Tre pyetje rreth bizneseve të reja IoT

 

11 janar, 2017 | M2M/IoT

ivii.worker – gjenerata e ardhshme në shërbim. ivii do të thotë Identifikim Inteligjent Vizual i Imazhit - një mision mjaft ambicioz për një nismë fillestare. Megjithatë, kjo iniciativë ka arritur tashmë të kënaqë edhe nevojat më strikte të konsumatorëve industrial me lançimin fillestar të zgjidhjes ivii.worker në treg!

Ne kemi ndjekur ekipin Austriak ivii gjatë gjithë programit përshpejtues ChallengeUp! 2016 IoT dhe do të donim t’ju prezantonim tani bashkë-themeluesin Nikolaos Tsirigotis

 

Nicolas, a mund të na jepni më shumë detaje rreth iniciativës dhe zgjidhjes tuaj? Dhe si lidhej kjo me "ChallengeUp!"?

Motoja jonë është: "Asistenca një-klikim – është vetëm një klikim larg". ivii.worker është një sistem funksional me përshkallëzim për sipërmarrjet e përbërë nga një kufje, një jelek të lidhur me një kompjuter portativ, dhe bateri te rikarikueshme. Kjo është ajo çka duhet të veshë një inxhinier vendas për të hyrë në botën IoT dhe për të zgjeruar njohuritë teknike dhe praktike të ekspertëve duke mposhtur barrierat gjuhësore dhe distancat gjeografike.Kufja lejon komunikim të qartë përmirësuar me zë dhe fotografi. Informacioni shfaqet në të gjithë fushën e vizionit, dhe, si rezultat, nuk është e nevojshme të largohet shikimi nga zona e veprimtarisë dhe në këtë mënyrë inxhinieri mund të përqendrohet plotësisht në punën që po bën.

 

Imagjinoni sikur jeni në një vend të largët përgjegjës për funksionimin e një makinerie që prishet! Çfarë do të bëni? Kapni telefonin dhe kërkoni ndihmë? Jo!! Ju aktivizoni ivii.worker dhe menjëherë bëheni "sytë dhe duart" e ekspertëve të cilët sjellin makinerinë përsëri në gjëndjen e mëparshme, duke kursyer kohë dhe "para"!

Arsyeja pse dëshironim të merrnim pjesë në ChallengeUp! ishte që të bëheshim pjesë e ekosistemit të tre tregjeve drejtuese: Deutsche Telekom, Cisco dhe Intel. Ne dëshironim, dhe ia dolëm, që të prezantoheshim në të gjithë botën nëpërmjet kanaleve të tyre të shitjeve.

Gjatë programit ChallengeUp! krijuam një ide të qartë të kompleksitetit të kompanive të mëdha të korporatave. Në të njëjtën kohë, ne takuam njerëz që besuan tek ne dhe panë se si ne mund të aftësojmë portofolin e tyre ekzistues të biznesit me njohuritë tona, ekspertizën tonë, dhe produktet tona në identifikimin inteligjent të imazhit vizual.

 

Drejtuesit e ChallengeUp! janë specialistë të shkëlqyer të teknologjisë me përvojë ndërkombëtare në shitje. Për shembull, në sajë të pranisë sonë të përbashkët me ekipin e shitjes OTE (filiali grek i Deutsche Telekom Group) në eventin Posidonia 2016 në Greqi, ngjarja më prestigjioze detare në të gjithë botën, ishim të lidhur direkt me palët e interesit në sektorin e transportit me anije. Gjatë eventit, klientët tanë të ardhshëm patën mundësi të shohin demonstrime direkte të zgjidhjes sonë dhe të diskutojnë nevojat e tyre specifike me ne. Falë opinioneve të klientëve dhe ekspertizës së drejtuesve të biznesit, ne e çuam zhvillimin tonë të produktit një hap më tej dhe krijuam modele të reja fitimprurëse të biznesit.

 

 

 

Ju dukeni gjithnjë kaq i pasionuar për atë që bëni me ivii. A do të thotë kjo se ivii është qendra e jetës tuaj të përditshme?

ivii është një kompani e vogël fillestare. Nga njëra anë, kjo do të thotë se ne jemi një grup fleksibël që punon në një atmosferë tolerante. Nuk kemi procese komplekse, vetëm pasion për atë që po bëjmë, çka e bën bashkëpunim tonë më efikas. Nga ana tjetër, zgjedhja e rrugës së sipërmarrjes do të thotë të qenit në arrati 24/7, sidomos kur je duke u përpjekur të ngjitesh lart, sikurse ne. Në të vërtetë, që kur unë dhe Peter Stelzer bashkë-themeluam ivii, kuptuam se nuk ka ditë e natë më. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për mua që të kem pak kohë në dispozicion, që të jem vetvetja, ku mund të shkëputem paksa. Duke qënë se jam sportist, përpiqem gjithmonë të gjej pak kohë për të vrapuar, madje edhe gjatë udhëtimeve të mia të biznesit. Pas një dite të gjatë me takime, vetëm një vrapim i shpejtë nëpër qytetin e vjetër të Barcelonës, për shembull pas Kongresit Mobile, më shtendos, më qartëson mendjen, më frymëzon, më lejon të jem 100 përqind i përqendruar në ide të reja kreative

 

Planet tuaja të ardhshme përfshijnë të dhënat voluminoze përmbi bashkëpunimin tashmë të zgjeruar. Na shpjegoni ju lutem për çfarë bëhet fjalë dhe cilat mund të jenë sinergjitë e këtyre dy tendencave?

Informacioni Virtual përzihet lehtësisht dhe pa ndërprerje me realitetin që shohim me anë të pajisjes elektronike, ndërkohë që inxhinieri në terren është në kontakt përmes kufjeve me ekspertët. Informacioni shtesë i digjitalizuar  integrohet brenda videove në pajisje multipoint në të gjithë botën nga ekspertët. Informacionin i nevojshëm shfaqet direkt në pajisjen elektronike. Inxhinieri në terren mund të zbatojë këtë njohuri menjëherë për të zgjidhur problemin në fjalë. Kjo çon në ruajtjen e njhurive të mësuara, e cila ka një efekt pozitiv në kënaqësinë e konsumatorit tonë, dhe, në të njëjtën kohë ndërtimin e një baze të dhënash për njohuritë (të dhënat voluminoze).

Ne synojmë që të sigurojmë analizë të personalizuar dhe të përshtatur të të dhënave për të mundësuar mirëmbajtjen në distancë dhe parashikimet rast pas rasti. Për të realizuar këtë, ne do të fillojmë duke ofruar metoda krahasimi dhe statistika si një shërbim për industrinë. Në të ardhmen e afërt, kombinimi i bashkëpunimit dhe bazat përkatëse të njohurive do të zgjidhin problemin, përmirësojnë zinxhirin e vlerës të klientëve tanë industrial B2B në të gjithë botën! Ne krijojmë mundësi të reja në mbështetje të shërbimit!

Më shumë informacion rreth ivii online: www.ivii.eu

 

 
Autori: Katerina Prountzou
Titulli: Senior Presales Engineer in ICT, OTE GROUP