Qytetet Smart: Dhe ju që menduat se nuk ka mbetur më asgjë për t’u shpikur!

 

1 dhjetor, 2017 |

 

 

Qytetet janë polet kryesore të aktivitetit njerëzor dhe ekonomik. Ato kanë potencialin e duhur për të krijuar sinergjinë dhe lejuar mundësi të mëdha zhvillimi për banorët. Megjithatë, qytetet prodhojnë gjithashtu një sërë problemesh të cilat mund të jenë të vështira të manaxhohen për shkak të rritjes së vazhdueshme dhe kompleksitetit.

 

Në qytete, pabarazitë janë më të ndjeshme dhe të vështira për t’u eleminuar. Madje nëse nuk manaxhohen në mënyrën e duhur, impakti negativ i tyre mund të tejkalojë atë pozitiv.

Zonat urbane kanë nevojë për manaxhim të zhvillimit, suport ndaj konkurrencës ekonomike, qëndrueshmëri mjedisore dhe cilësi gjithnjë në përmirësim të jetës së qytetarëve.

Teksa zhvillohen inovacione në fushën e teknologjisë, koncepti i “Qytetit Smart” vjen si mjet për të arritur qytete më efiçente dhe të qëndrueshme. Që në fillesat e konceptit, nocioni i Qytetit Smart është zhvilluar nga ekzekutimi i projekteve specifikë të strategjive globale.

Për këtë arsye është e rëndësishme të njihen të gjitha mundësitë dhe të lidhen me sfidat e qytetit. Qytetet i kanë përdorur të dhënat në forma të ndryshme për dekada të tëra, falë modifikimeve teknologjike. Mes tyre: evoluimi i sistemeve cloud, të cilët kanë ulur në mënyrë drastike kostot e ruajtes së informacionit, Internet of Things (IoT) dhe rritja në numër e sensorëve jo shumë të kushtueshëm që mund të gjurmojnë çdo informacion në qarkullim.

Mbledhja e gjithë këtyre informacioneve ngre shqetësime në lidhje me privatësinë e të dhënave. Megjithatë shumë qytete kanë projektuar politika për mbrojtjen e sigurisë së të dhënave.

E rëndësishme është të peshohet rëndësia e problematikave dhe në këtë pikë më me peshë është zgjidhja e problemeve që has qyteti në përditshmëri. Si shembull mund të marrim parkimin. Një e treta e volumit të parkimit në qendrat e qyteteve shkaktohet nga shoferët që kërkojnë hapësira për parkim. Por shoferët mund t’ia kursejnë këtë stres vetes dhe të reduktojnë emetimin e gazrave në ajër falë aplikacioneve të telefonave të tyre, teknologjisë së rrjetit dhe sistemeve cloud.

Një aplikacion mund t’i orientojë shpejt drejt një hapësire parkimi në zonën më të afërt. Çfarë është edhe më e rëndësishme, mund të paguhet edhe bileta e parkimit nëpërmjet aplikacionit. Në këtë mënyrë jo vetëm që kursehen para, por kursehet kohë, karbon dhe letër.

Shkel syrin një herë për një selfie!

Pothuajse çdo gjë është shpikur tashmë dhe zor të gjendet një shërbim apo e mirë që mungon. Sot është e rëndësishme të optimizohen produktet ekzistuese dhe të krijohet vlerë e shtuar nëpërmjet shërbimeve.

Konceptet dixhitale të tilla e bëjnë jetën tonë më të thjeshtë, pavarësisht se nuk janë shumë kompatibël me qëllimet mjedisore, kompanitë synojnë të jenë sa më efiçente. Kur fillon të marrë jetë një target grup i caktuar, një sërë ofertash pushtojnë tregun. Por përfitimi është joshës!