Tre gjëra kryesore që duhet të dini rreth ruajtjes rezervë të të dhënave të kompanisë 

 

24 janar, 2017 | Cloud

Është tmerrësisht e lehtë të humbasësh të dhënat e kompanisë. Përveç rreziqeve tradicionale të mosfunksionimit të aparaturave dhe pajisjeve, vjedhjeve, përmbytjeve, apo sulmeve nga piratët kibernetik, sërish lindin rreziqe të reja, si për shembull vala e fundit e programeve pirate “Ransomware”, një lloj programi kompjuterik i krijuar për të bllokuar/koduar qasjen në një sistem kompjuterik derisa një shumë parash paguhet në këmbim të çkodimit të tyre. Shumë organizata, të paktën përpiqen të ruajnë një kopje rezervë të të dhënave të tyre të kontabilitetit apo dokumentave thelbësore, por mënyra sesi ruhen këto kopje rezervë zakonisht është e dobët.   

Ruajtja e një kopje rezervë nuk është thjesht kopjimi i të dhënave nga njëra anë dhe hedhja e këtyre të dhënave sërish në sistem nëse nevojitet. Procesi mund të ketë qënë aq i thjeshtë përpara 30 viteve apo më shumë, por ky proces ka përparuar në mënyrë domethënëse së fundmi. Ka të paktën tre gjëra që ju duhet të dini lidhur me krijimin e kopjeve rezervë:  

Ruajtja e kopjes rezervë bazuar në praktikë jo në teori

Ruajtja e kopjeve rezervë në kompanitë e vogla zakonisht bëhet manualisht dhe në mënyrë sporadike, dhe shpesh ato ruhen shumë afër burimit primar, kështu që disa lloj katastrofash, si p.sh., zjarri, mund t’i shkatërrojë të dyja bazat e të dhënave. Organizatat e mëdha praktikojnë ruajtjen e kopjes rezervë të të dhënave sipas rregullit “3-2-1” të sigurisë: Ato kanë tre kopje të të dhënave të tyre, të ruajtura në dy lloj mjetesh ruajtëse, dhe të paktën një kopje mbahet në një vendndodhje të largët. Kjo, megjithatë, kërkon pajsje të mëdha magazinimi, duke përfshirë librari regjistrimi që kërkojnë operacione të sofistikuara, dhe logjistikë komplekse për të lëvizur kopjen e të dhënave rezervë në vendodhje të largëta e të sigurta.    

Infrastruktura Cloud e bën këtë të lehtë dhe të përballueshme nga të gjithë

Çfarë sjell infrastruktura Cloud në ruajtjen e kopjeve rezervë? Asgjë, përveçse kostove të ulta dhe thjeshtësisë – por kjo mjafton për një revolucion të plotë. Kushdo mund të ruajë kopje rezervë të të dhënave si një kompani e madhe. Infrastruktura Cloud llogaritet si një lloj dhe mënyrë tjetër ruajtje, dhe mbahet në vendodhje të largëta që janë më të sigurta se ato që mund të përballojnë apo ndërtojnë shumë organizata. Për këtë arsye, infrastruktura cloud përmbush të treja pikat e parimit dhjetra-vjeçar të ruajtjes së kopjeve rezervë, ndërsa sjell një nivel të lartë besueshmërie, siguri më të madhe, e shumë më tepër. Gjithashtu mund të ruhen dhe versionet e vjetra duke mundësuar kthimin në kohë shumë vite pas. Përdorimi i infrastrukturave cloud për ruajtjen e kopjeve rezervë nuk kërkon asnjë investim fillestar, dhe shpenzimet mujore mund të përshkallëzohen sipas nevojës.  

Këshillë: Kopjet rezervë të të dhënave tuaja duhet të jenë plotësisht të automatizuara për të siguruar se ato kryhen në mënyrë të qëndrueshme dhe pa dështime – shërbimet me bazë infrastrukturën cloud ofrojnë programet kompjuterike që mundësojnë pikërisht këtë gjë.

Asgjë nuk kryhet pa një brez të gjërë frekuencash

Transferimi i të dhënave në infrastrukturën cloud kërkon brezin e duhur të frekuencave. Kjo është arsyeja pse është një avantazh shumë i madh, nëse ofruesi juaj i infrastrukturës cloud, është gjithashtu një kompani telekomunikacionesh. Aktorët global të infrastrukturës cloud kanë një shtrirje të kufizuar në pjesën më të madhe të Europës qendrore dhe lindore, dhe nuk kanë rrjetin e nevojshëm për të kryer transferta të mëdha. Falë infrastrukturave cloud të kompanive kombëtare vendase dhe OTC, DT gëzon një avantazh shumë të qartë.

Nuk kemi përse ta mohojmë: Ne jetojmë tani në epokën e infrastrukturave cloud. Gjithnjë e më shumë biznese po i përdorin ato për të ruajtur të dhëna të rëndësishme dhe për të venë në veprim aplikacione kritike të operacioneve të tyre. Fleksibiliteti i infrastrukturës cloud, çmimi i përballueshëm, dhe siguria e lartë po bëhen të parezistueshme. Në fakt, nuk do të kishte asnjë ndryshim në të dhënat e kompanive përpara dhe pas humbjes së tyre – nëse ruhen në infrastrukturën cloud, dhe kje është e gjitha.   

Description: Miroslav Pikus

·   Autori: Miroslav Pikus

·   Titulli: ICT Expert for Cloud, Slovak Telekom