra tërheqëse prej ari rozë që i shtohet serisë së grisë kozmike, argjendit dhe arit.

 

Performancë më e shpejtë e lidhjes Wireless.

Përjetoni shkarkime super të shpejta nga celulari dhe 2 herë më të shpejta me Wi-Fi me 802.11 ac deri në 866Mbps.

 
 
 

Identifikim me prekje.
Siguri më e lartë.
Direkt në mollëzat e gishtit.

Touch ID lejon të çkyçni telefonin tuaj dhe të bëni blerje të sigurta nga App Store duke përdorur shenjën e gishtit tuaj. Dhe sensori i përmirësuar Touch ID ofron njohje të shenjës së gishtit edhe më të shpejtë dhe më saktë.

 

iOS 9.
Një eksperiencë si asnjë tjetër.
Në një telefon si asnjë tjetër.

Sistemi operativ për celularë më i përparuar në botë ofron kërkim më inteligjent, zhvillime të mëdha në aplikacione dhe shumë më tepër.

 
 

Pse nuk ka si iPhone.

Është ndryshe nga çdo gjë tjetër. Për shembull, iPhone dhe iOS 9 funksionojnë vetëm bashkë. Ata përmirësojnë njeri-tjetrin çka përmirëson eksperiencën tuaj. Kamera e iPhone e bën shumë të thjeshtë shkrepjen e fotove dhe xhirimin e videove mahnitëse. Kaq thjesht në fakt, sa është kthyer në kameran më të njohur në botë. iPhone ka App Store, iCloud, Face Time, Messages dhe Touch ID. Aplikime që funksionojnë kaq saktë sa mund të quhen më tepër se thjesht opsione. Ato kthehen në domosdoshmëri. iPhone është gjithashtu i sigurt. Dhe kujdeset për jetën tuaj personale dhe shëndetin. Pra iPhone mbetet iPhone për shumë arsye. Është një e vërtetë e absolute. Pavarësisht të gjithave, një telefon duhet të jetë absolutisht i thjeshtë, i bukur dhe i magjishëm kur përdoret.

 

4.7 inç

Më tepër
 

5.5 inç

Më tepër
 
Përmbajtja gjendet në App Store. Vlefshmëria e titullit është subjekt ndryshimi. * Nevojitet plan tarifor për internetin në telefon. Verifikoni me operatorin tuaj për detajet. Shpejtësitë mbështeten në të dhëna teorike dhe variojnë nga mbulimi rrjetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.