Zhvillimi merr hov të ri me rrjetin Pan-europian

 
10 gusht 2016 | General
                 Versioni Anglisht

 

Ka rreth 200 operatorë telekomunikacioni në Europë. Deutsche Telekom, i cili është prezent në 13 shtete europiane, është duke qëndruar një hap përpara  industrisë duke ndërtuar një rrjet të vetëm Pan-europian në një projekt ambicioz që sjell më shumë risi tek klientet në të gjithë kontinentin.

Në të shkuarën, diversiteti teknologjik i Europës, bëri që disa kompani telekomunikacioni të luftonin për një numër të vogël klientësh. Me kalimin e kohës, janë zhvilluar pothuajse aq shumë platforma të veçanta të telekomunikacionit, sa janë shtete në kontinent. Kjo strukturë e vjetër u formuar nga limitet historike, kornizat ligjore dhe interesat mbrojtëse kombëtare, të cilat nuk lejuan progresin që kemi parë ne Sh.B.A ose Azi. Një grusht kompanish i shërbejnë rreth 300 milion njerëzve në Sh.B.A. Në Kinë, numri arrin deri në 1.5 miliard klientë. Në të njëjtën kohë, Europa ka plot 200 operatorë kombëtarë për vetëm 510 milion njerëz. Tek Deutsche Telekom, 13 kompani kombëtare projektojnë dhe japin sherbime për klientët europianë- dhe deri tani, secila nga këto kompani ka rrjet, furnizues dhe produkte të veçanta. E gjitha kjo, tashmë po ndryshon, dhe klientët tanë do ta shohin ndryshimin.

Imagjinoni të gjithë klientët që përdorin një rrjet

Me rrjetin e tij Pan-Europian, Deutsche Telekom do jetë i pari në industri që zëvëndëson këto modele të deçentralizuara prodhimi me një infrastrukture të integruar nderkombëtare të bazuar në “cloud virtualization”. Për të arritur këtë, kompania po transferon të gjithë rrjetet e tij europian në teknologjine IP, një proçes që është mbyllur me sukses deri tani në Maqedoni, Sllovavi, Mali i Zi dhe Kroaci. Klientët aty po shijojnë kualitetin dhe qëndrueshmërinë e lartë të rrjetit All-IP. Bashkë me shërbimet e avancuara dhe novatore të linjës fikse.
Gjithëpërfshirja dhe ambicia e këtij projekti i dhanë atij nofkën ‘Telco Mars mission’ – por në vend të hedhjes të një rakete të vetme, janë 650 platforma individuale dhe 13 kompani kombëtare ku DT po zhvendoset në mretërinë e IP. Me shumë shpresa, përfitimet do jenë shumë të mëdha sepse kalimi në teknologjinë IP bën të mundur heqjen e sistemeve të dalura nga moda dhe implementimin e teknologjive novatore si aksesi hibrid dhe vektorizimi. Të gjitha këto përmirësojnë përvojën e klientin në termat e mbulimit dhe valëve, duke ofruar një ‘stacion hapsinor’ për produktet dhe shërbimet e reja, të ‘fluturojnë’.

Klientët do përfitojnë nga risitë më shpejt se kurrë

Pasi ky mision të jetë i përfunduar, një platformë qëndrore do i japë çdo kompanie brenda grupit mundësinë në produkte të reja të bazuara në një koncept modular. Kompanitë individuale do kenë mundësinë të zgjedhin elementë  nga një katalog qëndror dhe të ndërtojnë oferta që i përshtaten fiks klientave të tyre lokal. “Kjo strukturë bën të mundur për ne që të ofrojmë produkte të sapo krijuara në të gjithë Europën, në vetëm pak ditë,” thotë Kerstin Günther, menaxhere e DT Pan-Net tek Deutsche Telekom. “Si grup kjo do na mundësojë të jemi në vendin e duhur, në momentin e duhur, me produktin e duhur, duke arritur nevojat e klientit me një efiçensë dhe shpejtësi të pa parë më parë.”

Në fakt një tjetër arritje në rrugën e kësaj super-strukture europiane është arritur sepse Deutsche Telekom sapo ka hapur një qëndër të dhënash në Hungari, i cila është qendra e parë e prodhimit Pan-Net e bazuar në teknologjinë e virtualizimit dhe ‘cloudification’. Dy të tjerat pritet të realizohen në fund të vitit 2017 në Poloni dhe Greqi – dhe të dyja bashkë me Hungarinë do formojnë ‘fjalën e fundit’ të infrastrukturës europiane të së ardhmes nga Deutsche Telekom. Shërbimi i parë që do ofrohet në infrastrukturën e re në Hungari do jetë një shërbim i avancuar E-Mail, duke filluar nga tremujori i tretë.

Një rrjedhë e qëndrueshme produktesh të reja në Europë

Produktet e para të bazuara në Pan- IP tashmë kanë arritur klientët e biznesit në disa shtete: Për shëmbull, Cloud VPN, i cili lejon klientët të krijojnë një VPN në vetëm 15 minuta, është i gatshëm në Sllovaki, Kroaci dhe Hungari- dhe ne po punojmë që ta çojmë dhe në tregje të tjera. mWas, një platformë tekninike për të dërguar tekste dhe mesazhe multimediale, është promovuar në Greqi, Ceki dhe Rumani, dhe pritet të arrijë bizneset në Poloni dhe Sllovali shumë shpejt.

Shtet pas shteti, produk pas produkti, grupi po revolucinizon industrinë duke integruar infrastrukturën prodhuese të kompanive kombëtare. Projekti i tij “Telco Mars mission”, pritet të përfundojë në 2018.