IoT

Internet of Things – Interneti i Sendeve (IoT) është një nga temat më të nxehta në botën e IT. Për ta kuptuar akoma më mire IoT është një koncept që përshkruan ndërveprimin e objekteve fizike në të ndërlidhura në një rrjet.

IoT po ndryshon mënyrën si bëhet biznes! Si fillim gjeti aplikim në kompani të mëdha dhe ndihmoi në zgjidhje në fusha të ndryshme si mjekësi, transport, prodhim e agrikulturë. “Interneti i Gjërave” u ofron bizneseve shumë mundësi për dixhitalizimin e makinerive, sistemeve dhe proçeseve.

Grupi Deutsche Telekom është lider botëror në ofrimin e shërbimeve M2M (Machine to Machine dhe IoT) duke mundësuar zgjidhje në mbi 140 shtete.
 

CFARË DO TË THOTË PËR MUA!

Por tashmë, me evolucionin teknologjik IoT po vjen për secilin nga ne dhe në çdo shtëpi. Lavatriçet, orat, fshesat me korent, dyert, lodrat e madje thekëset e bukës po shndërrohen në pajisje të zgjuara. E ardhmja e “çmendur” që na u premtua nga historitë fantastiko-shkencore po fillon avash të shfaqet dhe konsumatorët po nxitojnë shumë të bëjnë një pjesë të tyren.

 

M2M/IoT nga Telekom Albania

 

Telekom Albania është pararojë dhe ka bërë realitet e para në tregun shqiptar pajisjet IoT

Pajisje inteligjente që ju lejojnë të jeni të lidhur nga kudo dhe ju ofrojnë mundësi komunikimi dhe informimi.

• Ora MyKid – e prezantuar nga Telekom, tashmë përdoret nga mijëra familje në rrjetin tone për të qëndruar të qetë dhe gjithmonë në lidhje me fëmijët e tyre.

• Qaforja MyPet – një pajisje inteligjente ekskluzive e Telekom, prej 2018 ndihmon kafshëdashësit të dine gjithmonë ku është qeni i tyre dhe jep edhe shumë të dhëna mbi aktivitetin e tij, si edhe mundëson trajnimin për komanda në distance.

Një sere pajisjesh inteligjente do të jenë aktive në rrjetin Telekom që t’ju ndihmojnë në:
• Sigurinë e shtëpisë, si kamera dhe alarme
• Sigurinë e të moshuarve
• Të dhëna shtesë si lagështia, temperatura, etj.
• Menaxhimin e pajiseve SMART si ndriçimi, kondicioneri, lavatriçja etj. Për të mundësuar super komfort por edhe kursim në energji.

E ardhmja e afërt do të sjellë makinat inteligjente, të cilat do të ecin vetë, do të thirren në distance dhe do të sigurojnë një sërë të dhënash nga pajisja, kudo në rrjetin Telekom. Zgjidhje që ofrohet aktualisht nga Telekom Albania është GPS Tracking – mësoni më shumë këtu

Ja disa nga avantazhet e teknologjisë IoT në biznes:

• Ndërlidhje me pajisjet teknike dhe sistemet.
• Monitorim në kohë reale.
• Menaxhim i makinerive nga distanca.
• Automatizim dhe optimizim i proceseve.
• Identifikim i situatave kritike dhe njoftim live.
Grupi Deutsche Telekom është lider global i zgjidhjeve M2M/IoT me projekte në 140 shtete.

M2M Portal Shërbimi dhe Lidhje Globale

Klienti mund të monitorojë të gjitha kartat nga një pike qëndrore dhe pajsjet e lidhura ne 400 rrjete wireless.

Cloud of Things

Një platformë globale e integruar, ku klienti mund të ndjekë nga një ndërfaqe e vetme të gjithë sensoret në kohë reale.

Narroband IoT

Teknologjia e re LPWA (energji e ulët, mbulim i gjërë) është ajo që po ndryshon indurstrinë botërore të Internet of Things. Një zgjidhje që siguron kosto shumë ulëta për njësi, përdorim minimal energjie (bateritë e sensorëve zgjasin deri në 10 vjet) dhe mbulim maksimal të zones. DT është në pararojën e kësaj teknologjie, me partneritete në mbi 40 shtete.

SMART CITIES

Qytetet janë polet kryesore të aktivitetit njerëzor dhe ekonomik. Ato kanë potencialin e duhur për të krijuar sinergjinë dhe lejuar mundësi të mëdha zhvillimi për banorët. Megjithatë, qytetet prodhojnë gjithashtu një sërë problemesh të cilat mund të jenë të vështira të menaxhohen për shkak të rritjes së vazhdueshme dhe kompleksitetit.

Konsumatorët nuk do të jenë të vetmit që do të përdorin pajisje IoT. Qytetet dhe kompanitë që gjithnjë përpiqen të jenë më efiçente duke kursyer kohë dhe para, do të fillojnë gjithashtu të adoptojnë teknologji “smart”. Duke nënkuptuar që qytetet do të jenë në gjendje të automatizojnë, menaxhojnë dhe përmbledhin të dhëna nëpërmjet video kamerave, stacioneve të biçikletave me qera, madje dhe taksive.

Telekom Albania ofron një seri produktesh e shërbimesh që thjeshtojnë kompleksitetin operacional te qyteteve dhe ulin kostot si p.sh:

Stacion Smart për makinat elektrike
Smart Parking
Zgjidhje WiFi për qytetet
Transport publik Smart
Ndriçim Smart
Menaxhim Trafiku Smart
Monitorim i cilësisë së ajrit
Menaxhim Smart i mbetjeve
Siguria Publike Smart