Zgjidhjet M2M për transportin dhe logjistikën  

 

08 shkurt, 2017 | M2M/IoT

Të dish gjithnjë ku janë automjetet tuaja: Ajo që më parë ishte një mendim shumë i dëshiruar nga ana manaxherëve të flotave, tani është e mundur falë komunikimit makineri-me-makineri  (M2M). Cili është rezultati? Planifikim i optimizuar dhe më efikas i rrugës, dhe –në fakt – kosto të reduktuara. Walmark dhe MODRÝ ANDĚL, dy kompani që veprojnë në Republikën Çeke dhe Sllovaki, po përdorin shërbimet e gjurmimit M2M të ofruara nga T-Mobile e Republikës Çeke për ta arritur atë.

Industria e automjeteve ka patur një rritje shumë të madhe në sektorin e shitjeve gjatë dy viteve të fundit. Kjo ka çuar në një rritje të madhe në këtë industri, duke krijuar mundësi për zgjidhjet e manaxhimit të flotave, si për shembull aparaturat e gjurmimit të automjeteve, analizat e flotave, dhe shumë të tjera. Zhvillimi i mënyrave/mjeteve më të mira të manaxhimit të flotave drejtohet nga interesat dhe shqetësimet mjedisore, normat e reduktimit të emetimeve të CO2, dhe mbi të gjitha, nevojës së operatorëve të flotave për efiçensë operacionale dhe pajisje kompjuterike si etiketat dhe lexuesit RFID (identifikimi përmes radio-frekuencave), sensorë, terminale video-audio, shërbime navigimi celulare dhe satelitore globale, dhe komunikim M2M në veçanti.

 

Si funksionon?

Në kompanitë me flotë automjetesh, një nga detyrat kryesore të manaxherit të flotës është informimi gjithnjë i plotë dhe në kohë lidhur me flotën. Komunikimi M2M ofron asistencë inteligjente në lidhje me të. Sensorë të ndryshëm të instaluara në automjete dërgojnë të dhëna tek një sistem telematik të instaluar në automjet përmes një kartë SIM. Ky i fundit përcjell automatikisht informacionin tek një platformë M2M që mbledh dhe përpunon të dhënat. Manaxheri i flotës në vijim hyn në këtë informacion përmes një portali në rrjet nga kompjuteri apo tableti i tij. 

 

Klientët tanë në republikën Çeke: Wallmar dhe Modry Andel tashmë na besojnë ne.

Edhe nëse jeni, si Walmark, një aktor kryesor i kujdesit mjeksor të klientëve në Europën qendrore dhe lindore me një pozicion lider në produkte shtesë të dietave, apo si MODRÝ ANDĚL, një ofrues i transportit të pasagjerëve në Republikën Çeke, gjurmimi i flotës suaj përmes zgjidhjes M2M ështe i dobishëm në shumë sektorë të ndryshëm.

Sfidat me të cilat janë përballur këto dy kompani në të shkuarën kanë qënë shumë të ngjashme: ato kishin nevojë të kursenin kohë ndërsa regjistronin automjetet e tyre, të kishin një njohuri të përgjithshme e në kohë reale të të gjithë flotës, dhe të dinë ku ndodhen automjetet në çdo moment. Prezantimi i një zgjidhje elektronike M2M për këto kërkesa ishte hapi tjetër i zbatueshëm – dhe teknologjia përkatëse ka mundësuar dhe benefite të tjera gjithashtu.

T-Mobile në Republikën Çeke u ofroi Walmark dhe MODRÝ ANDĚL një zgjidhje inteligjente dhe të lehtë M2M. Duke pajisur automjetet me karta SIM, një lidhje Interneti dhe një platformë manaxhimi për flotën, T-Mobile garantoi një shërbim monitorimi efikas, të thjeshtë dhe të sigurtë. Dhe kjo zgjidhje dha rezultatet e veta, sipas Robert Faltýnek nga MODRÝ ANDĚL: “Zgjidhja e ofruar na ndihmoi të ruajmë një standart të lartë për shërbimet tona dhe na lejon t’i ofrojmë një shërbim më të mirë klientit”, thotë ai.

 

Reduktimi i kostove - përmirësimi i shërbimit të klientit

Përse janë kaq të kënaqura këto dy kompani me teknologjinë e re? Sepse ajo u ofron atyre shumë benefite. Një regjistër elektronik e bën administrimin e automjeteve shumë më të lehtë se më parë. Të dy kompanitë tani kanë njohuri të përgjithshme se ku janë automjetet e tyre – dhe punonjësit që i ngasin ato – në çdo moment, kështu që ata mund të gjurmojnë çdo lëvizje dhe të ofrojnë këshilla navigimi nëse është e nevojshme. Duke u mbështetur në këtë informacion, rrugët mund të planifikohen me më efikasitet, duke çuar në kursim kohe dhe përfundimisht në reduktimin e kostove operacionale dhe kënaqësi më të madhe të klientit. Fakti që pajisjet e gjurmimit mbrojnë automjetet nga vjedhja, është një bonus shumë i mirë shtesë.     

Me të gjitha këto benefite logjistike, historia nuk ka mbaruar ende. Një rrjet i sigurtë dhe i besueshëm celular në automjetet tuaja është gjithashtu i dobishëm për shumë më tepër gjëra: nëse transportoni pasagjerë dhe jo mallra, mund t’u ofroni atyre shërbime shtesë për ta bërë udhëtimin e tyre më të këndshëm. Ju mund të ofroni opsione pagese shumë më fleksibël, për shembull duke u dhënë mundësinë pasagjerëve të zgjedhin mes pagesës me kartë krediti apo përmes telefonit inteligjent. Gjithashtu mund t’u ofroni atyre falas, shërbim Wi-Fi me shpejtësi të lartë për të naviguar në internet, të kontrollojnë emailin e tyre, apo të komunikojnë me miqtë dhe familjarët gjatë udhëtimit me makinë. Madje gjetja e transportit bëhet më e leverdisshme, ndërsa alokohet automjetin më i afërt i disponueshëm tek klienti përkatës përmes telefonit inteligjent bëhet më e lehtë kur çdo makinë ka një lidhje celulare me internetin.    

 

 

 

Description: Miroslav Pikus

Autori: David Týr

Titulli: Innovation Manager in New Business Development