6 tendenca të TIK që do të ndryshojnë botën e biznesit në 2017 

 

1 shkurt, 2017 | ICT

Viti 2016 dëshmoi për ngritjen e automatizimit, shërbimeve me bazë në infrastrukturat cloud, të dhënat voluminoze, Ndërveprimin e pajisjeve dhe mjeteve përmes Internetit, risive në jetën e punës, dhe zgjidhjet e qyteteve inteligjente. Në vitin 2017, këto tendenca do të marrin dimensione të reja. Le të shohim tendencat e TIK, të cilat do t’i japin formë rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore gjatë këtij viti, dhe si do të përfitojnë klientët tanë të kategorisë biznes nga to.   

 

#1. Automatizimi do të përmirësojë dhe optimizojë bizneset

Automatizimi i TI në veçanti, i cili i bën sistemet dhe programet kompjuterike vetë-vepruese apo vetë-rregulluese, do të drejtojë bizneset dhe do të bëhet norma praktike: Mjetet që automatikisht do të mbledhin data në kohë reale do të kursejnë kohë dhe reduktojnë gabimet në manaxhimin e bazës së të dhënave. Rivendosja e automatizuar e fjalëkalimeve, mënyrat e diagnostikimit, dhe portalet e vetë-shërbimeve do të zvogëlojnë stafin e asistencës. Siguria do të përmirësohet nga reagimet ndaj incidenteve që identifikojnë rreziqet dhe vendosin në karantinë pjesët e infektuara të sistemeve shumë më shpejt sesa faktori njerëzor.    

#2. Lëvizshmëria e forcës punëtore do t’i mbajë punonjësit produktiv

Njerëzit tani punojnë në mënyrë më fleksibël. Forca punëtore lëvizëse do të rritet, ndërsa ushtrojnë presion mbi kompanitë për të adaptuar zgjidhje të zyrës në shtëpi, por kjo kërkon shërbime të mirë manaxhuara celulare. Punonjësit do të kenë nevojë të hyjnë në aplikacione dhe skedarë në çdo kohë, dhe nga çdo pajisje. Zgjidhjet “Sill-Pajisjen-Tënde” (BYOD / Bring-your-own-device) për telefona do të lulëzojnë. Siguria celulare do të jetë një çështje madhore për manaxherët e TI, ndërsa studimet tregojnë se një e treta e kompanive akoma nuk kanë rregulla të vendosura për këtë.

#3. Karakteristikat e Avancuara do të bëhen të rëndësishme për IaaS (Infrastruktura si një Shërbim)

Analistët parashikojnë një rritje të mëtejshme me 20 përqind për IaaS, duke parë sigurinë dhe shkathtësinë e infrastrukturës cloud që pushton fleksibilitetin e kostove, si motivet kryesore. Karakteristikat e avancuara si ofrimi i serverave elastik, manaxhim i automatizuar, magazinimi i objekteve, balancimi i ngarkesës dhe ndërtimi i shkallëve horizontale po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi, duke patur një pozicion të qëndrueshëm në ofertat e DT-së. SaaS (Programi kompjuterik si një Shërbim) shihet si hapi përfundimtar i infrastrukturës cloud, por duhet akoma të zhvillohet në Europën Qendrore dhe Lindore.

 #4. Projektet e Qytetit Inteligjent (Smart city) do të digjitalizojnë sektorin publik

Viti 2016 pa lançimin e shumë projekteve pilot “Qytet Inteligjent” në mbarë botën. Ne në DT, për shembull lançuam: ndriçimin e rrugëvesurvejimin video parkimin inteligjent dhe manaxhimin e mbetjeve në Kroaci, Sllovaki, dhe Rumani mes të tjerash. Në 2017, do shohim akoma më shumë zgjidhje të tilla të marrin jetë. Administratat dhe shitësit e teknologjisë duhet të bashkëpunojnë akoma më ngushtë me firmat TIK, të cilat do të ofrojnë rrjete, lidhje të reja si ato me brez të ngushtë, shërbime të infrastrukturës cloud, dhe platforma analitike. Njerëzit do të gjenerojnë të dhëna në aplikacione për parkimin inteligjent, matjen, manaxhimin e energjisë, dhe do të marrin pjesë në vendim-marrje lokale nga portalet qeveritare.

#5. Ndërveprimi i pajisjeve dhe mjeteve përmes Internetit do të bëhet ndërveprimi i të gjitha gjërave përmes Internetit

Ndërveprimi i të gjitha gjërave përmes Internetit do të vazhdojë të rritet përgjatë gjithnjë e më shumë industrive. Për të manaxhuar të dhënat masive, departamentet e TI do të duhet të vendosin përparësi në lidhje me përpunimin – dhe të marrin në konsideratë nënkontraktimin tek infrastrukturat cloud. Mjetet dhe mënyrat analitike të mbajtura në infrastruktura fleksibël cloud dhe platformat e hapura IoT (ndërveprimit të pajisjeve dhe mjeteve përmes Internetit) për manaxhimin e pajisjeve të lidhura, do të fitojnë terren gjithnjë e më shumë.  Vetëm më të fortët do të mbijetojnë – e njëjta mund të thuhet për qendrat e të dhënave. Përmes IoT (ndërveprimit të pajisjeve dhe mjeteve përmes Internetit), kompanitë do të kenë më shumë pajisje të cilat duhet t’i mbajnë të sigurat. Asistentët zanorë do të lulëzojnë ndërsa fabrikuesit përmirësojnë pajisjet e tyre. Pas testimit të IoT në 2016, kompanitë tani do të kthejnë zgjidhjet e tyre në vlera monetare.

#6. Të dhënat masive do fillojnë të gjenerojnë vlera

Ndërsa zgjidhjet IoT dhe media sociale vazhdojnë të rriten, volumet e të dhënave do të shpërthejnë. Në vitin 2017, firmat që do të krijojnë vlera të vërteta nga këto të dhëna do të ecin shumë përpara. Të dhënat analitike të avancuara do të nevojiten për të trajtuar të dhënat bruto nga aplikacionet në Rrjet dhe të dhënat hyrëse në kohë reale nga makineritë. Parashikimet e të dhënave voluminoze do të përmirësojnë qoftë mirëmbajtjen dhe përvojën e klientit, ndërsa do të rrisin fuqishëm informatikën e infrastrukturave cloud. Ndërsa konsumatorët nuk tolerojnë më shkeljet e sigurisë, firmat që magazinojnë të dhëna apo që nënkontraktojnë përpunimin e tyre, duhet patjetër të garantojnë privatësinë e të dhënave.   

BE mbështet përpjekjet e digjitalizimit

Për të mbështetur dhe asistuar përpjekjet e qeverive, qyteteve dhe bizneseve për t’u digjitalizuar, gjatë këtij viti do të lançohen disa projekte të financuara nga BE. Për këtë qëllim, 50 miliard euro në fonde publike dhe private do të financohen për të digjitalizuar industritë përgjatë Europës dhe për t’i dhënë një shtysë tregut të vetëm digjital (DSM-digital single market). Iniciativat për të dhëna voluminoze, sigurinë, informatikën e infrastrukturave cloud, rrjeteve, dhe projektet IoT do të rrisin përqindjen e industrive dhe kompanive që do implementojnë të gjitha këto zhvillime TIK në 2017.

Ne po përmirësojmë vazhdimisht ofertat tona përgjatë rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore, në të njëjtën linjë me këto tendenca për t’u bërë dhe për të mbetur partneri i përzgjedhur për të gjitha segmentet e klientit. Infrastruktura cloud për shembull, do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e propozimit tonë MagentaOne Business për sipërmarrjet e vogla, sepse është çelësi për digjitalizimin e tyre. Falë zgjidhjeve IoT,  do vazhdojmë të ndihmojmë qytetet për të digjitalizuar dhe vënë në zbatim projekte të qytetit inteligjent që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. Gjithashtu, vazhdojmë të maksimizojmë gjurmën tonë rajonale dhe qendrat e të dhënave në 13 vende, në mbështetje të klientëve tanë të korporatave, veçanërisht ata me nevoja ndër-kufitare.

   

Description: Miroslav Pikus

·   Autori: Ralf Nejdel

·   Titulli: Senior Vice President of B2B at Deutsche Telekom Europe