Si do ndryshojë jeta me 5G: Telekom ju prezanton të ardhmen 

 

16 tetor, 2017 | Cloud

 

Ditët e sotme të gjithë jemi të ndërgjegjshëm në lidhje me rëndësinë e internetit të shpejtë në jetët tona. Jo më kot të gjitha kompanitë telefonike po bëjnë përpjekje të qendrueshme drejt përmirësismit të këtij aspekti. Telefonat më të fundit, orat, shtëpitë dhe makinat po kërkojnë vazhdimisht lidhje të qendrueshme me internetin. Në mënyrë që të sigurohet hapësira e nevojshme për sigurimin e shërbimit do të duhet padyshim një formë e re sinjali dhe këtu hyn në fuqi 5G. 

I ngjashëm me 4G dhe 3G para tij, 5G është një lidhje wireless e krijuar veçanërisht për t’i shërbyer numrit në shtim të pajisjeve që duhet të lidhen me internetin. Nuk është vetëm telefoni dhe kompjuteri që kanë nevojë për lidhje wireless. Na lejoni t’ju prezantojmë pak situatën që na pret! Parashikohet që rreth 20.8 miliard pajisje të lidhen me internetin deri në vitin 2020. Për të bërë një krahasim të vogël, mund t’ju themi që aktualisht 6.4 miliard pajisje janë të lidhura. Dhe shumë e shumë të tjera janë në kërkim të kësaj lidhjeje.

Për ta bërë 5G dhe të ardhmen e internetit wireless pak më të lehtë për t’u kuptuar po shtjellojmë për ju kuptimin e të gjithë kësaj dhe se si do ta përmirësojë jetën tonë në të ardhmen.

Çfarë është 5G?

G në 5G nënkupton “gjeneratë.” Gjithçka filloi me gjeneratën 1G në fillimin e viteve 90’ duke u zhvilluar dhe përmirësuar me gjeneratat pasuese.

Risia e madhe ndodhi me shtimin e LTE (“lond term evolution”) në gjeneratën 4G. LTE shërbeu si teknologjia më e shpejtë dhe e qendrueshme për një kohë te gjatë.

Por tani është radha e 5G. Do të lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe, të bëjnë telefonata dhe të lundrojnë në internet siç edhe ka ndodhur deri tani, por do të shtojë në mënyrë të ndjeshme shpejtësinë e transmetimit të të dhënave në rrjet. 5G do e bëjë të thjeshtë shkarkimin dhe ngarkimin e videove Ultra HD dhe 3D. Mbi të gjitha do të krijojë hapësirën e nevojshme për lidhjen e shumë pajisjeve në të njejtën kohë. Një gjë dihet me siguri: Do të impresionoheni shumë nga ndryshimi!

Zhvillimet më të fundit në këtë drejtim

Katër antena në rrjetin e Deutsche Telekom demonstruan ditën e Enjte të ardhmen e komunikimit. Antenat e vendosura në Berlin janë të parat në Europë që realizuan lidhjen e drejtpërdrejtë 5G në një mjedis real. Me përdorimin e rrjetit 5G NR (elementi i komunikimeve celulare në të ardhmen i 5G-së) arrihet transmetimi i një sasie të dhënash prej më shumë se dy gigabit për sekondë, si edhe një kohë pritje prej vetëm tre milisekonda.

Transmetimi ekstremisht i shpejtë i të dhënave dhe reagimi i rrjetit në kohë shumë të shkurtër janë përparësitë kryesore të 5G-së, i cili është krijuar për të çuar përpara zhvillimin e aplikacioneve të reja.

"Po e demonstrojmë rrjetin 5G këtu, në qendër të Berlinit, dhe jo në një laborator. Ky është një hap shumë vendimtar në rrugën për përdorimin e teknologjisë 5G në mbarë botën, lëshimi i të cilit është planifikuar për vitin 2020,” u shpreh Claudia Nemat, Anëtare e Bordit Drejtues dhe përgjegjëse për Teknologjinë e Inovacionin në Deutsche Telekom.

“Nëse kërkojmë të jemi të lidhur në çdo kohë dhe me gjithçka, sigurisht që konsumatorët kanë nevojë për një rrjet me performancë të lartë, të sigurt dhe të besueshëm. Industria do të jetë ajo që do përfitojë më shumë nga 5G, si një mundësues i fuqishëm për një gamë të gjerë aplikacionesh. Ne jemi gati për 5G-në”, vazhdon më tej Znj. Nemat.

Tani na mbetet të rehatohemi dhe të dëshmojmë të ardhmen e afërt e të sigurt

Ndani me Telekom mendimet tuaja në lidhje me 5G!