Si të migrojmë lehtësisht në infrastrukturën Cloud 

 

29 mars, 2017 | Cloud

 

Pas muajsh kërkimi dhe diskutimi, ju më në fund vendosët të migroni dhe transferoni disa ose të gjitha shërbimet e Teknologjisë së Informacionit të kompanisë suaj në infrastrukturat cloud. Urime! Por ky është vetëm fillimi i udhëtimit tonë: Ka disa gjëra të cilat duhet t’i merrni në konsideratë që të siguroheni se ky tranzicion do të ndodhë butësisht, pa ndërprerë operacionet tuaja të biznesit. Miroslav Pikus, Ekspert i Infrastrukturave Cloud në Deutsche Telekom, do ju çojë përmes procesit.

Z. Pikus, cila është e gjëja e parë që duhet marrë në konsideratë ndërsa filloni migrimin drejt infrastrukturave cloud?

Miroslav Pikus, Ekspert i Infrastrukturave Cloud në Deutsche Telekom

Miroslav Pikus: Gjëja e parë që duhet të merrni në konsideratë është rendi dhe mënyra përmes së cilës ju do të migroni aplikacione specifike. Është e rëndësishme të zgjidhni shërbimet e duhura me të cilat do të filloni migrimin, pasi përshtypja e parë do të vazhdojë të jehojë për një kohë të gjatë dhe do të ndikojë mënyrën sesi perceptohet infrastruktura Cloud nga e gjithë ogranizata juaj. Pavarësisht nëse jeni një Manaxher Biznesi i joshur nga fleksibiliteti i kostos së infrastrukturës Cloud, apo një profesionist i Teknologjisë së Informacionit që dëshironi të çliroheni nga bezdia e aparaturave kompjuterike, pritjet tuaja janë të mirë-themeluara, por nëse zgjidhni të filloni me shërbimet e duhura të Teknologjisë së Informacionit, mund të zbuloni bukurinë e vërtetë të infrastrukturave cloud, e cila ndodhet në lehtësinë e përdorimit dhe sigurinë e tyre.    

A ekzistojnë shërbime të cilat duhet t’i shmangim në fillim?

MP: Nuk do të ishte një e ide e zgjuar të filloni përvojën tuaj në infrastrukturën cloud me aplikacionet kritike të biznesit. Platforma IaaS (Infrastruktura si një Shërbim) është një platformë e maturuar dhe e përshtatur në mënyrë të përsosur për t’i vënë ato në veprim, por aplikacionet mund të sillen pak më ndryshe ndërsa operojnë në pellgun e burimeve të përbashkëta: thjesht ri-vendosja e tyre pa bërë disa rregullime të vogla, mund të sjellë rezultate të padëshiruara. Në të njëjtën kohë, ju nuk do të donit të filloni me aplikacione të infrastrukturës mbështetëse si Burimet Njerëzore apo kontabiliteti, pasi nuk do të merrni përfitimet e plota të infrastrukturës cloud në termat e përmirësimit të zhdërvjelltësisë së kompanisë dhe kohës që i duhet produktit/shërbimit  për të qënë gati për treg.

Cili do të ishte një vend i mirë për të filluar?

MP: Gjëra si testimi apo zhvillimi janë një opsion i mirë, dhe ato do të përfitojnë qartësisht nga aftësia e infrastrukturës cloud për të përshkallëzuar fleksibilitetin. Një vend tjetër i mirë për të filluar do të ishin ruajtja e kopjeve rezervë të të dhënave apo rikuperimi në rast katastrofash. Infrastruktura Cloud plotëson të gjitha kërkesat standart për ruajtjen e kopjes rezervë të të dhënave, dhe qendrat e të dhënave të DT-së me vendodhje të ndryshme janë mjaftueshëm larg ambjenteve tuaja për të siguruar të dhënat tuaja, por sërish asnjëherë aq larg sa të shkaktojnë probleme me vonesat apo trajtimin e këtyre problemeve, të cilat janë mjaft evidente tek aktorët e tjerë të infrastrukturave Cloud. Ne mund t’ju ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme të kompjuterizuara, madje ju lejojmë të kodoni vetë të dhënat me kodet dhe çelësat tuaj. Portalet e klientëve, dyqanet online, fushatat e marketingut, apo mbledhja e të dhënave nga pajisjet IoT do të përfitojnë shumë nga karakteristikat e avancuara të infrastrukturave tona Cloud, si për shembull përshkallëzimi automatik elastik dhe magazinimi i objekteve.

Çfarë do ta ndihmonte një organizatë që të përfitojë maksimalisht nga infrastrukturat Cloud?

MP: Gjithnjë është një ide e mirë që të filloni të ndërtoni aplikacione krejtësisht të reja në infrastrukturat Cloud. Kjo do ju kursente bezdinë e ardhshme të transferimit të këtyre aplkiacioneve në infrastrukturat Cloud. Jemi në vitin 2017 dhe epoka e infrastrukturave Cloud pa dyshim që ka ardhur tashmë, kështu që aplikacionet e reja duhet automatkisht të transferohen në  infrastrukturat Cloud. Suksesi i hapave tuaj të parë brenda infrastrukturës Cloud gjithashtu varet nga mënyra që ju do të zgjidhni për të hyrë në to. Ri-vendosja e thjeshtë një nga një e serverave virtual kërkon pak përpjekje por mund të mos sjellë ndryshimet e dëshiruara. Merrni në konsideratë t’i bëni aplikacionet më të vetëdijshme ndaj infrastrukturave cloud. Përdorni Platformën si një Shërbim (PaaS), Bazën e të Dhënave si një Shërbim (DbaaS). Ndryshoni aplikacionet monolitike në aplikacione horizontale të përshkallëzuara, zëvendësoni magazinimin në bllok me magazinimin me objekte. Kështu do të çlironi fuqinë e vërtetë të infrastrukturës Cloud.

A ka ndonjë mënyrë më të thjeshtë?

MP: Nganjëherë, mund të jetë më e lehtë dhe më efikase për të migruar në infrastrukturat Cloud duke zëvendësuar plotësisht shërbimin e Teknologjisë së Informacionit me një aplikacion të ri SaaS (Programi Kompjuterik si një Shërbim). A po mendoni të ri-vendosni serverat lokal të Shkëmbimit të Informacionit në IaaS (Informacioni si një Shërbim)? Atëherë, përse të mos kaloni të gjithë e-mailet në O365? Kjo është veçanërisht e vërtetë për shërbimet e asistencës fundore të Teknologjisë së Informacionit, të cilat përdorin pothuajse të gjitha aplikacione të standartizuara. Gjithashtu, ju mund, dhe duhet të përqëndroni zhvillimet rutinë në aplikacione me në front konsumatorin.

Z. Pikus, faleminderit për intervistën dhe opinionet tuaja.

Autor: Agnieszka Chrzanowska
Titulli: Marketing Communication B2B Europe, Deutsche Telekom