KBC në Barcelonë: Teknologjia me Brez të Ngushtë (NB - IoT) për ndërveprimin e mjeteve dhe pajisjeve përmes internetit për Qytetet Inteligjente dhe raste të tjera përdorimi  

 

28 shkurt, 2017 | Të përgjithshme,  M2M/IoT

Mbledhja më e madhe për industrinë celulare zhvillohet në Kongresin Botëror i Industrisë Celulare (Mobile World Congress - MWC) nga 27 Shkurti deri më 2 Mars 2017, në Barcelonë. Motoja e këtij viti për Deutsche Telekom është “Feel connected all over Europe”, duke theksuar reputacionin si një një partner novator për bashkëpunimin digjital përgjatë Evropës. Mes shumë zgjidhjeve, në prezantuam në stendën tonë rastet e përdorimit të qytetit inteligjent mbështetur në teknologjinë për Ndërveprimin e mjeteve dhe pajisjeve përmes Internetit me Brez të Ngushtë (NB-IoT).

Shpejt, operatorët celularë do lidhin më shumë makineritë sesa njerëzit. Përjetojeni personalisht këtë të ardhme në KBC. Tek stenda jonë, vizitorët mund të zbulojnë tashmë Ndërveprimin e pajisjeve dhe mjeteve përmes Internetit (IoT) dhe zgjidhje të tjera inteligjente. Këto përfshijnë zgjidhjet All-IP të Rrjetit të Gjeneratës Tjetër, lidhjet në rrjet, dhe zgjidhje të sigurisë, 5G PËR GJITHNJË me realitet të shtuar 5G, zgjidhje robotike dhe rastet e përdorimit mbështetur në Teknologjinë IoT me Brez të Ngushtë (NB IoT). Kjo teknologji, e përshtatshme për aplikacione që kërkojnë gjerësi të vogël brezi dhe konsum të ulët energjie, si sistemet e parkimit inteligjent, matësit inteligjent të energjisë, dhe manaxhimit të mbetjeve, është ideale për rastet e përdorimit në Qytetet Inteligjente.  

 

Zgjidhjet NB-IoT për Qytetet Inteligjente

Në qendrën e prototipeve NB-IoT të Deutsche Telekom, kompania po punon me partnerë të përzgjedhur dhe kompani të sapo krijuara me ide të reja për të zhvilluar zgjidhje të teknologjisë më të fundit për Qytetet Inteligjente. Në stendën tonë, ne prezantuam disa shembuj, të cilat përfshinin:

  Manaxhimin Inteligjent të Ujit: Ayyeka (ayyeka.com) është një kompani e sapo dalë në treg në Kaliforni që bën realitet manaxhimin inteligjent të ujit. Kjo kompani po zhvillon zgjidhje monitorimi në distancë nga fillimi në fund që vënë në vijë dhe sigurojnë procesin e përcjelljes së të dhënave të  fushës tek vendmarrësit dhe sistemet SCADA (kontrolli i monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave), duke mundësuar kështu infrastruktura inteligjente dhe rrjete mjedisore.

√  Manaxhimin Inteligjent të Mbetjeve: EcoMobile LLC (ecomobile.hr), një kompani Kroate, ofron zgjidhje inteligjente për manaxhimin e mbetjeve. Për shembull, teknologjitë e kësaj kompanie mundësojnë përcaktimin e saktë në mënyrë elektronike të koshave të mbeturinave dhe matjen në distancë të nivelit të kontenierëve. Kjo sjell avantazhe të shumta për qytetet, duke përfshirë reduktimin e emetimeve të CO2 dhe kursimin deri në 50% të kostove të transportit dhe krahut të punës.

√  Ndriçimin Inteligjent: inteliLIGHT (intelilight.eu) nga Flashnet, një kompani Rumune, siguron që sasia e duhur e ndriçimit të ofrohet kur dhe ku duhet. Manaxhimi në thellësi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë jep informacion të saktë në kohë reale lidhur me çdo ndryshim që ndodh përgjatë rrjetit, duke reduktuar konsumin e energjisë dhe duke ofruar mjete dhe mënyra të avancuara mirëmbajtje.

√ Agrikulturën Inteligjente: BeeAndMe (beeand.me) nga Vjena është një zgjidhje monitorimi të koshereve të bletëve që ofron asistencë teknike për rritësit e bletëve: një mikroproçesor mat të gjithë parametrat domethënës të rritjes dhe mbajtjes së bletëve. Të dhënat e mbledhura nga “monitorët e vegjël” për bletë, gjithashtu përpunohet përmes teknikave të përcaktimit të të dhënave të modelit të sjelljes, duke ndihmuar kështu në gjetjen e përgjigjeve për pyetje të rëndësishme shkencore.   

Të tjera Ngjarje Interesante

Në vitin 2017, Deutsche Telekom do të lançojë NB-IoT në tregjet e tetë vendeve: Gjermani, Hollandë, Greqi, Poloni, Hungari, Austri, Sllovaki dhe Kroaci. Në KBC, DT dhe China Unicom njoftuan një partneritet strategjik për të përmirësuar bashkarisht kompetencat e tyre M2M dhe për të krijuar mundësi të reja biznesi në Evropë dhe në Kinë. 

Përtej këtyre zhvillimeve mjaft interesante M2M/IoT, ne prezantuam gjithashtu një gamë të gjërë zhvillimesh për klientët biznes. Një prej tyre është Cloud CPE, që u jep mundësinë klientëve të porosisin dhe aktivizojnë lehtësisht shërbimin specifik vetëm përmes pak klikimesh në portalin e kujdesit të klientit. Kjo zgjidhje mund të përdoret për të gjitha shërbimet që mund të ketë nevojë një zyrë: Sisteme sigurie (Firewall), manaxhim trafiku, Cilësi Shërbimi (QoS), Rrjete Virtuale private (VPN), monitorim & raportim. Një zgjidhje tjetër është Regjistrimi i Komunikimeve, një shërbim i dizenjuar duke patur institucionet financiare në mendje që lejon regjistrimin e sigurtë të bashkëbisedimeve me klientët.

Për më shumë rreth këtyre zgjidhjeve dhe shumë të tjera të prezantuara në KBC në Barcelonë, mund të shkoni tek holli 3, stenda 3M31

 

AutorAgnieszka Chrzanowska
TitulliMarketing Communication B2B Europe, Deutsche Telekom