Rishikoni sigurinë tuaj TI  

 

08 shkurt, 2017 | Cloud / ICT

Çdo klient bëhet i ndjeshëm kur vjen puna tek aspektet e sigurisë për ruajtjen e të dhënave dhe funksionimin e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit në infrastrukturat cloud – dhe kjo është thjesht e natyrshme. Klientët tanë duan të kuptojnë përse mund të mbështeten tek Deutsche Telekom për të mbuluar nevojat e tyre të sigurisë.

Ka tre pyetje që mund t’i bëni vetes në lidhje me sigurinë e Teknologjisë së Informacionit në organizatën tuaj:

A është mjaft e sigurtë dhoma e serverave apo qendra juaj e të dhënave? Si është në krahasim me atë që u ofrohet aktorëve të mëdhenj të infrastrukturave cloud?
Në të gjitha gjasat, një ofrues si DT ka më shumë burime, njohuri, dhe përvojë se organizata juaj kur vjen puna në ndërtimin dhe vënien në funksion të teknologjive më të fundit të sigurisë.  

A u besoni infrastrukturave tuaja të të Teknologjisë së Informacionit dhe kompetencave brenda kompanisë për të parandaluar shkeljet e sigurisë dhe përgjimin?
Ne në Deutsche Telekom, nuk lejojmë palë të treta të depërtojnë në sistemet tona mbrojtëse, dhe as nuk lejojmë aksesin fizik apo vizita të klientëve në qendrat tona të të dhënave të cilat mbajnë shërbimet cloud. Ne faktikisht, gëzojmë një nivel të lartë besimi nga klientët tanë, sepse vazhdimisht kemi ofruar telekomunikacione dhe shërbime të Teknologjisë së Informacionit të sigurisë së lartë për organizata të të gjitha përmasave dhe nga të gjithë sektorët për dekada tashmë. Në fakt, shumë klientë tani po rendisin sigurinë si një nga arsyet kryesore për të kaluar në infrastrukturat cloud.    

A keni shërbime të Teknologjisë së Informacionit të cilat preferoni t’i mbani të ndara nga infrastruktura juaj lokale?  
Edhe institucionet dhe kompanitë financiare, si sektorë të tjerë sensitiv ndaj sigurisë, po zgjedhin gjithnjë e më shumë të ndahen nga mbajtja e infrastrukturave të Teknologjisë së Informacionit brenda kompanisë, sepse infrastruktura cloud u jep mundësinë të zhvillojnë vende bashkëpunimi dhe të shkëmbejnë të dhënat jashtë ambjenteve të tyre. Në këtë rast, ne shërbejmë si një territor i sigurtë dhe neutral.     

Infrastrukturat Cloud dhe telekomunikacionet – një bashkim i përsosur

Nëse mendoni të zhvendosni disa apo të gjitha infrastrukturat tuaja të Teknologjisë së Informacionit në infrastrukturat cloud, mbani mend se lidhja në rrjet luan një rol thelbësor në cilësinë e një shërbimi me bazë në infrastrukturat cloud. Fatkeqësisht, shumë ofrues të infrastrukturave cloud varen gjërësisht tek interneti publik për t’u siguruar klientëve të tyre akses në shërbimet e tyre: Kjo gjë, nuk ofron asnjë garanci në terma shpejtësie dhe sigurie.  
Këshillë: Ndërsa zgjidhni ofruesin tuaj, kushtojini shumë rëndësi llojit të lidhjes në rrjet që ju ofrojnë për aksesin tuaj në infrastrukturën cloud.

Të qënurit një kompani telekomunikacioni sjell një ndryshim të madh në aspektet e sigurisë në tërësi, sepse lidhja në rrjet është aktiviteti ynë thelbësor – kjo është ajo që bëjmë më mirë. DT gëzon një avantazh shumë të madh krahasuar me ofruesit e tjerë të infrastrukturave cloud për faktin se ofron linja të sigurta private të të dhënave, me Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit, derë më derë, nga klienti tek infrastruktura cloud.  

Baza e të dhënave “Blockchain”: një risi për ta mbajtur në vëzhgim

Kompanitë që ofrojnë shërbime me bazë infrastrukturat cloud dhe kompanitë që përdorin, apo po mendojnë të përdorin shërbimet me bazë infrastrukturat cloud duhet të mbajnë në vëzhgim veçanërisht zhvillimet e një teknologjie: blockchain. Platforma që erdhi së bashku me monedhën virtuale Bitcoin konsiderohet të jetë teknologjia më novatore në këtë moment – dhe jo vetëm në sektorin financiar, por për ekonomi të tëra dhë shoqëritë në tërësi. Kjo teknologji mund të revolucionalizojë mënyrën sesi i konsiderojmë infrastrukturat cloud në të ardhmen.  

Si funksionon:

  • Blockchain vepron si një regjistër i shpërndarë informacioni që kopjohet në mënyrë identike në një numër të madh kompjuterash, dhe integriteti i tij mbrohet nga kriptografia.
  • Nuk është vetëm një autoritet që qeveris blockchain: Në fakt, nevojitet një konsensus mes enteve të shpërndara dhe të ndërlidhura me njëra –tjetrën për të aprovuar një apo të gjitha ndryshimet. Kjo është arsyeja përse mund t’i besohet në mënyrë të pakushtëzuar.

Çfarë do të thotë kjo:

  • Në të ardhmen, shërbimet standarde të Teknologjisë së Informacionit si kompjuterizimi, rrjetet, dhe infrastrukturat magazinuese cloud mund të ndërtohen sipas parimeve të  blockchain.
  • Një infrastrukturë cloud më bazë blockchain, në vijim, do të bëhet një ent maksimalisht i sigurtë që do të gëzonte besimin për të magazinuar dhe ruajtur edhe të dhënat më sensitive.

Pavarësisht faktit sesa shpejt teknologjia blockchain mund të sjellë këto ndryshime novatore, është e pamohueshme se tashmë kemi hyrë në epokën e infrastruktura cloud. Shumë klientë mund të kenë nevojë për kohë që të mësohen me idenë e humbjes së kontrollit mbi infrastrukturat dhe programet e tyre kompjuterike, por faktorët motivues të fleksibilitetit, zhdërvjelltësisë, dhe pa dyshim, sigurisë më të lartë është e pamundur të vazhdosh t’i injorosh. Ndërkohë, DT do të vazhdojë të bëjë gjithçka që t’i bëjë realitet vizionet mbi infrastrukturat cloud, dhe të vazhdojë të meritojë besimin tuaj, siç dhe ka bërë deri më tani.
 

Autor: Miroslav Pikus
Titulli: ICT Expert for Cloud, Slovak Telekom