GPS TRACKING NGA TELEKOM ALBANIA


Gjurmimi i vendndodhjes së mjeteve lëvizëse

Shërbimet GPS Tracking (gjetja e vendndodhjes së mjeteve levizëse) janë shumë të rëndësishme për të gjithë kompanitë, të vogla ose të mëdha në ditët sotme. Kjo jo vetëm për të mësuar vendndodhjen e mjetit por dhe për rritjen e efiçenës së operimit të tyre. Mjetet e gjurmuara përfshijnë makina, minibus, autobuzë, kamionë, trailer/automjete frigoriferë, motoçikleta, ambulanca, zjarrëfikese dhe çdo mjet tjetër pune.

Risia e Telekom Albania është menaxhimi i mjeteve si brenda dhe jashtë vendit duke mbajtur kështu në kontroll në çdo moment lëvizjen dhe si pasoje raportet për vendndodhjen dhe operimin e tyre.  Këtë shërbim e merrni sigurisht në të njëjtën faturë dhe duke patur një pike të vetme kontakti dhe kujdesi ndaj klientit.

Ky shërbim ofrohet nga Telekom Albania në bashkëpunim me partnerin Sigal Uniqa Group Austria, duke qënë gjithmonë në një hap me zhvillimet  më të fundit të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.

Klientët biznes të Telekom Albania do të kenë mundësinë të blejnë zgjidhje të ndjekjes së mjeteve të tyre dhe të ulin kostot vjetore nëpërmjet GPS Solution.

Shërbimi GPS i ofruar nga Telekom Albania në bashkëpunim me partnerin tonë ju mundëson të shikoni në çdo moment se ku ndodhet mjeti juaj, rrugën e përshkruar, shpjetësinë e lëvizjes së mjetit.

Në vijim një përmbledhje e mundësive që ofron platforma GPS nga Telekom Albania:

Platforma gjithashtu krijon mundësinë pë administratorët e kompanive marrin me email raporte të cilat janë të krijuara enkas për nevojat e tyre. Këto email-e mund të konfigurohen për tu marrë sipas orës/ditës te cilën administrator i sistemit e gjykon të nevojshme për të pasur këtë informacion. Gjithashtu njoftimet merren dhe:

 

Nëse jeni abonuar në këtë shërbim, klikoni më poshtë për tu kyçur në panelin e menaxhimit:

tracking.telekom.com.al