Zhytuni në Ndërveprimin e mjeteve dhe pajisjeve përmes Internetit në Forumin M2M/IoT të Evropës Qendrore 

 

23 mars, 2017 | M2M/IoT

 

Holli i Bashkisë së qytetit të Vjenës ishte këtë vit vend-takimi prestigjoz për Forumin M2M/IoT të Evropës Qendrore, i cili zhvillohet me datë 27 dhe 28 Mars 2017, dhe i dedikohet Ndërveprimit të Mjeteve dhe Pajisjeve përmes Internetit (IoT) dhe komunikimit Makineri-me-Makineri (M2M). Pjesët më të spikatura të këtij eventi përfshinin 20 shembuj nga jeta reale e aplikacioneve IoT, me pjesmarrës nga 20 vende të ndryshme. Ne do shpjegojmë përse forumi më i madh në Evropën Qendrore mbi temën e komunikimit Makineri-me-Makineri/Ndërveprimit të Mjeteve dhe Pajisjeve përmes Internetit (M2M/ IoT), është një mundësi që nuk duhet humbur, dhe do zbulojmë atë që kanë për të ofruar Deutsche Telekom dhe T-Mobile Austria gjatë këtij eventi dy-ditor.

“Sillni Risi me IoT” është tema e këtij vitit për eventin e Forumit M2M/IoT për Evropën Qendrore, dhe ka për synim të jetë një ftesë e drejtëprdrejtë për tu zhytur në të gjitha aspektet e Ndërveprimit të mjeteve dhe pajisjeve përmes internetit. Ndërveprimi i makinerive dhe pajisjeve përfundimisht u ofron të gjitha kompanive, zhvilluesve dhe sipërmarrësve mundësinë të krijojnë produkte dhe shërbime të reja, duke u dhënë mundësinë të rrisin konkurueshmërinë e tyre apo të hapin burime krejtësisht të reja të ardhurash.  

Mposhtni mosbesimin tuaj në M2M dhe IoT
Një vizitë në Forumin M2M/IoT të Evropës Qendrore 2017, pa dyshim do ju ndihmojë të thyeni barriera që akoma ju ndalojnë të angazhoheni plotësisht në teknologjitë IoT. Shembujt nga jeta reale, trajnimet praktike dhe prezantimet e projekteve të implementuara tashmë në një numër të konsiderueshëm fushash të ndryshme, do të provojnë se vënia në zbatim e IoT nuk është shkencë e pamundur. Projektet janë dizenjuar të lehtësojnë hyrjen tuaj në këtë botë të re, dhe prezantimet e shumta nga folës të shquar do të nxjerrin në pah disa nga prospektet e ardhshme të kësaj teknologjie mahnitëse. Për shembull, Scott Amyx von Amyx+ do të shpjegojë sesi IoT mund të jetë një mundësues novacioni, ndërsa Nils Müller, themeluesi i Trend One, do të ndajë këndvështrimet e tij se cili do të jetë roli i IoT deri në vitin 2026.

T-Mobile Austria prezanton shembuj nga jeta reale në fusha të ndryshme
Deutsche Telekom së bashku me T-Mobile Austria janë partnerë kryesorë të Forumit M2M/IoT të Evropës Qendrore, dhe kjo temë është shumë e përzemërt për ta. Në të vërtetë, T-Mobile funksionon si qendër M2M për Grupin Deutsche Telekom në Evropë. Gjatë Forumit M2M/IoT 2017, T-Mobile Austria do të demonstrojë dhe prezantojë tek stenda e vet disa shembuj praktik të teknologjisë, si:

Parkimi inteligjent
T-Mobile Austria dhe Huawei kanë instaluar sensorë në pesë zona parkimi përballë dyqanit T-Mobile të ndodhur në T-Center në Vienna’s Rennweg, dhe i kanë lidhur këta sensorë duke përdorur një rrjet pa tel (wireless) mbështetur në standartin e Ndërveprimit të  mjeteve dhe pajisjeve përmes Internetit me Brez të Ngushtë (NB-IoT). Përmes përdorimit të kësaj teknologjie, hapësira e parkimit “e di” nëse është e disponueshme ose jo për shoferët që po kërkojnë një vend parkimi.

Kontenierët Inteligjent të mbetjeve
kompania Kroate, Ecomobile, ka zhvilluar një rast të ri përdorimi për qytetet inteligjente në bashkëpunim me filialin lokal të Deutsche Telekom. Sistemi mat nivelin e mbushjes së kontenierëve të mbeturinave dhe ia ofron këtë informacion në kohë reale kompanive të manaxhimit të mbetjeve, të cilat janë në gjendje të planifikojnë programet e grumbullimit të mbeturinave në mënyrë më efikase duke reduktuar kështu kostot. Disa komunitete në Kroaci e kanë vënë tashmë në zbatim këtë sistem.

Shtrate agrikulturore të vetë-furnizueshëm
Zgjidhjet Smartgreen me bazë në Vjenë përdorën IoT-Box e zhvilluar nga T-Mobile Austria për ndërtimin e një shtrati të ngritur inteligjent. Përdoruesit janë në gjendje të monitorojnë “shtratin inteligjent” duke përdorur një aplikacion, dhe gjithashtu mund të aktivizojnë sistemin për të ujitur shtratin automatikisht, nëse nevojitet. Shtrati inteligjent gjithashtu demonstron sesi IoT mund të zhvillojë metoda funksionimi me ekologjike dhe efikase në sektorin agrikulturor.  

Informacioni mbi nivelin e prurjeve me SMS
Specialisti M2M dhe i T-Mobile Austria, Wikon gjithashtu do përdorë forumin për të prezantuar sesi mund të monitorohen të dhënat e informacionit mbi nivelet e prurjeve dhe konsumit dhe këto të dhëna të lexohen në distancë duke reduktuar kostot. SMS gjithashtu luan rolin e një kanali komunikimi në këtë rast.

IoT ndryshon proceset e bizneseve
Me 27 Mars, Maria Zesch, CCO e T-Mobile Austria, do të diskutojë mbi temën ‘IoT në biznes’ sëbashku me tre ekspertë të tjerë. Ky sesion me profil të lartë do të eksplorojë argumetet pro IoT në mundësimin e proceve të biznesit dhe si duhet të manaxhohen ato.
Në sesione paralele, drejtues dhe ekspertë të tregut do të fokusohen në  temat që përfshijnë Industrinë 4.0, IoT@punë, lëvizshmëri e lidhur në rrjet, transport & logjistikë, qyteti inteligjent, shëndeti & veshjet, mjete utilitare, shtëpia inteligjente, dhe bujqësia inteligjente.

Jo gjithnjë është evidente sesi një kompani e veçantë do të përfitonte nga lidhja e objekteve me internetin. Në të njëjtën kohë, M2M dhe IoT kanë hapur shumë mundësi për të cilat mund t’u mos u ketë shkuar mendja aspak. Kështu që mos e humbisni këtë mundësi për të zgjeruar horizontin tuaj përmes shkëmbimit të informacionit me ekspertë dhe përdorues në një mjedis informal. Na vizitoni në Forumin M2M/IoT në Vjenë.     

 

Autor: Marcel Henrich
Titulli: Market Manager CRM, Business Marketing & M2M Services, T-Mobile Austria